Të parin denoncim që PS bëri për të ashtuquajturat “paregullsi” të PD në zgjedhjet në Dibër, e bëri për një material që sipas saj PD po shpërndan në shkelje të Kodit Zgjedhor në qendat e votimit.
PS thotë se bëhet fjalë për një material propagandistik. Por sipas shkresës së PD dmateriali u kërkon vëzhguesve që të jenë të kujdesshëm e të ruajnë votën që të mos manipulohet.
Kjo është një thirrje normale për respektimin e votës së lirë, por që në momente tensioni Partia Socialiste ka tentuar ta hiperbolizojë duke e cilësuar si ngjarje të rëndë.
Ndërkohë në një tjetër foto, Partia Socialiste pretendon se votuesit e Partisë Demokratike kanë fotografuar votënnë qendrën e votimit nr.1130, në fshatin Pekë të njësisë administrative Melan.
Sipas njoftimit të Partisë Socialiste, vota është fotografuar nga një votues i kandidatit të koalicionit të opozitës Sherefedin Shehu.
Por nëse e shikon me detaje fotografinë, shihet që ajo është bërë me photoshop dhe jo nga një aparat celular. Në cep të fotografisë shihen gërmat e një programi dhe që rrëzon tërësisht pretendimin e socialistëve.
Përpos kësaj, nuk ka asnjë motiv përse Partia Demokratike duhet të udhëzojë militantët e vet për fotografim votash, ndërsa mazhoranca përpiqet të flasë me siguri se kjo foto është bërë nga një militant i opozitës.
Nga Boldnews.al