• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rikthimi i studentëve në auditor, Artan Fuga: Besa Shahini mos na vrit!

14:21 : 30/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pas vendimit të Ministres së Arsimit për të rikthyer në auditor studentët e universiteteve për disa javë para mbylljes së vitit akademik, ka reaguar profesori Artan Fuga. Përmes një statusi në FB, Fuga e kundërshton vendimin. Sipas profesorit, një vendim i tillë rrezikon elitën e rinisë të Shqipërisë, studentët, rrezikon mijëra familje, mijëra pedagogë dhe punonjës, e shpërndarjen e të gjithë virusit në të gjithë territorin e kombit.

Fuga nënvizon se nëpër universitete standardet për higjienë janë të ulëta dhe nuk ka aspak siguri në situatën e pandemisë. Ai bën thirrje ndaj studentëve e pedagogëve ta kundërshtojnë vendimin që e krahason me një ‘bombë baktereologjike me sahat’.

Reagimi

Në reagimin në rrjetin social, Fuga shkruan:

Besa Shahini mos na vrit!

Lexo edhe:

Për kë nuk do të votoj

“Fushata është spektakolizuar”/ Artan Fuga: Mungon komunikimi serioz me elektoratin

Vendimi i komunikuar i ministres të arsimit për kthimin me forcë të studentëve dhe pedagogëve të viteve të fundit të bachelorit dhe masterit në auditore, shprehur cinikisht në facebook, është butoni i një bombe baktereologjike që rrezikon kombin shqiptar!

Sot ministria e arsimit, qytetarja Besa Shahini, ka shpallur kthimin me forcë të mijra studentëve dhe pedagogëve në auditore pa asnjë kusht minimal sigurie sanitare kundër virusit në fillim të qershorit.

Ne edhe studentët jemi të etur për mësim. Kjo është detyra jonë.

Por, kur mbyll teatrot, kinematë, estradat, kur ke të mbyllur stadiumet, kafenetë, pa pritur, shpall hapjen e auditoreve ku ngucur qendrojnë qindra mijra shpirtra – kjo është krejt e papërgjegjshme!

Kjo rrezikon elitën e rinisë të Shqipërisë, studentët, rrezikon mijra familje, rrezikon mijra pedagogë dhe punonjës, rrezikon shpërndarjen e të gjithë virusit në të gjithë territorin e kombit.

Nuk e bën Italia, Greqia, Franca, Anglia, etj., e bën Besa Shahini! Mos duan të bëjnë një eksperiment me rininë shqiptare, mos duan t’a bëjnë me inteligjencën shqiptare të rrezikuar me zhdukje masive!

Shpresa është se epidemia të bjerë, por kjo duhet parë! Nuk mund të bëhet me masa çapraze, pra pa u shpall hapja e vendeve publike me dendësi njerëzish, të hapen universitetet!!!

Cfarë masash distancimi social të marrin universitetet! Nuk janë vetëm auditoret, po korridoret, po wc, po mjediset e përbashkëta ku qindra studentë dhe pedagogë e nëpunës do të kryqëzohen!

Ta bëjmë mësimin me maska! Studentët të përgjigjen me maska!

Si do të dezifektohen mijra fletë provimesh që do të kalojnë dorë më dorë, do të hyjnë shtëpi më shtëpi, pa asnjë kontroll dhe masë mbrojtjeje për pedagogët dhe familjet e tyre!

Vetëm një pedagog me virus, pa simptoma, i pa teestuar si negativ, do të mjaftonte për të sëmurur qindra studentë dhe pastaj mijra prindër!!!

A ka kod penal që mund ta parashikojë pastaj këtë krim! A nuk është krim penal të krijosh kushtet e një bombe bakteriologjike si kjo që plas në mes të ditës ministrja e arsimit!

Si do të mbrohen studentët nga kjo gjëmë që nëse epidemia nuk zhduket mund t’u vijë atyre dhe familjeve të tyre! A nuk do ta çojnë virusin në zonat e gjelbërta, në zonat e verdha, madje edhe në zonat bojë kafe!

A nuk duan ta bëjnë Shqipërinë të murrme!

Ky vendim i papërgjegjshëm që i ngjan një butoni të shpërthimit të një arme bakteriologjike që do ta shkundi kombin dhe vendin mund të jetë vrastar nëse merret kështu si një komunikim i thatë cinik!

Cili rektor dhe dekan do të ketë moralin ta mbajë këtë përgjegjësi!!!

Pedagogët shkojnë në detyrën e tyre, por nuk mund ta çosh ushtrinë në luftë pa armë si mish për top!

Rinia shqiptare dhe inteligjenca shqiptare nuk janë mish për top i Besa Shahinit!

Ne po bëjmë gjithçka që studentët të marrin dije online. Por ministria e arsimit që e ka sabotuar në vite platformat dixhitale dhe teknologjitë e telekomunikimit për arsim, nuk u beson urdhërave që jep vetë.

Sigurisht sepse ende për të nuk ka ardhur koha e Internetit.

Nuk e di se provime në shkolla të mëdha perëndimore kryhen edhe me teknologjitë e komunikimit. Ende është peng i mendësive retrograde që komunikimit në distancë nuk i beson sepse e do fizikisht trupin në kazermë.

A ndërmorri ndonjë konsultim për mundësitë e përdorimit të teknologjive të reja për mësimin dhe kontrollin e njohurive? Ku e ka? Kë pyeti?

Tjetër të hapen gradualisht agjenci prodhimi dhe tregtie të domosdoshme, të hapen atje ku është e mundur të krijohet distancimi fizik, por jo në salla pa asnjë kusht, thjesht për të fituar gjoja një muaj a dy!

Anullon vendime që ka marrë vetë!

Kjo është më shumë se një tallje!

A rambursoi realisht tashmë qiratë e konvikteve për studentët? A rambursoi qeratë e banimit të dhjetra mijë studentëve që u detyrohet? A rambursoi pedagogët dhe studentët për shpenzimet që bëjnë duke punuar online për energjinë elektrike, kartat telefonike, lidhjet Internet?

Në vend të kësaj krijon rrezikun e çfarosjes në masë të rinisë studentore dhe të inteligjencës shqiptare, thjesht duke urdhëruar dezinfektimin!

Unë u bëj thirrje studentëve, pedagogëve, nëpunësve, prindërve, ta kundërshtojnë këtë vendim bombë baktereologjike me sahat që kështu pa argument, pa masa, duke e hedhur përgjegjësinë te të tjerët mund të na shkaktojë dëme si komb që mund të barazohen pastaj vetëm me politika genocidiste.

E në këtë rast, fajin dhe përgjegjësinë nuk do ta lante dot jo më qytetarja Besa Shahiini dhe qytetari Edi Rama, por do të mbetej si një krim që memorja e shqiptarëve nuk do ta harronte kurrë!

Kthejuni arsyes dhe na lini të punojmë për rininë, kulturën, dijen shqiptare!

Besa Shahini mos na vrit!

Etiketa: Artan Fuga

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Për kë nuk do të votoj

17:37 : 09/05/2025
AKTUALITET

“Fushata është spektakolizuar”/ Artan Fuga: Mungon komunikimi serioz me elektoratin

19:55 : 25/04/2025
AKTUALITET

Çfarë pune bëjnë burrat e qytetit tuaj?

11:17 : 15/03/2025
AKTUALITET

Bllokohet faqja në FB e Artan Fugës, akademiku: Zëri im në rrjet po censurohet përfundimisht!

22:51 : 26/02/2025
AKTUALITET

Tranzicioni u mbyll… me… dështim

14:02 : 13/02/2025
AKTUALITET

Nuk kam fare hallin e Akademisë së Shkencave, por të Gjykatës Kushtetuese!

10:04 : 21/01/2025
Para

Mahnitëse! Fotot e rralla të Princeshë Dianës, nga takimi me Nënë Terezën e deri te dasma

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com