• Kontakt
Sunday, June 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

20:37 : 19/09/2016
në BOTA

Hulumtimi i fundit i bërë në Kosovë nga UNFPA, Agjencia e Statistikave të Kosovës si dhe INDEX Kosova, ka rezultuar me një disproporcion në numrin e vajzave dhe djemve të lindur, duke indikuar se në Kosovë kryhen aborte selektive.

Kështu ka thënë Visare Mujku Nimani, udhëheqëse e këtij hulumtimi të UNFPA-së në Kosovë.

Sipas saj, në bazë të regjistrimit të popullsisë dhe hulumtimit, del se raporti gjinor në mes vajzave dhe djemve që normalisht është 105 djem për 100 vajza të lindura, në Kosovë është 112 djem për 100 vajza të lindura.

“Në hulumtimin që ne kemi bërë, është parë kronologjikisht diskrepancë mes vajzave dhe djemve në Kosovë, që ndikon që kemi preference më shumë ndaj djemve, e që nënkupton se ka aborte selektive në Kosovë. Edhe vendet e Ballkanit, por edhe Kaukazi, Armenia. Gjeorgjia etj, kanë diskrepancë gjinore, por Kosova, në krahasim me Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, prin në këtë aspekt”, ka thënë Mujku.

Në këtë studim, në mesin e shumë vendeve tjera është përfshirë edhe Shqipëria, dhe Mali i Zi, ku thuhet se këto vende kanë arritur nivelin 110-111 djem në 100 vajza.

Lexo edhe:

Braçellari i zuri pritë policisë? Çfarë zbulon dosja e operacionit ku mbeti i vrarë Enea Mekolli

Horoskopi i dashurisë për muajin qershor

Ndryshe, Kosova ka në fuqi Ligjin për abortin, i cili parasheh që pas javës së 10, aborti mund të kryhet vetëm në raste specifike, por assesi për përzgjedhje të gjinisë.

Por, në Klinikën gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, drejtoresha Myrvete Paçarada i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gjatë vitit 2015, në këtë institucion kanë lindur 4,817 djem, ndërsa 4,227 kanë qenë vajza.

Sipas zonjës Paçarada, në Klinikën gjinekologjike, nuk vërehet ndonjë diskrepancë mes lindjeve gjinore.

“Diku 10 për qind diferenca gjinore në lindje dhe ajo mund të tolerohet. Ne jemi në korniza të normales, andaj nuk ka dyshim se po bëhet abort selektiv. Edhe me ligj është i ndaluar seleksionimi i aborteve, por edhe caktimi i gjinisë me IVF është i ndaluar me ligj”, ka deklaruar Paçarada.

Isa Krasniqi, kryeshef i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka bërë të ditur se preferenca e lindshmërisë ndër vite në Kosovë, është në favur të djemve, duke u bazuar, siç thotë ai, në statistikat që ata i posedojnë.

Krasniqi përmend faktin se, Kosova ka më shumë femra rezidente, e që siç thotë ai, kjo po ndodh për shkak të lëvizjes së popullsisë në vendet e Bashkimit Evropian e më gjerë, kryesisht të gjinisë mashkullore.

“Në popullsinë rezidente kemi një ndryshim. Ne kemi publikuar edhe vlerësimin e popullsisë në vitin 2015, për arsye se kemi një lëvizshmëri gjatë fundit të vitit 2014 dhe fillimit të 2015 jashtë Kosovës, dhe në kuptimin e strukturës gjinore tash raporti ka ndryshuar në favor të femrave. Pra, kemi një numër më të madh të femrave rezidente në Kosovë për arsye të lëvizjes”.

“Këtu ka shumë faktorë që përcaktojnë selektimin e lindshmërisë në Kosovë. Trendi i lindjes së meshkujve me preferencë ende vazhdon, por ka një rënie graduale, në krahasim me dekadat e mëparshme”, është shprehur Krasniqi.

Sipas studimit, shkalla e dallimit në gjini edhe në vendet e Kaukazit Jugor, në Armeni, Azerbajxhan dhe Gjeorgji, duke përfshirë edhe disa pjesë të Ballkanit, është rritur ndërmjet 110 – 117 djem në 100 vajza. (REL)

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Braçellari i zuri pritë policisë? Çfarë zbulon dosja e operacionit ku mbeti i vrarë Enea Mekolli

15:41 : 07/06/2026
NDRYSHE

Horoskopi i dashurisë për muajin qershor

15:32 : 07/06/2026
AKTUALITET

Me flamuj kuqezi në duar, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

15:28 : 07/06/2026
RAJONI

KE: Rritja e numrit të rusëve me shtetësi serbe përbën rrezik sigurie për BE-në

15:10 : 07/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama të bëjë transparencë për projektin në Zvërnec

14:58 : 07/06/2026
AKTUALITET

Rama i shqetësuar nga komentuesit në rrjetet sociale: Mallkimet tuaja më bëhen shëndet

14:47 : 07/06/2026
Para

Piloti ndryshon mendje. Avokati: Guidi, vetëm turist

TË GJITHA

Braçellari i zuri pritë policisë? Çfarë zbulon dosja e operacionit ku mbeti i vrarë Enea Mekolli

15:41 : 07/06/2026

Horoskopi i dashurisë për muajin qershor

15:32 : 07/06/2026

Me flamuj kuqezi në duar, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

15:28 : 07/06/2026

KE: Rritja e numrit të rusëve me shtetësi serbe përbën rrezik sigurie për BE-në

15:10 : 07/06/2026

Berisha: Rama të bëjë transparencë për projektin në Zvërnec

14:58 : 07/06/2026

Rama i shqetësuar nga komentuesit në rrjetet sociale: Mallkimet tuaja më bëhen shëndet

14:47 : 07/06/2026

Ambasadori britanik në Kosovë: Institucionet e reja duhet të formohen sa më shpejt pas zgjedhjeve

14:40 : 07/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetgrandpashabetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom GirişCasibomcasibom