• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

18 mijë vdekje nga Covid-19?/ Mjeku Xhepa-Ramës: Gabim trashanik, pa karantinë do kishin vdekur 133 persona

09:25 : 20/04/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, SHENDETI

Profesor Gëzim Xhepa përmes një analize në rrjetet sociale, e konsideron si një gabim trashanik shifrën e ekspertëve, që i referohet Kryeministri Edi Rama, sipas të cilës nëse nuk do të ishin vendosur masat e vetëkarantimit, numri i viktimave nga Covid-19, do të ishte 18 mijë persona.

Duke iu drejtuar Kryeministri Rama, Xhepa shkruan “ekspertët tuaj kanë bërë një gabim trashanik me shifrën prej 18 000 vdekjesh që ju kanë referuar në mungesë izolimi, se në skenarin më të keq që përmendet në analizat tuaja situata e kolapsit shëndetësor italian, shifra e të vdekurve në Shqipëri nuk mund t’i kalonte 1100 të vdekur”.

“Suedia, që nuk vuri asnjë masë izoluese, u pasua nga një vdekshmëri 152 vdekje/mln (vdekje/ për 1 milion banorë). Shqipëria vetëm 9 vdekje/mln, në rrethanat e mungesës së karantinës do kishte 442 vdekje, tmerrësisht larg 18000 vdekjeve të shifrës kryeministrore.

Ky numër nuk merr parasysh ndryshimin epidemiologjik që shfaqi popullata e Evropës Lindore karshi asaj perëndimore në ndjeshmërinë, prekjen dhe agresivitetin e COVID-19, ku shifrat rezultojnë rreth 70% më të ulta. Pra numri i vdekjeve në mungesë karantine do na rezultonte rreth 133”, shkruan Xhepa.

Komenti nga Profesor Gezim Xhepa

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

A do të pasohej mungesa e karantinës nga 18000 viktima?!

Përballë kësaj deklarate të kryeministrit, ndjeva presionin e shifrave të kobit, të përllogaritura nga kompetentë në krah të tij, që induktuan në Shqipëri një nga karantinat më të egra, më riskioze dhe më recesionuese në Evropë!!!

E anashkalova si deklaratë, pasi e konsiderova lapsus politik dhe jo manovër politike, për vetë infatilitetin dhe butaforinë, që mbante në vete. Por fushata propagandistike mediatike që e shoqëroi, si dhe numri befasisht i ulët i moshës së tretë në qarkullim, gjatë fashës së lirisë orare të të shtunës, më bënë të reflektoj, se fatkeqësisht shifra ishte marrë seriozisht dhe kish suprimuar, duke ngjallur panik. Po marr përsipër të bëj argumentim të ftohtë matematik nga worldmeters of coronavirus!!!

Së pari: Suedia, që nuk vuri asnjë masë izoluese, u pasua nga një vdekshmëri 152 vdekje/mln (vdekje/ për 1 milion banorë). Shqipëria vetëm 9 vdekje/mln, në rrethanat e mungesës së karantinës do kishte 442 vdekje, tmerrësisht larg 18000 vdekjeve të shifrës kryeministrore. Ky numër nuk merr parasysh ndryshimin epidemiologjik që shfaqi popullata e Evropës Lindore karshi asaj perëndimore në ndjeshmërinë, prekjen dhe agresivitetin e COVID-19, ku shifrat rezultojnë rreth 70% më të ulta. Pra numri i vdekjeve në mungesë karantine do na rezultonte rreth 133.

Së dyti: Në media u transmetua me bujë se z. Tsipras vlerëson mjaft lart strategjinë e izolimit dhe bllokimit të gjithë jetës së vendit nga qeveria shqiptare dhe anashkalon problematikat e këtij bllokimi jo vetëm për ekonominë, por edhe viktimat që prodhohen nga nxjerrja jashtë loje dhe futja në kolaps të shërbimit shëndetësor. Z. Tsipras me strategjinë tuaj ju keni vetëm 2 vdekje/ mln më shumë. Pyetja është e thjeshtë: A është shembull për t’u marrë Shqipëria?! Ne me strategjinë tuaj, jo totalisht mbytëse, do kishim vetëm 5 vdekje më tepër, ose 31 vdekje

Së treti: Po trumbetohet me forcë suksesi i izolimit shqiptar në raport me rajonin dhe shoh ekzaltim butaforik, pa përllogaritje të dëmeve, që po pasojnë kohëzgjatjen dhe agresivitetin e këtij izolimi. Vdekjet/ mln në rajon në rend ngjitës janë Bullgaria 6, Mali i Zi me 8, Shqipëria 9, Greqia 11, Kroacia 11, Serbia 14, Bosnje Hercegovina 15, Maqedonia 24, Sllovenia 36.

Shifrat dëshmojnë se nuk jemi as vendi që duhet marrë shembull dhe as më i problematiku në rajon. Duke ju kthyer tendencave për ligjërimin e problematikave të një karantine kaq agresive, numri i vdekjeve në Shqipëri do të varionte në vlerë absolute nga 18 (në situatën bullgare) deri në 108 (në situatën Sllovene). Një pyetje e thjeshtë per epidemiologët, sa janë viktimat e një epidemie gripi të zakonshëm në Shqipëri…?!!! Sa vdekje pritet të shkaktojë traskurimi i sëmundjeve kronike dhe jeta sedentare e moshës së tretë, në kushte të daljes jashtë sistemit e QSUNT për gjithë periudhën e izolimit…?!!!

Zoti Kryeministër, ekspertët tuaj kanë bërë një gabim trashanik me shifrën prej 18 000 vdekjesh që ju kanë referuar në mungesë izolimi, se në skenarin më të keq që përmendet në analizat tuaja situata e kolapsit shëndetësor italian, shifra e të vdekurve në Shqipëri nuk mund t’i kalonte 1100 të vdekur.

I kthehem një analize disi më profesionale për rastet e reja që dalin dhe që evidentohen nga tamponimi i popullatës target, të kontakteve të drejtpërdrejta me koronavirusin. Të jemi të ndërgjegjshëm, që këto raste nuk influencohen nga karantina dhe agresiviteti i saj. Pasi këto raste shpesh janë në rrethin e ngushtë, ku nuk penetrojnë masat e karantinës, si p.sh.: brenda familjes së vogël, brenda një fisi, apo miqësie të ngushtë, etj. Në këtë popullsi, shkalla e infeksiozitetit rezulton nga 5 deri në 10% (jo për meritë të karantinës). Në këto rrethana janë serotestet në personat tampon negativ, që do vërtetonin nëse kjo është rezistencë gjenetike, apo skalionet e të infektuarve janë të fundit në një rreth social tashmë të imunizuar nga kalimi i virusit…!!!

Gjithë këtë analizë modeste e bëra, për të inkurajuar çlirimin e masave të izolimit, zbutjen e tyre, dhe kthimin gradual në normalitet të jetës sociale, ekonomike dhe atë shëndetësore në vend. Për dikë që shqetësohet nga analiza ime jo prej specialisti të mirëfilltë, po e sqaroj se analiza e mësipërme është më tepër matematike, se sa mjekësore…!!!

Etiketa: Ramaviktimaxhepa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

Ana Lika pranon lidhjen me futbollistin shqiptar: Kam thyer shumë zemra vajzash

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com