• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëshmia e plotë e “të penduarit të lazaratit”, ja si u vra efektivi i RENEA-s

08:25 : 12/09/2016
në AKTUALITET

Rrëfimi i një dëshmitari të mbrojtur, banor i fshatit rebel, ka qenë “asi nën mëngë” i Prokurorisë për Krimet e Rënda për të provuar akuzat e ngritura ndaj 10 të pandehurve të dosjes “Lazarati 1”.

Fakti i mbajtur në sekret, del në dritë në vendimin e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Trupi gjykues i është referuar kësaj dëshmie si një nga provat më kryesore të Akuzës. Dëshmitari, i futur në programin e bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, me identitet të ndryshuar, me iniciale B. H., ka rrëfyer para prokurorëve lëvizjet dhe pozicionet e personave të armatosur në qershor 2014 në Lazarat, që i bënë rezistencë policisë në operacionin e saj antikanabis. Në dëshminë e tij, e siguruar e plotë nga gazeta “Panorama”, përveç disa prej të pandehurve, bashkëpunëtori i Drejtësisë ka identifikuar si pjesë të rebelëve edhe dhjetëra persona të tjerë, që nuk figurojnë të jenë vendosur në përgjegjësi penale më vonë. Në vijim zbardhet dëshmia e plotë e dëshmitarit të mbrojtur.

DESHMIA E PLOTE

Jam paraqitur sot në Prokurori me vullnetin tim për të deklaruar aq sa unë di lidhur me ngjarjet e ndodhura në fshatin Lazarat gjatë muajit

qershor të vitit 2014. Unë jam banor i këtij fshati. Gjatë datave 14 – 17 qershor të vitit 2014, unë kam lëvizur në mënyrë të vazhdueshme brenda këtij fshati dhe kam parë, vënë re dhe marrë informacione se si disa banorë të këtij fshati kanë kundërshtuar me armë, duke qëlluar në drejtim të forcave të Policisë, kur forcat e policisë po tentonin të hynin në këtë fshat nga disa drejtime me qëllim marrjen e kontrollit dhe për sekuestrimin e kanabisit të kultivuar apo të magazinuar në banesat e banorëve. Të akuzuarit e “Lazarati 1” në Gjykatë Si person që banoja në këtë fshat, kisha ardhur në dijeni se policia ishte organizuar për t’u futur në fshat dhe se në ndihmë të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Gjirokastër kishin ardhur forca të shumta policie për t’ mbështetur. Policia në ditët e para, me sa dijeni kisha unë, ishte e vendosur për rreth fshatit Lazarat dhe konkretisht: te lokali i Sh. Boci tek rrapi në lagjen Kordhoc; forcat RENEA ishin të vendosura mbi fshatin Derviçan, te vendi i quajtur Manastiri; mund të kishte dhe shërbime të tjera policore në terren, por vetëm këto ishin të pozicionuara në mënyrë të dukshme. FRIKA PER KANABISIN Në datën 15.06.2014, kam qenë në fshatin Lazarat dhe në mbrëmje, nuk më kujtohet ora e saktë, kam qenë në qendër të fshatit, në afërsi të shkollës fillore “Baba Rexhepi”. Kam dëgjuar banorët e fshatit që bisedonin dhe thoshin që policia ka rrethuar fshatin dhe do të ndërhyjë në fshat. Ndër të tjera, shprehnin shqetësimin se do të korrnin hashashin, do të kontrollonin banesat dhe do të fusnin njerëzit në burg. Nga qendra e fshatit njerëzit filluan të largoheshin me makina, ashtu edhe në këmbë. Vura re se filluan të qëllonin me armë në fshat nga vende të ndryshme, në mënyrë të pakontrolluar dhe të pavarur nga njëri­ tjetri. Unë u largova nga qendra e fshatit me automjetin tim në shtëpi. Gjatë lëvizjes sime nga qendra e fshatit për te shtëpia, vura re shtetasit Emiljano A. dhe M. Bocai, të cilët erdhën me një fuoristradë tip “Toyota”, ngjyrë gri, nga drejtimi i kryqëzimit të X. R. dhe u ndaluan.

Lexo edhe:

Emigranti shqiptar i nxori nga lumi, dy fëmijët nuk ia dalin dot, pësojnë vdekje klinike

Sulmi ndaj Iranit, Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën

Te kapanoni i shtetasit R. M. kanë qenë një grup personash që kanë hapur zjarr drejt Policisë dhe konkretisht shtetasit R. M., Xh. M., A. A., A. A., J. B., A. A., R. P., V. A., L. B., A. R., E. A. dhe E. B.”.

TE KERKUARIT NGA DREJTESIA

Sipas informacioneve të marra nga burimet e mia në fshat, kanë marrë pjesë në rezistencën ndaj forcave të Policisë dhe persona të cilët nuk kanë qenë banorë të fshatit Lazarat, por ndodheshin aty për arsye se fshiheshin nga Drejtësia apo kishin ardhur për të organizuar trafiqe të ndryshme. Gjithashtu, sipas informacioneve të marra, paraditen e datës 16.06.2014, së bashku me shtetasit e identifikuar nga ana ime që qëllonin në drejtim të Policisë nga qendra e fshatit, kanë qenë me fytyrë të maskuar dhe shtetasit, A. B., J. K., V. A., E. M. etj. Ndërsa në afërsi të banesës së shtetasit S. B., sipas informacionit të marrë, kanë hapur zjarr ndaj policisë shtetasit F. G., B. A., U. T., etj. Nga informacionet e mbledhura në lidhje me lagjen “Gjokaj”, nga atje kanë hapur zjarr shtetasit (dëshmitari radhit gjashtë emra të tjerë).

Lajme të lidhura

RAJONI

Emigranti shqiptar i nxori nga lumi, dy fëmijët nuk ia dalin dot, pësojnë vdekje klinike

14:58 : 13/06/2025
Lajmet e Dites

Sulmi ndaj Iranit, Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën

14:55 : 13/06/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

14:34 : 13/06/2025
AKTUALITET

Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

14:25 : 13/06/2025
AKTUALITET

Autostrada Tiranë-Durrës mbuluar nga vaji, rrezik për këmbësorët dhe shoferët/ VIDEO

14:19 : 13/06/2025
AKTUALITET

Zbulohet vatra e parë e murtajës në juglindje të vendit

14:02 : 13/06/2025
Para

126 kompani falimentuan gjatë 8 muajve, pas Vlorës renditet Tirana

TË GJITHA

Emigranti shqiptar i nxori nga lumi, dy fëmijët nuk ia dalin dot, pësojnë vdekje klinike

14:58 : 13/06/2025

Sulmi ndaj Iranit, Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën

14:55 : 13/06/2025

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Artan Gaçit, nuk pranon heqjen e sekuestros për 5512 m2 tokë

14:34 : 13/06/2025

Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

14:25 : 13/06/2025

Autostrada Tiranë-Durrës mbuluar nga vaji, rrezik për këmbësorët dhe shoferët/ VIDEO

14:19 : 13/06/2025

Zbulohet vatra e parë e murtajës në juglindje të vendit

14:02 : 13/06/2025

Arsyeja/ Shtyhet seanca në GJKKO për Veliajn

13:55 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com