Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim të qytetarëve, të cilët po nxjerrin në pah të gjitha mashtrimet e qeverisë për karantinimin e emigrantëve.
Një emigrant shqiptar i kthyer nga Franca ka denoncuar tek ish-kryeminsitri Berisha se si nuk e kanë mbajtur fjalën qeveria Rama për karantiminin e familjeve shqiptare që kthehen nga jashtë.
Emigranti shkruan se edhe pse ai u kthye me familjen nga Franca, atij nuk i është lejuar të karantinohen në shtëpi, por janë dërguar tek konviktet në Shkodër ku kushtet kanë qenë katastrofale.
Për këtë arsye thekson emigranti, ai është detyruar që ta kalojë natën në makinë bashkë me fëmijët e miur, ndërsa ka dërguar dhe foton e tyre.
Ja postimi i Berishës:
Ja ku e kalojne vogelushet naten e karantines se imponuar nga Edvin Kristaq Xhelati!
U rikthyen nga Franca dhe karantinen e bejne ne makine.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Mashtrimin zyrtar qe i bene per karantinen dhe kushtet çnjerezore qe e detyrojne te kaloje naten ne makine. sb
Pershendetje
Quhem Mirsad Shabanaj dhe jam kthyer dje nga Franca me gruan dhe dy femijet 1 dhe 3 vjec.
Znj ministre e ka dhene nje urdher qe ata qe jane me femije duhet te karantinohen ne shtepi dhe per kete pune kam ardh nga Franca por me moren pa me pyetur dhe me sollen ne oborr te konviktit ne Shkodër.
Po flejme jashte ne oborr me gruan dhe femijet se brenda ska asnje kusht as banjo as uje as krevat as asnje lloj gjeje.
I kam dhe me foto.
Ju lutem eshte urgjente se nuk durojne femijet dhe kemi qe te marten pa u lare.
A keni mundesi ta beni publike ku po qendrojme ose te dergoni nje gazetar ktu por sot nese keni mundesi ju lutem.
Me Respekt Mirsad Shabaj