• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Nis faza 2 në Itali: Lejohen vizitat familjare, baret hapen më 1 qershor

22:34 : 26/04/2020
në Lajmet e Dites

“Fillon Faza 2 dhe tani duhet të jetojmë me virusin”. Kështu deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte në një konferencë për shtyp teksa prezantoi dekretin e ri që hyn në fuqi prej 4 majit dhe pritet të firmoset sonte.

“Sjellja e përgjegjshme e secilit prej nesh do të jetë themelore: nuk duhet të afrohemi kurrë, distanca e sigurisë duhet të jetë së paku një metër”- tha ai.

Conte kujtoi se çështja është “të mbajmë distancën shoqërore ose të rrisim kurbën”.

“Nëse e doni Italinë, mbajeni distancën”, apeloi ai.

Conte shtoi se ë bashku me të gjithë ekipin e ministrave janë të angazhuar për rimëkëmbjen, për të ndryshuar gjithçka që është e gabuar.

Lexo edhe:

Tardelli këshillon Juventusin: Merr Conten dhe Tonalin, nëse doni titullin kampion

Napoli dëshiron ta mbajë Conten, presidenti do të investojë 200 milionë euro në merkato

Mekanizmi i kontrollit të kurbës

Rajoni e provinca do të komunikojnë çdo ditë situatën e kurbës së infektimit. Në çdo 3 ditë një ekip ekspertësh i Ministrisë së Shëndetësisë do të analizojë ecurinë e territorit e do të marrë masa për hapje ose mbyllje.

50 cent çmimi për maskat kirurgjikale

Ai tha se çmimet e maskave do të fiksohen dhe kontrollohen.

“Në një dekret të ardhshëm ne duam të eliminojmë TVSH dhe maskat duhet të kushtojnë 0.5 euro”.

Rinovimin automatik të bonusit 600 euro

“Ndërhyrjet po studiohen në kompani. Italia nuk do të rindizet nëse biznesi nuk rindizet. Për ata që e kanë marrë tashmë bonusin 600 euro, ne po eksperimentojmë me mundësinë e një rinovimi automatik. Në dekretin tjetër do të ketë më shumë ndihma për kompanitë, qëllimi nuk është subvencione, por më shumë punësime”.

Nga 4 maji lejohen ceremonitë e varrimit

Nga 4 maji do të lejohen funeralet, por me një maksimum prej 15 personash me maska dhe distanca.

Aktivitete fizike me distancë

“Ne garantojmë qasje në vendet publike siç janë parqet, në diskrecionin e administratave lokale. Aktiviteti fizik do të jetë i mundur me një distancë prej 2 metrash për aktivitete konkurruese dhe 1 metër për ato të thjeshtë. Dritë jeshile për trajnimet duke mbajtur distancën”.

Nga 4 maji hapen industritë prodhuese dhe restorantet me Delivery

Conte njoftoi se do të hapen industritë prodhuese duke respektuar të gjitha protokollet e sigurisë si dhe restorantet të cilat do të funksionojnë me porosi online, pra do të dërgojnë ushqim në shtëpi.

Tregtia me pakicë do të rihapet nga 18 maji, baret, parukeritë dhe qendrat estetike nga 1 qershori

Conte njoftoi se tregtia me pakicë do të rihapet nga 18 maji. Gjithashtu do hapen edhe 18 muze, ekspozitat dhe mundësia e stërvitjes për sportet në ekip. Nga 1 qershori hapen gjithashtu bare, restorante, parukieritë dhe qendrat estetike.

Çfarë përcakton dekreti që hyn në fuqi prej 4 majit?

–Nuk lejohet lëvizja nga një rajon në tjetrin, lejohet lëvizja vetëm brenda rajonit për motive pune, shëndeti e për të takuar të afërmit.

–ndalohen grumbullimet, eventet e festat private e publike

-hapen parqe e vila publike e historike

–lejohet aktiviteti sportiv në natyrë në distancë 2 metra nga njëri-tjetri

–lejohet stërvitja e sportistëve në respekt të masave të distancimit social në sporte jo kolektive

–lejohet ceremonia e varrimit me maksimumi 15 persona

–lejohet aktiviteti i bareve e restoranteve për të marrë ushqim ose për të transportuar, por jo për konsum.

–më 4 maj hapen aktivitete në sektorin e manifakturës, në sektorin e ndërtimit e në ato të shitjes me shumicë.

–protokoll sigurie për mjetet e transportit publik

–protokoll sigurie për punëtorët e sektorit të ndërtimit

-më 18 maj lejohet hapja e çdo aktiviteti tregtar, dyqane, muzeve, ekspozita , biblioteka

– lejohen të hapen më 1 qershor parukeri, qendra estetike, bare e restorante.

Etiketa: Bashkë kundër Covid-19conte

Lajme të lidhura

SPORT

Tardelli këshillon Juventusin: Merr Conten dhe Tonalin, nëse doni titullin kampion

11:27 : 25/05/2025
SPORT

Napoli dëshiron ta mbajë Conten, presidenti do të investojë 200 milionë euro në merkato

09:14 : 25/05/2025
SPORT

Conte “ngrin” Napolin, nuk flet për rinovimin pas titullit: Është koha për të festuar!

15:49 : 24/05/2025
SPORT

Ferrara: Titulli i Serie A? Conte dhe Napoli do të jenë në garë deri në fund

18:50 : 24/03/2025
SPORT

Napoli në krye, Rrahmani: Meritat i takojnë Contes, akoma herët të flas për titullin

22:50 : 04/01/2025
SPORT

Gara në Serie A për Antonio Conte

22:56 : 05/01/2024
Para

Zgjidhni një unazë dhe mësoni sekretin e madh

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com