Mbi 54 mijë qytetarë kanë aplikuar për leje daljeje gjatë ditës së hënë, bazuar në rregullat e reja të vendosura nga Qeveria, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Referuar të dhënave nga policia, e cila aprovon lejet, përmes portalit e-albania kanë kërkuar leje 54406, që janë aprovuar.
Referuar orareve të lëvizjes, ora 10:00-11:00, ka pasur kërkesat më të larta me mbi 15 mijë leje, ndërsa më pas vjen orari 09:00-10:00, për të cilën kanë kërkuar leje mbi 10 mijë persona.
Referuar të dhënave grupmoshat që kanë kërkuar më shumë leje është ajo 30-39 vjeç, e pasuar nga 40-55 vjeç.
Bazuar në rregullat e reja të lëvizjes, brenda fashës 05:00-13:00, prej ditës së sotme, vetëm një person nga një familje mund të marrë leje për të bërë pazare dhe leja e daljes nuk zgjat më shumë se 60 minuta.
Aplikimi për leje mund të bëhet përmes portalit e-albania, ku leja mund të aprovohet menjëherë, ose përmes një mesazhi falas në numrin 55155, ku shkruhet numri i kartës së Identitetit dhe orari kur qytetari kërkon të lëvizë nga banesa.
Ndërkohë ka pasur me mijërsa ankesa lidhur me mosfunksionimin e portalit e-albania.
Cfarë lejesh janë këto?
Këto janë leje për këmbësorët, që duhet të dalin nga shtëpia për arsye pazari, farmacie, apo shërbesa të tjera.
Si mund të aplikoj për këtë leje?
Aplikimi nëpërmjet internetit:
Klikoni e-albania.al , ose nëpërmjet aplikacionit e-albania të cilin mund ta shkarkoni në smartfonin tuaj dhe të kërkoni shërbimin “Leje për dalje”.
Për të aplikuar për këtë shërbim ju duhet të jeni i identifikuar në portal. (Regjistrohu në portal nëpërmjet të dhënave të kartës suaj të identitetit nëse nuk jeni regjistruar më parë)
Aplikimi me anë të sms në telefon:
Ata qytetarë që nuk kanë mundësi të aplikojnë në internet, mund të dërgojnë një mesazh të thjeshtë në numrin 55155 me tekst: Numri i kartës së identitetit dhe orën e daljes.
Psh: J12345678L 0930
3. Kur e marr miratimin e lejes kur aplikoj nga e-albania?
Aplikimi nga aplikacioni e-Albania, miratohet automatikisht në moment dhe ju vjen në emailin tuaj, dhe në numrin e telefonit nëse keni regjistruar numrin tuaj gjatë aplikimit.
4. Kur e marr miratimin kur aplikoj me sms në 55155?
Kur aplikohet me sms, miratimi për lejen e kërkur vjen një ditë më vonë, pra të nesërmen.
Psh: Nëse dërgon një mesazh ditën e hënë, miratimi në sms vjen ditën e martë dhe qytetari mund të dalë ditën e mërkurë.
5. Për sa kohë është e vlefshme leja?
Leja është për një datë të caktuar, dhe zgjat vetëm 1 orë.
6. A mund të leviz me automjetin tim me ketë leje?
Jo, leja është për këmbësorët.
7. Sa herë që më duhet të dal, duhet të aplikoj?
Po, ju duhet të aplikoni sa herë që ju nevojitet të dilni për të bërë pazar, për të shkuar në farmaci apo shërbesë tjetër që mund të keni.
8. Shtetasit e huaj si mund të aplikojnë? /How can the foreign citizens apply for a pemission?
Shtetasit e huaj mund të aplikojnë për një leje për dalje ditore duke dërguar një sms në numrin 55155 me formatin “F IDnumber Time”
The foreign citizens may apply for a one time per day pemission by sending a text message at the number 55155 with the format “F IDnumber Time” (F stands for Foreigner)
Example: F J1234567G 0930
9. Po për të shkuar në pune duhet të aplikoj?
Jo, për të shkuar në punë si këmbesor, nuk nevojitet aplikim për leje.
10. Po për të shkuar në spital vjen kjo leje?
Në rast se ju do të shkoni në këmbë në spital, po vlen.