Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltez ka bërë një tjetër denoncim të fortë, ku tregon se si oligarkët e Ramës po gllanbërojne edhe detin në këtë kohë pandemie.
Me anë të një statusi në Facebook, Malltezi i kërkon ramës që të ndërhyjë dhe të ndalojë menjëherë gllabërimin e vijës bregdetare nga ana e oligarkëve dhe mos i lejojë ata të prekin asnjë centimetër të detit dhe vijës bregdetare, por të zbatojë ligjin njëlloj sicc bën kur shqiptarët e thjeshtë meremtojnë shtëpinë.
Ja potimi i Malltezit:
Uo pasha, Cili OLIGARK i yti po kafshon edhe detin mes dites per diell kur nuk lejohen as qytetaret te dalin ne det? Kush e beri dhe pse? Ti qe burgos hallexhinjte kur meremetojne catine pa leje, ku je? Po a e di ti cfare do te thote rryma detare, dinamike e bregut, erozion bregdetar, sedimentime etj. apo VARJA sa kohe qe oligarku te mbush xhepin? Ku ligji? Ku Klosi qe na qau per mjedisin dhe turizmin? Ku Lleshi qe mori edhe inspektoriatin nen policine? Ku jane lukunia e hajduteve kinse inspektore te dhjetra mender agjensive (bregdet, zona te mbrojtura, etj) qe ke saju per te vjedh? Do e besh edhe Gjirin e Lalzit me vijen e paster bregdetare sic bene oligarket e tu Malin e Robit me dhjetera pontile qe nga njera ane krijojne sedimentime e nga tjetra erozion? Urgjent KTHIM ne gjendjen e meparshme! Dhe respekto ligjet e vendit, bej studime te dinamikes detare e bregdetare para nderhyrjeve, kerko mend se nuk eshte turp, dhe bej Vleresim te thelluar te ndikimit ne mjedis se kete kerkon ligji. Apo varja ligjit sa kohe qe te mbush xhepin maliqi?