Kjo verë pritet të jetë shumë e nxehtë për sa i përket transferimeve të lojtarëve dhe agjenti Mino Raiola ka vendosur të zbulojë një dëshirë të tij.
Italiani ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “Marca” dhe flet për lojtarët e tij dhe marëdhënien e shkëlqyer që ka me drejtuesit e Real Madrid.
“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me klubin madrilen. Shpresoj që një ditë të sjell një kampion në Madrid. Për momentin kam Areolën, por në huazim.
“Këtë verë do të përpiqem që të transferoj një kampion, pasi për të gjithë lojtarët e mi do të jetë një privilegj të veshësh fanellën e një klubi si Reali”, tregon Raiola.
Disa nga lojtarët më të mirë që janë të lidhur me agjentin e njohur janë: Paul Pogba, Marco Verrati, Erling Haaland dhe Romelu Lukaku.