Ish-kryeministri Berisha ka reaguar për dhunën që ka pësuar sot biznesmeni i huaj Faad Mitrin. Ky i fundit është përfaqësuesi i një kompanie multimiliardiere, e cila ka projektin më të madh të investimit prej 1.5 miliardë euro në Gjirin e Lalzit. Sipas ish-kryeministrit, ngjarja e sotme nuk ishte një sherr i zakonshëm, por një tentativë për vrasje.
Reagimi i Berishës
Aksidenti ndaj Mitrit, perpjekje per te vrare ate dhe larguar kompanine e madhe qe ai perfaqeson nga Shqiperia!
Te dashur miq, sot u be nje perpjekje per te eleminuar fiziksht Faad Mitrin, perfaqesuesin e nje kompanie multimiliardiere, e cila ka projektin me te madh te investimit prej 1.5 miliarde euro ne turizem ne Gjirin e Lalzit ne Shqiperi. Ata te cilet i organizuan vrasjen me aksident automobilistik jane eksponente te mafjes qeveritare, te cilet kishin dale ne prite t’i merrnin jeten nje njeriu, qe me perkushtim te jashtezakonshem ka punuar per realizimin e projektit me investimin me te madh ne fushen e turizmit ne historine e vendit tone.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete krim te mafies qeveritare dhe uruar sherim te shpejte e te plote te plagosurve ne kete aksident te kurdisur per vrasje personi, i bej thirrje prokurorise se shtetit me urgjence te vendose para ligjit autoret e ketij krimi te shemtuar! sb