Luigi Soreca ka publikuar një status në Twitter ku tregon se disa studentë nga Universiteti Politeknik i Tiranës po ndihmojnë mjekët në luftën kundër COVID-19 duke krijaur dhe shpërndarë maska.
“Studentët nga Universiteti Politeknik i Tiranës po ndihmojnë mjekët në luftën kundër # COVID-19. Sipas projektit 3DIMPACT të financuar nga EU, ata kanë prodhuar më shumë se 200 maska mbrojtëse të shtypura 3D për Spitalin Nënë Tereza në Tiranë. 300 maska të tjera për tu dorëzuar”, shkruan Soreca.
Këshilltari i CDU dhe kancelares gjermane Angela Merkel, Martin Henzeka reaguar më një status duke iu drejtuar ambasadorit se sjellja e tij është e turpshmepër BE-në.
Henze i referohet edhe nxjerrjes së tankeve në rrugë duke publikuar një foto nga Tirana teksa shkruan se me siguri benzina e tyre është financuar nga paratë e ndihmës së BE
“Ambasador, sjellja juaj është e turpshme për BE-në, tanket janë goditur në AL, me siguri benzina e tankeve është financuar nga paratë e ndihmës së BE, materiali, testet, pajisjet mungojnë, njerëzit vdesin për shkak të politikës së katastrofës së Ramës, etj. Ata raportojnë 300 maska, me 2.8 mio.inhabit”, shkruan Henze.