• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Elisë, ku je o frymëzim, “Skënderbeu” ka nevojë!

20:02 : 23/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Sot është luftë ministreshë! Gjenerali, strategu, kryekomandanti yt Edi Rama ka nevojë. Shpata e tij nuk vërgëllin si më parë, i është futur në këllëf dhe po i kthehet në “thikë të ndryshkur”. Ai po qëndron i mbyllur në kalanë e re në Surrel, e sërish po lufton me mënyrën tij, armën e re “rrjete sociale”, duke përballuar “bombardimet”.

Kjo është edhe luftë morale, ku kryekomandanti ka nevojë jo vetëm për forcë por edhe një buzeqeshje që vetëm t’i di t’ia japësh, një mbështetje që vetëm t’i e afron me aq dashmirësi, marrëzi dhe përhumbje, sa shumë shpejt e jep veten.

Po ku ke humbur, ku je o frymëzim? Shumë janë merakosur në bashkësinë e Rilindjes, mos ndoshta ka thurur plane për t’i dhënë fuqinë e mbinatyrshme në mënyrë që “Skënderbeu” yt ta fitojë luftën me dredhi?

Kjo e fundit duhet të jetë, ose të paktën kështu shpresojnë shumë shokë të Rilindjes që ende nuk janë në gjendje të kuptojnë dhe besojnë se ti e le të vetëm në luftën e tmerrshme trimin tënd, komandantin e legjonit të nderit, kryeqtarin e muhamefanin. Ku je Elisë?

Lexo edhe:

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

Mos ndonjë “predhë” e atyre avionëve që “bombardojnë” sipas Ramës tënd, të ka ciflosur? Jo, kjo nuk është e vërtetë, mund ta kesh keqkuptuar kryekomandantin tënd kur është shprehur se në këtë luftë nuk dua asnjë nëpër këmbë- “Fitoren do e ndaj me veten”! Ai e ka thënë në përgjithësi, por në vecannti ti duhet ta kuptoje se ishe e përjashtuar nga rregulli.

Edhe herë të tjera kur të gjithë i bishtonin, i dole në ballë. Rilindasit duhet ta kujtojnë atë moment të trishtë të dhjetorit 2018 kur studentët u ngritën në protesta. Të gjithë u fshehën, madje edhe ish-kolegu yt i zyrës së “Mjaftit”, Lali Eri desh ja bëri gropën “Skënderbeut” tënd, por vetëm ti i dhe kurajo dhe ai mori “superfuqi”! Më shumë besim tek vetja Elisë.

Mos harro që je e lindur për të qenë karrieriste, që i ke ngjitur majat me djersën tënde, me mundin tënd dhe ai të qëmtoi mes mijëra të tjerash. Traun e doganës të la të ngresh dhe ulësh dhe ia pe hairin. Po karizma jote nuk u mbyll vetëm ma aq, ministrishë të bëri. Ti gjithnjë ia ke kthyer nderin, ktheja edhe tani “Skënderbeut” tënd.

Dil e shih të paktën në ballkon. Shumë gjëra kanë ndryshuar… Ushtria po bëhet gati, ka dëlë në skenë edhe komandanti i arkës së së thesarit Arben Ahmetaj, po ai nuk di shumë nga strategjitë luftarake, mësues anglishteje ka qenë në kohë të mëparshme edhe pse i latë një “barrë mbi shpinë”, financat e vendit. Ai e lehtësoi “barrën”, paratë firuan dhe për këtë u rigradua kohët e fundit.

Është pak edhe ai, zërat fort të ligj, thonë se kryekomandanti nuk i ka punët mirë me “gjeneralin e këmbësorisë” Lleshajn e gazit. Të tjerët janë struktur, por vetëm ti ministreshë nuk duhej ti bashkoheshe shumicës.

Frymëzoje. Bëje që shpata ti vërgëllijë si më parë, që armiqtë imagjinarë, sidomos media të shkohet në tehun e shpatës. Trimërohu, merre guximin, shko pranë telefonit dhe futi ato statuset e tua plot vision, që tregojnë mençuri. Bëje që edhe Don Kishoti (ky personazh i letërsisë shqipe) sipas konceptit tënd, të luftojë e fitojë jo vetëm beteja të vogla me “mullinj ere” por luftën e madhe me avionë, bombardime, murtajë.

Lajme të lidhura

SPORT

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025
RAJONI

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025
SPORT

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025
AKTUALITET

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025
AKTUALITET

Tronditëse në Itali! Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

15:03 : 08/06/2025
AKTUALITET

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025
Para

Virusi/ Leje të posaçme për të dënuarit, ja kush përfiton nga Akti Normativ i Qeverisë

TË GJITHA

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025

Tronditëse në Itali! Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

15:03 : 08/06/2025

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

14:41 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com