Ish-gjyqtari, Edgardo Codesal, i cili vendosi drejtësi në finalen e Kupës së Botës të vitit 1990 mes Gjermanisë Perëndimore dhe Argjentinës, ka zbuluar se sjelljet e Maradonës e irrituan atë jashtë mase edhe përpara fillimit të ndeshjes.
Nga ajo finale kanë kaluar plot 30 vjet por gjyqtari i atij takimi, nuk mund ta harrojë sjelljen e pahijshme të argjentinasit. Codesal ka deklaruar se ishte pranë ndëshkimit të Maradonës me të kuq pas sjelljeve të tij gjatë këndimit të himnit kombëtar.
“Mund ta kisha ndëshkuar me të kuq edhe përpara fillimit të ndeshjes pasi gjatë himnit kombëtar ai vetëm shante me tone të larta duke thyer çdo rregull. Më pas gjatë ndeshjes pasi ndëshkova me të kuq Pedro Monzón, erdhi mu afrua dhe më quajti një hajdut. Si lojtar ishte më i miri në atë kohë por si person është një ndër më të këqinjtë që kam njohur në jetën time”. – ka thënë ai për gazetën “Tirando Paredes”.
Botërori i vitit 1990 mes Gjermanisë Perëndimore dhe Argentinës u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të gjermanëve.