• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

FSHF kërkon ta nisë më 31 maj kampionatin, zbulohet kalendari i plotë

22:44 : 09/05/2020
në SPORT

Dritë jeshile për rifillimin e stërvitjeve dhe kampionatit shqiptar brenda muajit maj. Shqipëria merr shembullin e Italisë, por e kopjon keq, pasi nuk jep një datë për stërvitjet në grup, por vetëm për atë individuale.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, konfirmoi se do të lejohet stërvitja e sportistëve prej datës 18 maj.

Edhe pse ajo specifikoi frazën “stërvitje individuale”, kjo mjafton që skuadrat e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë në futbollin shqiptar të zbresin në fushë, duke respektuar kështu protokollin e masave të sigurisë kundër përhapjes së Koronavirusit.

“Prej të hënës së datës 18 maj do të lejohen stërvitjet individuale të sportistëve në ambiente të hapura.

Nga ana tjetër, do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura. Po kështu do të vijojë të mbetet në fuqi ndalimi i grumbullimeve për më shumë se 5 persona në ambientet publike, si dhe do të mbetet i mbyllur edhe transporti publik”, është shprehur ndër të tjera ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Lexo edhe:

Duka tallet me shqiptarët: Trajnerët i zgjedh sipas flokëve që kanë në kokë!

Zbulohet paga e trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare

DETAJET PËR KALENDARIN E RI DHE KUPËN

“Panorama Sport” ka zbuluar nga burime të sigurta në FSHF se sektori i garave ka bërë plane që Superiorja të rinisë më 31 maj. Kjo datë është për rastin më të mirë, gjithnjë nëse gjërat shkojnë ashtu siç janë parashikuar dhe klubet pranojnë që të kenë vetëm 12 ditë kohë për t’u përgatitur. Natyrisht, problemi i vetëm në këtë rast është se autoritetet shëndetësore nuk lejojnë përgatitjet në grup, por kjo varet sa do të zbatohet nga skuadrat.

Për t’i paraprirë gjithçkaje, sektori i garave në FSHF ka përpiluar një kalendar të ri për kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë. Gazeta ka mundur të sigurojë të gjitha datat, ku parashikohet rifillimi i Superiores me javën e 27-të më 31 maj dhe mbyllja e kampionatit me javën e 36-t më 29 korrik.

Nëse Superiorja rifillon brenda muajit maj, atëherë parashikohet që të mos ketë një ngjeshje të madhe të kalendarit. Kësisoj, sa i përket Kupës së Shqipërisë, mësohet se ndeshjet e para të turi çerekfinal janë parashikuar të luhen më 10 qershor, ndërsa ato të kthimit më 24 qershor.

Turi gjysmëfinal do të zhvillohet në datat 8 dhe 22 korrik, ndërsa finalja e Kupës është planifikuar të luhet më 2 gusht. Por, sezoni futbollistik 2019-2020 nuk mbaron këtu, pasi sektori i garave parashikon që ndeshja mes vendit të tetë të Superiores, që të çon në “play out”, kundër ekipit fitues të “play off” mes vendeve të dyta të grupeve respektive të Kategorisë së Parë, të zhvillohet më 5 ose 6 gusht.

Vetëm java e parafundit dhe e fundit e Superiores do të luhet në tri ditë, ndërsa pjesa tjetër e kampionatit ka një kalendar të pranueshëm. Vetëm skuadrat që janë edhe në Kupë, pikërisht çiftet çerekfinale si Tirana-Besëlidhja, Vllaznia-Teuta, Apolonia-Kukësi dhe Bylisi-Skënderbeu, do të kenë një ngjeshje më të madhe se të tjerat.

Një klub që i shkon Kupës deri në fund, atëherë do të zhvillojë në total 15 ndeshje në një hark kohor nga 31 maji deri më 2 gusht. Në ditët e ardhshme FSHF do të specifikojë gjithçka edhe për kategoritë e tjera, pasi nuk është vetëm Superiorja. Institucioni i futbollit kërkon që të gjitha kampionatet të mbyllen në fushë deri në fillimin e gushtit. /panoramasport/

Etiketa: fillimiFSHFsuperiore

Lajme të lidhura

SPORT

Duka tallet me shqiptarët: Trajnerët i zgjedh sipas flokëve që kanë në kokë!

11:12 : 27/05/2026
AKTUALITET

Zbulohet paga e trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare

20:41 : 19/05/2026
SPORT

Pozicioni vakant në Kategorinë e Parë, Kukësi dhe Butrinti do të përballen në finalen ‘play-off’!

16:03 : 12/05/2026
SPORT

FSHF vendos “armikun” e Flamurtarit si gjyqtar kryesor, klubi vlonjat reagon para sfidës me Teutën

15:09 : 06/05/2026
Shkrime promocionale

Wizz Air bëhet partner zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit

15:56 : 14/04/2026
SPORT

Një tjetër e papritur para zgjedhjeve të FSHF, tërhiqet nga gara edhe Arben Dervishaj

09:59 : 16/02/2026
Para

Covid-19 zhduket në mbi 30°C

TË GJITHA

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom