Dashi-Nëse përpikëria nuk është pika juaj e fortë, sforcohuni që të jeni të tillë tani dhe në vazhdim: mund t’ju hapen probleme të mëdha dhe serioze jo vetëm në punë, nëse nuk ndryshoni në këtë drejtim.
Demi-Një vizitë e papritur ose një takim me dikë që nuk e shihni prej kohësh. Do të jeni tepër aktiv për të thelluar kontakte dhe takime të reja. Veçanërisht shumë me fat do të jenë ata që kanë lindur ditën e mërkurë.
Binjakët-Është momenti më pak i përshtatshëm për ta lëshuar veten: jeni të kujdesshëm ndaj gjithçkaje që do të keni përreth jush, arsyen do ta kuptoni shumë shpejt. Qëndroni larg njerëzve që nuk janë të ndershëm.
Gaforrja-Keni nevojë që të çlodheni: nëse keni mundësi këtë të premte bëjeni të gjithën pushim larg nga zhurmat e qytetit, të trafikut apo nga problemet e ndryshme në familje.
Luani-Të mendoni në mënyrë nostalgjike për të kaluarën nuk është edhe aq keq. Por nëse partneri juaj ju ka shfrytëzuar, sot është dita më pak e përshtatshme për t’ia thënë.
Virgjëresha-Do të kaloni një sërë provash sot, sepse Marsi do të ndikojë në shenjën tuaj dhe do të bëjë gjithçka për t’ju çorientuar. Kënaquni me ato çfarë keni.
Peshorja-Hëna do t’ju lejojë që të merrni një vendim të rëndësishëm. Po kështu do t’ju mbështesë edhe Mërkuri. Në punë do të bëni zgjedhje të zgjuar. Në dashuri mos i idealizoni gjërat.
Akrepi-Do të ndiheni shumë mbrojtës dhe sentimental sot. Do të bëni një njohje të rëndësishme. Mundohuni që të jeni korrektë dhe të mbani premtimet që keni dhënë. Jetë në çift do të jetë e vështirë.
Shigjetari-Do të vini në zbatim një projekt që e keni për zemër dhe përpiquni ta realizoni në kohë të reduktuar: jepni gjithë dashurinë dhe impenjimin e mundshëm sepse nuk do të pendoheni aspak!
Bricjapi-Dashuria mund të kalojë në heshtje nëse nuk do të arrini të jeni më të hapur dhe të liroheni nga paragjykimet e vjetra. Nëse jeni të pasigurt, mundohuni që të gjeni kohë për të rregulluar disa situata.
Ujori-Jepini kohë kohës dhe do të shihni se një person që nuk kishte besim te ju, së shpejti do t’ju rikontaktojë. Ditë veçanërisht stresuese sot për ata që kanë lindur nga ora 12.00 deri më 16.00.
Peshqit-A jeni të sigurt se lidhja juaj është solide? Mos jepni asgjë për t’ju kthyer…Hëna do të favorizojë takime të çuditshme, sidomos në mbrëmje. Bëni kujdes ndaj një personi që i përket shenjës së shigjetarit.












