• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Më stresoi Covid-19, mbeta pa punë”/ Rreh gruan me grushta në sy të fëmijës së mitur, zbardhet dosja

15:35 : 19/04/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Padyshim që stresi gjatë karantinës shumë njerëz po i tjetërson. Shumë të tjerë po nxjerrin pjesën e tyre më të keqe me të afërmit. Një burrë u arrestua në Tiranë pasi dhunoi bashkëshorten E. H, një 29-vjeçare e cila pasi u dëmtua nga një gotë qelqi i kishte kërkuar bashkëshortit ta dërgonte për mjekim në spital. Por kur burri tentoi të ndizte makinën, mjeti nuk u ndez, atëherë ai iu kthye asaj duke e goditur me ç’të mundej.

Gruaja i tha policisë – përmendet në dosje – se veç urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes do të kërkojë divorcin. Ndërkohë i akuzuari, tashmë i arrestuar, mohoi gjithçka, duke shtuar se gjithë fajet i kishte Covid-19 që e kishte mbyllur në shtëpi dhe e kishte lënë pa punë.

Kjo fabul e pabesueshme dhune përfundoi me arrestimin e A.H, i kallzuar nga bashkëshortja pranë komisariatit më të afërt në zonën ku çifti jeton me qera. Gruaja ka treguar jetesën e çiftit në emigracion dhe më pas marrëdhënien e tensionuar që ka kulmuar gjatë karantinimit.

“Më datën 12 prill tek po laja enët, një gotë m’u thye në dorë dhe më dëmtoi, preva dorën. Njoftova ambulancën dhe më dërguan në Spitalin Ushtarak ku pasi mora mjekimin u ktheva në shtëpi. Në datën 13 prill, i thashë bashkëshortit që të më dërgonte në spital për të mjekuar plagën.

Si fillim bashkëshorti im telefonoi dhe mori leje për të lëvizur me makinë. Në momentin që ne zbritëm bashkë me djalin, burri konstatoi se kishte harruar dritat e makinës ndezur dhe automjeti nuk ndizej. Thirri shokun e tij i cili erdhi menjëherë dhe e ndihmoi.

Lexo edhe:

Saga 20 vjeçare për legalizimin e banesës në Fier

Emri i tij përmendet 43 herë/ Kush është shqiptari i përfshirë në dosjen e Jeffrey Epstein

Gjatë rrugës për në spital ai vazhdoi të grindej me mua pasi ishte i nxehur nga problemi I makinës, pastaj vazhdoi duke më ofenduar dhe më tej fillloi të më godasë me grushta në prezencë të djalit të vogël”, ka treguar e dhunuara.

E dhunuara përshkruan në kallëzimin e saj se kjo gjendje dhune ka vijuar me breshëri shuplakash në fytyrë, në kokë e mandej në trup. Jo vetëm kaq, por i nevrikosur bashkëshorti ka ndryshuar edhe destinacion. Ai nuk e ka çuar aspak në spital. “Ai ktheu makinën, më zbriti tek pallati dhe më tha “mjekohu ku të duash”, rrëfen gruaja.

Me dorën e fashuar, me fëmijën në krahë që qante nga frika, gruaja ka telefonuar të motrën për t’i kërkuar ndihmë.
“Erdhi motra dhe më mjekoi, pastaj ajo qëndroi në shtëpi që kur të kthehej ai mos të vazhdonte sërisht dhunën”, thotë ajo. Pikërisht prania e kunatës në shtëpi e ka shtyrë burrin që, kur u kthye në banesë, mos të ndërmarrë asnjë veprim tjetër, por pa thënë asnjë fjalë ai është mbyllur në një nga dhomat e shtëpisë. Sidoqoftë sherri ka vijuar në ditën në vazhdim.

“Në orën 9.30 minuta dëgjova zhurma tek dhoma dhe shkova për të parë se çfarë po bënte. Ai po griste rrobat e veta dhe pastaj më goditi sërisht me grushta dhe shkelma dhe doli prapë nga shtëpia”, tregon gruaja. E gjendur në këtë situatë të vështirë, gruaja e dhunuar ka telefonuar menjëherë policinë duke kërkuar urdhër mbrojtjeje pasi siç ka shtuar “nuk parashikonte më dot asnjë veprim të partnerit”. Përveç urdhërit të menjëhershëm, e reja ka paralajmëruar se nga ky tensionim i situatës, ajo do t’i drejtohet edhe gjykatës për të kërkuar divorcin.

Por psikologët e policisë që morën kallëzimin e gruas së dhunuar mendojnë që grindjet mes çifitit si edhe dhuna duhet të kenë qenë prezente mes tyre më herët. Oficeri i policisë T.M. përshkruan në procesverbalin që Gazeta “Si” disponon: “E.H në momentin e kallëzimit ishte shumë e tronditur, ndjehej e kërcënuar për jetën nga bashkëshorit i saj dhe dyshohet se ai mund të jetë edhe përdorues i lëndëve narkotike”.

Pasi burri është arrestuar për akuzën e dhunës, ai ka ngritur supet dhe ka kërkuar falje dhe gjithë fajet ia ka hedhur koronavirusit. A. H mohon të ketë ushtruar dhunë, por vetëm të ketë ngritur zërin pasi ishte në gjendje të rënduar nga karantinimi në shtëpi, si dhe nga mungesa e mjeteve ekonomike për të ushqyer fëmijën e vogël të moshës gjashtë vjeçare.

Në rrëfimin që ai firmosi para policisë burri tregon: “Si pasojë e Covid-19, duke qenë se liria është kufizuar dhe puna është pezulluar, ditët e fundit kemi pasur debate verbale me bashkëshorten. Debatet janë vetëm për shkaqe ekonomike. Unë ndodhem në gjendje të rënduar emocionale, për situatën ku ndodhem pasi kemi një djalë 6 vjeç për të rritur. Por me bashkëshorten i kemi sqaruar mosëmarrëveshjet”.

Pavarësisht këtij rrëfimi, burri është arrestuar dhe pritet të mos ketë rrethanë lehtësuese në çastin që do dalë përpara Gjykatës. /gazetasi/

Etiketa: dosja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Saga 20 vjeçare për legalizimin e banesës në Fier

22:12 : 28/05/2026
AKTUALITET

Emri i tij përmendet 43 herë/ Kush është shqiptari i përfshirë në dosjen e Jeffrey Epstein

12:05 : 10/02/2026
AKTUALITET

Shtyhet më 15 janar seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”

11:45 : 30/12/2025
AKTUALITET

Skandali / Andis Papa “bleu” 10 mln euro çokollata me paratë e AKSHI-t, dëshmia e biznesmenit

18:33 : 22/12/2025
AKTUALITET

“Nga Palloshi i gjatë” te “Kapo”/ Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t: Rama ka rënë në rrjetë!

20:03 : 21/12/2025
AKTUALITET

Sot seanca paraprake për Erion Veliajn, çfarë pritet të ndodhë me dosjen

08:12 : 12/11/2025
Para

Lëvizte pa autorizim dhe dhunoi policët, prangoset 32-vjeçari

TË GJITHA

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom