• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhuna në protestë/ VOA: Arrestime në ditën e Europës, artistët në mbrojtje të Teatrit

18:44 : 09/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në Tiranë, policia arrestoi sot një grup veprimtarësh të shoqërisë civile në sheshin Skënderbej, teksa po mblidheshin në një tubim përkujtimor për Ditën e Europës, por rregullat e pandemisë nuk lejojnë tubimet.

Policia ndërhyri sapo disa nga organizatorët nisën të shpërdanin disa postera kushtuar 9 Majit, Ditën e fitores së koalicionit perëndimor ndaj fashizmit në fund të Luftës së Dutë Botërore.

Parrulla të tjera ishin edhe “Hapni Shqipërinë”, dhe “Jo Diktaturës”.

Duke u përpjekur të respektonin rregullat e distancimit social në këtë kohë epidemie, veprimtarët u mblodhën sot më 9 Maj, Ditën e Europës, me besimin se mund të bënin një tubim përkujtimor të ngjashëm, me ato që u bënë më 5 maj, Ditën e Dëshmorëve.

Të dyja datat e përafërta dhe me mesazhe të përfërta i referohen Luftës së Dytë Botërore dhe rezistencës ndaj nazifashizmit.

Lexo edhe:

Kthehet dhuna në kopshtin Gledis! Nëna merr djalin me shenja të nxira në fytyrë (DENONCIMI)

OSBE shpreh shqetësimin lidhur me incidentet ndaj gazetarëve në zgjedhje: Liria e medias, gur themeli i demokracisë

Në sheshin Skënderbej u mblodhën dhjetëra burra e gra për të marrë pjesë në këtë përkujtimore, por policia ndërhyri shpejt dhe me një numër të madh forcash, duke arrestuar të paktën 14 veprimtarë dhe duke shpërndarë të tjerët.

Sipas rregullave në kohë epidemie janë të ndaluara tubimet dhe distancimi social është kërkesa fillestare e ekspertëve të mjekësisë.

Opozita dënoi menjëherë dhunën ndaj veprimtarëve. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këto arrestime të dhunshme janë sjellje prej regjimi. “Protesta e qytetarëve është një liri e patjetërsueshme. Fatkeqësia natyrore nuk mund të kufizojë të drejtën për të protestuar” – tha zoti Basha.

Pak metra më tej nga sheshi Skënderbej, artistët po vazhdojnë të mbrojnë ndërtesën historike të Teatrit Kombëtar nga planet për ta shembur atë dhe për të ndërtuar po aty një teatër të ri.

Qeveria e kaloi dje truallin e Teatrit Kombëtar nga pronësi e ministrisë së Kulturës në pronësi e bashkisë së Tiranës.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që po kujdeset 24 orë prej 9 muajsh për ndërtesën historike, deklaroi se këto manovra të përsëritura bëhen për të grabitur një truall ndërtimi në mes të kryeqytetit.

Organizata Europa Nostra sapo e ka futur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë midis 7 monumenteve historike më shumë të rrezikuara në Europë dhe ka shprehur gadishmërinë, së bashku me qendra të tjera europiane, të mbështesin dhe financojnë restaurimin e kompleksit teatror.

Por qeveria edhe bashkia janë po aq të vendosura për të ndërtuar një teatër të ri mbi truallin e atij ekzistues.

Opozita po mbështet përpjekjet për të shpëtuar kompleksin historik të Teatrit Kombëtar.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se për të grabitur Teatrin Kombëtar qeveria botoi vendimin brenda ditës në Fletoren Zyrtare.

“Me Bashkinë e Tiranës si lavatriçe e parave të drogës në ndërtim, kriza po thellohet më tej. Ky është një regjim në grahmat e fundit, që nuk e meriton emrin qeveri.

“Jemi të vendosur për të mbrojtur Teatrin. Bashkë me artistët dhe qytetarët do ta çojmë këtë betejë deri në fund” – tha zoti Basha.

Presidenti Meta publikoi sot një deklaratë të gjatë me detaje, duke theksuar se kompleksi i Teatrit Kombëtar mishëron vlerat e identitetit dhe trashëgimisë sonë kombëtare, vlera këto që gëzojnë mbrojtje të veçantë dhe të drejtëpërdrejtë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Ndaj Presidenti Meta theksoi se për këtë çështje Këshilli i Ministrave dhe Bashkia e Tiranës, duhet të mos ndërmarrin asnjë veprim të mëtejshëm që cenon Teatrin Kombëtar.

“Ky vendim i Këshillit të Ministrave dhe vullneti i shprehur i Bashkisë Tiranë nuk është në përputhje me funksionimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, si dhe nuk përkon me vlerat e Bashkimit Europian, institucionet kulturore të të cilit kanë shprehur vullnetin për mbrojtjen e këtij objekti dhe restaurimin e tij” – deklaroi ai.

Presidenti Meta kujtoi se në muajin korrik 2019 ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë, e cila do të duhet ta shqyrtojë në themel këtë çështje.

“Në këtë proces gjyqësor që duhet të shqyrtohet, është palë si Këshilli i Ministrave, Bashkia Tiranë dhe Ministria e Kulturës, ndaj marrja e një vendimi të tillë në këtë kohë rëndon pozitën antikushtetuese të veprimtarisë shtetërore ndaj këtij objekti me rëndësi kombëtare” – deklaroi ai.

Presidenti Meta u kujton të gjithë organeve shtetërore, përfshi këtu dhe Këshillin e Ministrave dhe Bashkisë Tiranë, se njëra prej çështjeve kryesore që pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese nuk ka të bëjë vetëm me faktin nëse ligji special nr. 37/2018 është antikushtetues, por më kryesorja lidhet me detyrimin ligjor që çdo veprim apo vendim shtetëror, që synon apo ndërmerret për prishjen e Teatrit Kombëtar, cenon drejtpëdrejt parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare mbi të cilat qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë vendosur të ngrenë dhe zhvillojnë shtetin e tyre, parime këto të parashikuara nga nenet neni 3, të Kushtetutës.

“Një tjetër çështje që do shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuse ka të bëjë me edhe faktin se veprimtaria administrative shtetërore e pushtetit qendror apo lokal, që synon apo ndërmerr veprime për prishjen e Teatrit Kombëtar, bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim, të mishëruar edhe në Konventën Europiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit” – tha zoti Meta.

Presidenti i Republikës u bëri thirrje autoriteteve shtetërore, se çdo veprim apo vendim për të cenuar godinat e Teatrit Kombëtar është jashtë çdo logjike të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri dhe do të dhunonte në mënyrë kriminale rendin kushtetues, në kundërshtim të plotë edhe me interesin publik dhe kombëtar.

Zhvillimet e fundit acarruan më tej marrëdhëniet mes pozitës dhe opozitës. Qeveria i vlerëson këto si projekte për zhvillimin e kryeqytetit, ndërsa opozita si akte të hapura korruptive. Zoti Basha tha se opozita është e bashkuar dhe fundi i qeverisë Rama është i pashmangshëm.

“Shqiptarët do të kenë zgjedhje të lira e të ndershme ose do të bëjnë atë që bën çdo shoqëri europiane kur i mohon të drejtat themelore” – shtoi zoti ai./VOA

Etiketa: dhunaprotestavoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kthehet dhuna në kopshtin Gledis! Nëna merr djalin me shenja të nxira në fytyrë (DENONCIMI)

18:07 : 04/06/2025
AKTUALITET

OSBE shpreh shqetësimin lidhur me incidentet ndaj gazetarëve në zgjedhje: Liria e medias, gur themeli i demokracisë

17:49 : 27/05/2025
AKTUALITET

“Nga dhuna e burrit humba fëmijën”/ Nëna e dy të miturve kërkon drejtësi, psikiatrja: Ai është psikopat

20:56 : 21/05/2025
AKTUALITET

Elbasan/ Nga protestat te kutitë, si premtimet “pa doganë” të PS u përkthyen në votë

11:20 : 19/05/2025
BOTA

Holandë, protesta kundër Izraelit, kërkojnë ndërhyrjen për ndaljen e sulmeve

09:27 : 19/05/2025
AKTUALITET

Kur politika “çan” edhe burimin e ujit, Tragjasi i dorëzohet PS-së

19:24 : 17/05/2025
Para

Maqedonia e Veriut/ Nuk do të ketë lehtësim masash

TË GJITHA

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

13:09 : 08/06/2025

Hodhën gota kartoni në fushë, arrestohen dy tifozë. Në pranga dhe një punonjës sigurie

13:09 : 08/06/2025

U bllokua në plazhin e Akuariumit pas dëmtimit në këmbë, shpëtohet turisti amerikan/ VIDEO

12:55 : 08/06/2025

Partizani me sytë nga sfida e “playoff-it” në Spanjë, në lojë janë qindra mijëra euro

12:45 : 08/06/2025

“U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra

12:39 : 08/06/2025

Vodhi para në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Vlorë

12:33 : 08/06/2025

Test për qeverinë Vuçiç, mbahen zgjedhje lokale në dy komuna të Serbisë

12:23 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com