• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mesazhi i Kryepiskopit Anastas Pashkë 2020: Mos kini frikë, ajo është një këshilluese e keqe e njeriut

21:00 : 15/04/2020
në AKTUALITET

Pashkët e këtij viti u pritën ndryshe në mbarë botë. Covid -19 gjunjëzoi globin dhe kujdesi për të qene të shëndetshëm dhe mposhtur virusin nuk lejoi që njerëzit të festonin si çdo vit tjetër, pranë njëri tjetrit. Kryepeskopo Anastas në prag  të pashkëve Ortodhokse ka një mesazh për të gjithë besimtarët

Mesazhi

Një nga dhuratat kryesore që na fali Zoti i Ngjallur, theksohet në himnin e periudhës paskale: “Kur ishin dyert mbyllur, Jisui iu shfaq nxënësve, u largoi  frikën dhe u dha paqen”. Me fuqinë që na jep kjo lloj mospasjeje frikë, nxënësit që më parë ishin rrëzuar prej “frikës së judenjve”, u treguan “në të gjitha kombet” apostuj të patrembur, dëshmitarë të Ngjalljes së Tij.

Frika është një këshilluese e keqe e njeriut. Ajo depërton me mënyra të ndryshme në mendimin dhe në vullnetin tonë, duke na ulur rezistencën dhe kreativetin. Te njeriu frikën e shkaktojnë  shkaqe të ndryshme: konfliktet e armatosura, katastrofat natyrore, sëmundjet epidemike, si pandemia e tanishme e COVID-19, që ka tronditur mbarë njerëzimin. Në nivelin personal frikë shkaktojnë armiqësitë, padrejtësitë, konfliktet e ndryshme individuale, por shpesh edhe dobësitë tona. Frika njerëzore kulmon veçanërisht kur njeriu ndodhet para vdekjes.

“Mos kini frikë” (Matth. 28:10) u tha Krishti i Ngjallur grave miroprurëse; “Paqe mbi ju” i përshëndeti Ai nxënësit e Tij dhe shtoi: “Merrni Shpirt të Shenjtë” (Jn. 20:22). Jeta juaj do të mbështetet në fuqinë dhe në veprimin e vazhdueshëm të Shpirtit të Shenjtë brenda qenies suaj. Që nga ajo kohë, Shpirti i Shenjtë i fuqizon të gjithë nxënësit e Tij, duke e lidhur të mospasurit frikë me paqen dhe dashurinë. Dhe për më tepër, Zoti i siguroi se do të jetë bashkë me ta, gjithë ditët “deri në mbarim të jetës” (Matth. 28:20).

Lexo edhe:

“Krishti u ngjall”! Besimtarët e krishterë në Durrës kremtojnë Pashkët

Papa Françesku shfaqet të dielën e Pashkës: Asnjë paqe nuk është e mundur pa çarmatim të vërtetë

Ekziston një lidhje organike midis të mospasurit frikë, që na e dhuron Krishti, dhe frikës së Perëndisë, që është “fillimi i diturisë” (Fjalët e Urta 9:10) dhe që do të thotë përgjëratë, shpresëtari, ndërgjegjësim për praninë e Tij. Kjo frikë Perëndie është burimi jetësor, që fuqizon mospasjen frikë. Ai që ka frikë Perëndinë, nuk frikësohet nga askush dhe nga asgjë. Kjo mospasje frikë, së cilës i referohemi nuk ka asnjë lidhje me optimizmin abstrakt, por mbështetet te besimi në Perëndinë dhe në dashurinë e shprehur me vepra.

Ndjesia e pranisë së vazhdueshme të Perëndisë e dëbon frikën përgjatë ecurisë sonë të përditshme: “Sepse edhe po të eci në mes të hijes së vdekjes, nuk do të kem frikë të këqijat, sepse ti me mua je”(Ps. 22:3), na siguron psalmisti. Dhe një poet i brezit tonë plotëson: “Kur je krah meje dehem nga lavdia Jote. As edhe veten time nuk e kam më frikë”.

Sot, mendimi dhe sjellja jonë janë robëruar nga koronavirusi. Por, ne nuk duhet ta lejojmë këtë armik të padukshëm të na gjunjëzojë. Teksa qëndrojmë në shtëpi, nuk duhet të izolohemi, përkundrazi, le ta mbështesim njëri-tjetrin, me fjalë dhe veprime të thjeshta, me heshtje të dhembshur, me dëshirë të mirë dhe gëzim. Për më tepër nuk duhet të kufizohemi duke mbështetur vetëm familjen tonë; le ta zgjerojmë interesimin tonë edhe te miqtë, tek ata që ndodhen afër dhe larg. Është nevojë urgjente që të marrim pjesë në betejën për çlirimin nga sindroma e frikës, e cila po përhapet rreth nesh në mënyrë të pakontrolluar. Nuk do të na braktisë Perëndia! Diçka e mirë do të dalë edhe nga kjo sprovë e madhe. Kjo luftë, e paparë ndonjëherë, do të fitohet me anë të mobilizimit të përgjithshëm, mbarënjerëzor të solidaritetit.

***

Të mospasurit frikë, që na fal Krishti, kulmon para vdekjes. Kjo frymëzohet nga bindja se: “Edhe nëse rrojmë pra, edhe nëse vdesim, të Zotit jemi” (Rom. 14:8). “Askush le të mos e ketë frikë vdekjen” na mëson shën Joan Gojarti, “sepse prej saj na çliroi vdekja e Shpëtimtarit”. Gjithë kremtimi i Pashkës shtjellon dhe fuqizon këtë përvojë themeltare të Kishës sonë. Siguria për kapërcimin e vdekjes na ofron një perspektivë të ndryshme në jetën e përditshme: “Ne e dimë se kemi shkuar prej vdekjes në jetë, dhe këtë e dimë, sepse i duam vëllezërit” (1Jn. 3:14). Kjo është eksperienca ndër shekuj e njerëzve të panumërt, që jetojnë besimin dhe dashurinë më Krishtin. “Frikë nuk ka në dashuri, por dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën” (1Jn. 4:18).

Pashkë të mbarë, vëllezërit e mi!  Me Ngjalljen brenda nesh! Le të bëhet zemra jonë “tempull i Perëndisë së gjallë” (2Kor. 6:16). Befasisë dhe shqetësimit që shkaktoi kjo pandemi e dhimbshme, le t’i kundërvëmë të mospasurit frikë që na fal Krishti i Kryqëzuar dhe i Ngjallur. Një mospasje frikë plot me paqe dhe solidaritet.

Sivjet nuk do të mund ta transmetojmë dritën e Ngjalljes, nga njëra llambadhë te tjetra. Le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mospasjes frikë që na fal Krishti nga njëra zemër te tjetra! Krishti u Ngjall!

Etiketa: pashket

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Krishti u ngjall”! Besimtarët e krishterë në Durrës kremtojnë Pashkët

13:26 : 20/04/2025
BOTA

Papa Françesku shfaqet të dielën e Pashkës: Asnjë paqe nuk është e mundur pa çarmatim të vërtetë

13:02 : 20/04/2025
AKTUALITET

Sali Berisha uron besimtarët: Pashkën tjetër ta kremtojmë pa antikrishtin në trojet tona

12:56 : 20/04/2025
AKTUALITET

“Të ndalim dimrin demografik”, mesazhi i Arqipeshkvit Arjan Dodaj në vigjilje të Pashkës

19:59 : 19/04/2025
AKTUALITET

Dom Gjergj Meta u uron besimtarëve Festën e Pashkëve: Krishti u ngjall, me të vërtetë u ngjall!

10:15 : 19/04/2025
AKTUALITET

Përfundojnë Pashkët/ Fluks në doganën e Kakavijës, nis kthimi i emigrantëve në Greqi

18:54 : 06/05/2024
Para

Ditë tragjike për Francën/ Shënohen 1438 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

TË GJITHA

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com