• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paketa “kap ça të kapësh” e Ramës për biznesin

16:52 : 05/05/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prej gati 10 javësh, në Shqipëri po aplikohen masa ekstreme lidhur me përballimin e situatës së epidemisë së Covid-19.

E ndërsa ka një lëshim të masave shtrënguese, sikundër shprehen zyrtarët e Qeverisë, me pikatore, ende nuk ka një plan mbi atë se çfarë do të bëhet në javët në vijim.

Sot flitet për fashat orare, për minutat që mund të qarkullojnë qytetarët, për ditët kur mund të shëtisin moshat e treta, apo nënat me fëmijë, ndërkohë që nuk dihet se çfarë do të ndodhë në planin ekonomik, pra se çfarë do të bëhet me bizneset.

Në këtë periudhë të “shtetrrethimit” u lejuan të punojnë kompanitë e ndërtimit, u favorizuan dukshëm ata që konsiderohen oligarkë, Qeveria nuk preferoi të prekë milionat e konçensioneve, dhe si për të mbyllur panoramën, “gjenerali i luftës me armikun e padukshëm” lejoi edhe fasoneritë të ushtrojnë aktivitetin.

Lexo edhe:

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

Bushati: Përdorimi i atyre që janë në burg, për politikën e ditës, ju bën dëm atyre që janë në Hagë

Dy paketat e trumpetuara nga Qeveria, si një show me shumë seri dhe personazhe, apo sikundër u quajtën “pagat e luftës” iu akorduan punonjësve që humbën vendet e punës për shkak të mbylljes, apo për ata që kishin biznese të vogla dhe Qeveria nuk i lejoi të operojnë për shkak të vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Por asnjë prej paketave apo planeve të Qeverisë nuk parashikon se çfarë do të bëhet me bizneset, që nuk ndodhet në rrjetën e oligarkisë.

Sot asnjë prej anëtarëve të Qeverisë nuk e ka të qartë se sa prej bizneseve mund të mbijetojnë, në kushtet kur nuk dihet se sa kohë mund të vijojnë masat mbrojtëse.

“Asgjë s´do jetë si më parë”, është shprehja që tashmë është artikuluar më së shumti dhe pas saj përsëritet pa pushim “distancim social” dhe “larje duarsh”. Dhe nëse të gjithë bien në emëruesin e përbashkët që asgjë nuk do të jetë si më parë, atëherë paralelisht duhet një plan i qartë dhe konkret për të ndihmuar bizneset, veçanërisht ato që konsiderohen si motorë të punësimit.

Thjesht Qeveria ka artikuluar një shtyrje të afatit të pagimit të taksave, ka vendosur një garanci sovrane, përmes të cilës bizneset mund të aplikojnë për kredi në banka, për pagat e punonjësve, dhe asgjë më shumë.

Referuar shifrave zyrtare, Qeveria përmes ministrit Arben Ahmetaj ka deklaruar se rreth 40 mijë qytetarë kanë humbur vendet e punës, por askush nuk është në gjendje të thotë se edhe sa mijëra të tjerë rrezikohen nga kriza.

Po kështu Qeveria ka deklaruar se përmes dy paketave i ka siguruar rreth 400 mijë shqiptarëve ato që quhen pagat e luftës, por askush nuk është në gjendje të thotë se çfarë do të ndodhë në korrik, gusht dhe në vijim, kur këto qytetarë të mos përfitojnë më lëmoshën e qeverisë.

Në anën tjetër, Qeveria ka deklaruar se baret dhe restorantet do të lejohen të hapen me datën 18 maj, duke ushtruar aktivitetin e tyre në ambientet e jashtme, ndërsa biznese të tjera do të duhet të marrin masat shtesë mbrojtëse, në mënyrë që të lejohet funksionimi. Por, të gjitha këto do të thonë kosto shtesë për bizneset, ndërsa mungon paketa subvencionuese.

Të gjitha kërkesat që janë parashtruar deri më tani nga bizneset, thjesht kanë mbetur pa një përgjigje, ndërsa qytetarët po trysnohen nga dita në ditë me rrezikun e koronavirusit, ndërkohë që një tjetër rrezik ka mbërritur në pragun e shtëpisë, varfëria.

Një pjesë e bizneseve, që do të lejohen të punojnë, do t´u duhet të paguajnë taksa shtesë për hapësirat që do të zenë, veçanërisht baret dhe restorantet, në kushtet kur do tu duhet që tavolinat të vendosen e një distancë të paktën 2 metra. E njëjta gjë do të ndodhë me turizmin, i cili do t´i duhet të vuajë jo vetëm mungesën e pushuesve nga jashtë, por edhe të pushuesve vendas për shkak të varfërisë. Dhe e gjithë kjo është një reaksion zinxhir, që nis te këto sektorë dhe vijon me furnizuesit e tyre. Për të mos përmendur këtu çdo biznes shërbimi apo veshjesh, në kushtet kur vëmendja do të jetë te sigurimi i bukës së përditshme.

Kryeministri dhe ministrat duket se gjithçka ia kanë lënë në dorë rastësisë, njëlloj sikundër strategjia për të “luftuar armikun e padukshëm”. E vetmja paketë, e cila nuk artikulohet por që nënkuptohet për bizneset është ajo “Kap ça të kapësh”, dhe më pas t´u thuhet jini të kënaqur edhe me kaq.

Por në dallim nga KÇK e famshme për të cilën Kryeministri ka ngritur edhe një strukturë për ta luftuar, kjo “kap ça të kapësh” janë ato thërrimet apo qindarkat që do dalin nga një xhep, për tu futur në një tjetër që është i zbrasur.

Etiketa: biznesepaketaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Përdorimi i atyre që janë në burg, për politikën e ditës, ju bën dëm atyre që janë në Hagë

20:35 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025
AKTUALITET

BIRN: Protesta e veteranëve të UÇK-së nxit tensione të reja midis Kosovës dhe Shqipërisë

18:23 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Numrin ia mora mikut tonë të përbashkët Vuçiç”, Noka zbardh mesazhin e Ramës për Sinisha Mihajloviç

12:28 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
Para

Hysaj larg Napolit, shqiptari pjesë e një shkëmbimi brenda Serisë A

TË GJITHA

Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë, epiqendra dhe magnituda

08:43 : 20/10/2025

Studentë nga bota drejt Europës? Gara për talentet globale

08:40 : 20/10/2025

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

08:31 : 20/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush, ku fitoi?

08:23 : 20/10/2025

Java nis me diell! Si parashikohet moti për ditën e sotme

08:12 : 20/10/2025

Këmbimi valutor, 20 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:02 : 20/10/2025

Horoskopi ditor, e Hënë 20 tetor 2025

22:57 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com