• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Letrat e Arben Ahmetaj “nuk këndojnë”, ministri “i Virusit” eklipsohet nga Anila Denaj

20:20 : 29/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Ministri i Rindërtimit dhe Pandemisë, Arben Ahmetaj, ndoshta më i rëndësishmi për përballimin e krizës ekonomike të shumëfishuar nga korona-virusi, prej shumë ditësh ka kaluar në hije.

Ai ka humbur primatin mediatik pas prezantimit butaforik me valixhe me letra dhe shprehjen “carta canta” (letrat këndojnë) që bëri në studion e “Opinion” fillim-javën e kaluar.

Emisionet televizive në prime-time e kanë zëvendësuar Ahmetajn me Ministren e Financave, Anila Denaj.

Kjo rrokadë ministrash, nuk duket se është thjeshtë zgjedhje e televizioneve. Ministrat dalin në media vetëm me komandën e zyrës së propagandës së Edi Ramës. Dhe, kryeministri duket se ka vendosur të shtypë butonin “mute” (shqip; Pa zë) tek emri i Arben Ahmetajt.

Lexo edhe:

Dëshmitari tregon se Ahmetaj ishte në dijeni për ankandin e Buka Sh.a

Shtyhet seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt, caktohet data e re e gjyqit

“Ministri i Virusit” u shfaq javën e kaluar në “Opinion” me një valixhe, për të cilën tha se “letrat këndojnë”, duke treguar se brenda saj gjendeshin zgjidhjet për krizën ekonomike të shqiptarëve.

Por, pasi i hapi dhe nisi t’i lexonte, ai foli për një fond “fantazëm” 650 milionë euro, të cilat, sipas tij, do të alokoheshin për përballimin e krizës së shqiptarëve.

Media, përfshirë edhe “Boldnews.al”, kreu disa analiza të thjeshta, në bazë të të cilave u kuptua qartë se Arben Ahmetaj po bllofonte.

Duke qenë se “ministri i Virusit” nuk e luajti mirë rolin mediatik, zyra propagandistike e Edi Ramës zgjodhi një taktikë të butë-kalimin e Ahmetajt në heshtje dhe zëvendësimin e tij mediatik me Anila Denajn.

Ministrja e Financave nuk duket se transmetoi ndonjë siguri të lartë për të ardhmen ekonomike të qytetarëve, në intervistën e së martës në mbrëmje.

Ajo deklaroi se qeveria nuk i ka të qarta idetë se si mund të vijë rimëkëmbja ekonomike. Denaj u shpreh disa herë se, deri në Qershor, do të mund të hartojnë një plan afat-mesëm.

Ministrja e Financave pranoi problemet në sistemin e rimbursimit të “pagës së luftës”, në përgjigje të pyetjeve dhe shqetësimeve që mbërritën në studion televizive gjatë kohës që ajo po fliste për planet qeveritare.

Denaj deklaroi se koncensionet në Shëndetësi ishin pezulluar, gjë normale në një kohë kur qytetarët e izoluar nuk po marrin shërbimet e koncensionarëve. Por, Ministrja e Financave nuk dha përgjigje nëse ishte menduar apo planifikuar pezullimin e një numri të konsiderueshëm koncensionesh të tjera.

Anila Denaj nuk kishte përgjigje të sakta për shumë pikëpyetje të qytetarëve. Megjithatë, ajo nuk u mburr se “letrat këndojnë”.

Ministrja e Financave tregoi atë që shumë qytetarë e kuptojnë fare mirë-qeveria ishte tërësisht e papërgatitur për një plan ekonomik krize dhe është tërësisht e paqartë për të ardhmen e afërt ekonomike.

Por, ndoshta ky ka qenë qëllimi i Edi Ramës për t’u dhënë shqiptarëve sinjale se jeta do të vështirësohet. Mesa duket, sondazhet e kryeministrit e kanë kuptuar se “këngët” e ministrit të Virusit nuk pëlqehen nga qytetarët.

Ndaj, me shumë mundësi, “ministri i Virusit”, Arben Ahmetaj, do të qëndrojë për pak kohë “mute” (pa zë).

Etiketa: Anila Denajarben ahmetaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dëshmitari tregon se Ahmetaj ishte në dijeni për ankandin e Buka Sh.a

21:19 : 26/05/2026
AKTUALITET

Shtyhet seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt, caktohet data e re e gjyqit

13:04 : 18/05/2026
AKTUALITET

“Buka”/ Lirim Fejzollari dëshmon në GJKKO: Jam takuar me Ahmetajn kur ishte ministër, kishim probleme me…

15:53 : 27/04/2026
AKTUALITET

Pas Veliajt dhe Metës, edhe Arben Ahmetaj kërkon transmetimin “live” të procesit gjyqësor ndaj tij

14:18 : 27/04/2026
AKTUALITET

Shtyhet seanca në GJKKO për Arben Ahmetajn

14:32 : 10/04/2026
AKTUALITET

Dosja e Arben Ahmetaj/ Shtyhet seanca paraprake, Erion Çela ia kalon çështjen gjyqtares Rudina Palloj

13:25 : 09/04/2026
Para

Formula e propozuar / Ambasada e SHBA: 35 mijë dosje, ja si do zgjidhet ngërçi në Gjykatën e Lartë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom