Parashikimi i horoskopit nga astrologe Meri:
Dashi-Do keni keqkuptime dhe probleme. Këto kanë lidhje me komunikimin apo me njerëz të afërt. Keqdashje dhe pengesa që nuk do mungojnë.
Demi-Lajme të papritura që do ndryshojnë jetën tuaj do ju vijnë këto dy ditë. Shfrytëzojini për mirë ndryshimet dhe gjërat e reja në jetën tuaj.
Binjakët-Një thashethem do ju prishi terezinë këto ditë dhe do mendoni për një hakmarrje të madhe. Kujdes shëndetin dhe ekonominë.
Gaforrja-Do keni një kthesë të papritur në jetën dhe qëllimet tuaja. Kjo do shoqërohet me probleme në lidhje me karrierën dhe marrëdhëniet në përgjithësi.
Luani-Një lajm i papritur në lidhje me një ndryshim pune do ju gjejë të papërgatirur. Do vendoseni përballë mëdyshjeve dhe paqartësive në lidhje me vendimet që duhet të merrni.
Virgjëresha-Do keni një kthesë të mirë lidhur me planet e së ardhmes dhe të një projekti që lidhet me jashtë. Në jetën personale duhet të keni kujdes prurjet e reja.
Peshorja-Një person i dyshimtë kërkon të prishi ekuilibrat tuaja në jetën në çift apo në marrëdhëniet familjare të ngushta. Kujdes në mënyrën e komunikimit.
Akrepi-Mund të keni një propozim të papritur në lidhje me një bashkëpunim të ri. Duhet të përshtateni sa më shpejt sepse koha nuk pret.
Shigjetari-Do përjetoni një ndjesi vetmie dhe tradhëtie në çështjet erotike por do ta kaloni shpejt. Merruni me punë dhe ndryshimet që duhet të bëni.
Bricjapi-Përpiquni të jeni më të qetë në jetën personale. Do ketë persona që do duan t’ju prishin punë dhe t’ju fusin në dyshime.
Ujori-Do jeni të privilegjuar në lidhje me lajmet dhe një bashkëjetesë të re në jetën personale. Do ndaheni nga e kaluara.
Peshqit-Kujdes në shoqëri dhe ekonomi. Këto ditë do kuptoni se njerëzit që ju i keni besuar mund t’ju tradhëtojnë.