Moderatorja e njohur Rudina Magjistari është komentuar shpesh në media për lapsuset që bën gjatë drejtimit të emisionit të saj, por së fundmi ka vënë në siklet këngëtaren Nertila Koka.
Kjo e fundit ndodhet në Suedi së bashku me familjen e saj dhe gjatë intervistës në një lidhje me Skype, Magjistari i tha se është nëna e tre fëmijëve dy vajza dhe një djalë.
“Regjia shfaqi një foto të dy vajzave tuaja, se Nertila është mama e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djalë, djali është më i vogli apo jo Nertila, mesa di unë është i vogli?”
Por teksa Rudina fliste, këngëtarja qeshi dhe e saktësoi moderatoren duke i shpjeguar se, “Djali është qenushi jonë”.
“Aaa, nuk e dija”, tha Rudina dhe të dyja qeshën.