• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ndihmon sistemin imunitar kundër COVID”, efektet e vaksinës kundër tuberkulozit

20:27 : 28/04/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Edhe pse ende e pakonfirmuar, studiuesit në Botë janë të mendimit se vaksina kundër tuberkulozit mund të ndihmojë sistemin imunitar për të luftuar koronavirusin apo edhe të ndihmojë në parandalimin e infektimit.

Për këtë mjafton të shohësh edhe shpërndarjen gjeografike të COVID-19. Vendet më të goditura nga pandemia janë përgjithësisht vendet e zhvilluara, të cilat nuk kanë politika universale vaksinimi BCG. Ndërsa më pak të prekura janë vendet e Europës Lindore, India apo edhe vendet e Afrikës, të cilat e kanë të detyrueshme kryerjen e kësaj vaksine.

“Është një fakt tashmë i njohur se incidenca e infeksionit nga COVID19 është më e ulët në vendet që vazhdojnë të aplikojnë vaksinimin e detyrueshëm ndaj TBC në krahasim me vendet ku kjo vaksinë është fakultative.

Po kështu, u vu re që në fillim të epidemisë nga COVID-19 në Lombardi të Italisë, së në komunitetet ku kishte me shumicë ekstrakomunitarë si indianë, pakistanezë, senegalezë etj., pra, vende ku vaksina BCG është e detyruar, këta individë nuk sëmureshin nga COVID-19, ndërkohë që sëmundja ishte e përhapur ndër banorët italianë, ku kjo vaksinë nuk ishte aplikuar. Është për t’u përmendur fakti se kjo vaksinë u aplikohej ekstrakomunitarëve me detyrim nga qendrat shëndetësore italiane”, ka pohuar kështu edhe profesori i Imunologjisë, Genc Sulçebe.

Prej fillimit të këtij muaji, studiuesit janë duke testuar këtë vaksinë shekullore për të parë nëse mund të sigurojë mbrojtje ndaj COVID-19. Testet klinike të vaksinës Bacille CalmetteGuerin (BCG), e cila u aplikua për herë të parë në fillim të viteve 1920, kanë nisur në Europë, përkatësisht Holandë, Francë, Spanjë dhe Australi, për të parë nëse mund të ndihmojë në uljen e prevalencës dhe ashpërsisë së simptomave COVID-19.

Lexo edhe:

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

Trump thirrje kompanive farmaceutike: Zbuloni të dhënat mbi efektivitetin e vaksinave Covid-19

“Ne zbuluam se kishte një ulje të numrit të vdekjeve që i atribuohen COVID-19 për milion/banorë në vendet që kanë vaksinime universale BCG krahasim me vendet, që nuk krijuan kurrë një politikë të tillë. Sa më parë vendosja e një politike të tillë, aq më e fortë është ulja e vdekshmërisë, në përputhje me një mbrojtje ndaj popullatës së moshuar, e cila preket më rëndë nga COVID-19”, ka shkruar “Forbes”. Në vendin tonë, kjo vaksinë ka nisur të kryhet që prej viteve 1967-1968 dhe vijon edhe aktualisht të kryhet në një dozë, brenda 48-orëshit të parë të jetës.

Profesor Kakarriqi: Ja roli që luan BCGE

Mjeku epidemiolog, profesor Eduard Kakarriqi, argumenton që në rastin e BCG apo vaksinës së tuberkulozit, nuk ka antikorpe humorale, sepse BCG jep apo krijon atë që quhet imuniteti i ndërmjetësuar me qeliza (Cell-mediated immunity). Pra, krijon atë imunitet që është bazamenti i imunitetit.

“Ky imunitet që varet nga limfocitet T, pra, nga timusi, është bazamenti i imunitetit human. Është pikërisht ky imunitet që bjerrët, ulet, pëson rënie natyrore me kalimin e moshës, sidomos në sëmundjet e rënda siç janë sëmundjet malinje apo degjenerative etj. Nëse ju merrni një individ të moshës 80 vjeç që ka kaluar fruthin apo është vaksinuar kundër fruthit, në gjakun e tij do të detektoni antikorpet humorale kundrejt fruthit. Ai individ nuk sëmurët më nga fruthi, është i mbrojtur.

Ndërsa imunitetit qelizor i tij apo imuniteti i ndërmjetësuar në qeliza që induktohet vetëm nga vaksina BCG, është ai imunitet që mbron mbi të gjitha kundrejt viruseve dhe sëmundjeve të ndryshme. Kjo mund të jetë arsyeja apo shpjegimi që vendet, të cilat kanë aplikuar vaksinën e tuberkulozit, sikurse është vendi ynë, janë më të mbrojtura”, ka bërë me dije profesor Kakarriqi.

Vaksina e tuberkulozit ka nisur të aplikohet në vendin tonë që prej viteve 1967-1968. Kjo do të thotë se të gjithë të lindurit në këtë fashë, pra, nga viti 1967 e deri më sot, e kanë kryer vaksinën e tuberkulozit. Për të sapolindurit, ajo bëhet në maternitet dhe është vaksina e parë që kryhet pas ardhjes në jetë. Lidhur me rolin që kjo vaksinë ka në parandalimin e koronavirusit apo në një përgjigje më të mirë të sistemit imunitar tek ata që janë të infektuar, shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, thotë se është ende herët për të dalë në një konkluzion. Mbeten për t’u parë rezultatet e studimeve që kanë nisur të kryhen fillimisht në radhët e personelit mjekësor, për të cilët ka nisur edhe vaksinimi.

Genc Sulcebej: “MBROJTJE NDAJ INFEKSIONEVE TË RËNDA”

“Nëse studimet mbi vaksinën e tuberkulozit japin rezultat, do të bëhet e mundur që vaksina e BCG të përdoret për të mbrojtur grupet e rrezikuar, si p.sh., personelin shëndetësor apo dhe individët e moshuar si dhe ata me faktorë risku. Shpresohet se kjo vaksinë do të mund të parandalojë infeksionet e rënda në këto grupe ose do të pakësojë rëndësinë e tyre”. Kështu ka pohuar profesori i Imunologjisë, Genc Sulçebe. Sipas profesorit, do të duhen javë për të dalë rezultatet e para mbi efektin e kësaj vaksine. “Do të duhen disa javë ose muaj që të dalin rezultatet e para mbi efektin e kësaj vaksine mbi incidencën e infeksionit ndaj COVID-19. Rezultatet e këtyre studimeve do të tregojnë nëse efekti mbrojtës i vaksinës së BCG është real, pra, direkt i lidhur me të apo ai vjen nga faktorë të tjerë që lidhen në mënyrë indirekte me vaksinën e BCG”. /Panorama/

Etiketa: COVID 19imunitetiTBC

Lajme të lidhura

BOTA

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

18:33 : 03/09/2025
BOTA

Trump thirrje kompanive farmaceutike: Zbuloni të dhënat mbi efektivitetin e vaksinave Covid-19

17:31 : 01/09/2025
BOTA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025
AKTUALITET

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025
BOTA

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

08:22 : 11/06/2025
BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
Para

Koronavirusi, British Airways pushon nga puna 12 000 punonjës

TË GJITHA

A do garojë për Bashkinë e Tiranës? Lapaj: Do e diskutojmë në mbledhjen e sotme

14:20 : 17/09/2025

Emri/ Plagoset me th*kë në kraharor 69-vjeçari në Himarë

14:17 : 17/09/2025

Dorëheqja e Dredhës/ Këshilli Bashkiak i Vlorës vendos më 22 shtator për kryetarin e ri të komanduar

14:06 : 17/09/2025

Rama zëdhënës i klanit “Soros” në Europë

14:04 : 17/09/2025

E rëndë në Shkodër! Familjarët gjejnë të pajetë trupin e 40-vjeçarit afër banesës

14:02 : 17/09/2025

Kufizimi i gazetarëve në Kuvend, Zhupa: E papranueshme, minon të drejtën e qytetarëve për t’u informuar

13:54 : 17/09/2025

Triumfi i heshtur i Mbretit Charles III

13:38 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com