Kreu i opozitës Lulzim Basha në një lidhje me ‘Zonë e Lirë’ deklaroi se qeveria shqiptare duhet të heqë dorë nga PPT-ë dhe koncensionet dhe t’i çojë paratë tek shëndetësia dhe shqiptarët e varfër.
Ai tha se paketa e opozitës ëhstë për një zgjidhje emergjente, në mënyrë që të mos lejojë shqiptarët dhe bizneset të shkojnë në kolaps. Ai tha se po të ishte kryeminsitër do t’i kishte marrë menjëherë këto masa.
‘Ne e kemi bërë propozimin bazuar mnbi nevojat akute të ekonomisë, shtresat në nevojë, biznesi I vogël, bizneset që do të mbyllen. Pako totale kushton 90 milionë euro në muaj. Gjysma e shqiptarëve nuk mbyllid dot muajin. Gjendja e njerëzve po precipiton. Bizneset e vegja po mbyllen, të punësuarit nuk shkojnë dot në punë, kjo është sfida ekonomike. Paketa jona jep këtë zgjidhje, e cila ëhstë zgjidhje emergjence. Kanalizo shpenzimet për shëndetësinë dhe për njerëzit, siç I çoi dje për 4 njerëz. Asgjë që kam propozuar nuk ëhstë e parealizueshme. Po të isha kryeministër do ta kasha bërë menjëherë këtë gjë’, deklaroi Basha.