• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Adnan Kosova

15:55 : 13/03/2020
në AKTUALITET, VETTING
Prokurori Adnan kosova dhe avokati Sokol Hazizaj gjatë seancës në KPA

Prokurori Adnan kosova dhe avokati Sokol Hazizaj gjatë seancës në KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga funksionet Adnan Kosovën, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relator, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli sot vendimin pas ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Përballja në KPA

Lexo edhe:

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Ardiana Bera

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Françeskina Lekani

Në seancën e zhvilluar me 6 shkurt, Komisioneri Dariel Sina kërkoi në KPA shkarkimin e Kosovës për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë, ndërsa i paraqiti KPA edhe denoncimin e një qytetareje që kërkonte rihetim të prokurorit në kriterin e figurës, duke aluduar se të afërm të tij ishin të dënuar.

Ankimi bazohej kryesisht në pamundësinë sipas Komisionerit të Kosovës për të provuar marrjen e një kapari prej 1.5 milion lekësh në vitin 1998, për shitjen e një shtëpie në Korçë dhe përndryshe përpjekjen për të shmangur tatimet mbi çmimin real të shitjes së kësaj shtëpie.

Prokurori Kosova, i cili ishte i pranishëm në seancë sëbashku me avokatin Sokol Hazizaj, kundërshtoi ankimin kryesisht bazuar mbi deklaratën periodike të deklarimit të pasurisë në vitin 2003 dhe duke përmendur një kronologji ngjarjes që sipas tij justifikonin qoftë marrjen e kaparit qoftë pasurinë e tij. Avokati Hazizaj tha se çdo veprim i bërë nga subjekti ishte i ligjshëm dhe duke qenë i tillë nuk mund të vihej në dyshim as marrja e kaparit as mënyra se si ishte nënshkruar kontrata noteriale.

Adnand Kosova, ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i cili punon aktualisht në Prokurorinë e Përgjithshme u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në dhjetor 2018. Por pas vendimin në favor të tij Vëzhguesi Ndëkombëtar Theo Jackobs kundërshtoi vendimin duke kërkuar rihetim të pasurive të Kosovës. I vënë në lëvizje nga ONM Komisioneri Publik ankoi në KPA vendimin për Kosovën dhe kërkon shkarkimin e tij.

Komisioneri Publik Dariel Sina i qëndroi në leximin e ankimit kërkesave të paraqitura edhe më parë me shkrim. Ai parashtroi para KPA se nuk provohej që Kosova kishte pasur në vitin 1998, kur kishte bërë pagesën e këstit të parë për një apartament në Tiranë shumën prej 1.5 milion lekësh. Sina tha se provat e paraqitura nga Kosova në KPK ishin në nivel deklarativ.

Ai i mëshoi faktit se shtëpia sipas deklaratës noteriale ishte shitur për 1 milion lekë dhe jo për 2.5 milion sa pretendonte subjekti dhe se për rrjedhojë ky i fundit nuk kishte pasur të ardhura mjaftueshëm në vitin 1998 për të paguar këstin e apartamentit.

Sipas Komisionerit edhe nëse merrej e mirëqenë që shuma me të cilën ishte shitur apartamenti ishte 2.5 milion ishim përpara një shkelje tjetër që “cënonte besimin e publikut te drejtësia”. Ai tha se nëse merreshin të vërteta deklarimet e Kosovës rezultonte se ky kishte deklaruar një çmim më të ulët për të shmangur pagesën e tatimeve mbi këto të ardhura.

“Komisioneri Publik në këtë version të rastit vlerëson se subjekti i rivlerësimit ka shmangur pagimin e detyrimit tatimor, duke deklaruar vetëm vlerën prej 1.000.000 lekë në kontratë, në një fazë të mëvonshme, për të cilën ka paguar detyrimin tatimor prej 5.000 lekësh, pra ka përjashtuar shumën prej 1.500.000 lekësh, të paguara paraprakisht si kapar”, thuhet në ankim.

Por, Kosova u shpreh ndër të tjera se ai kishte deklaruar çdo gjë me detaje në vitin 2003, pa e ditur se do të përballej me një proces të tillë. Duke iu referuar kësaj deklarata Kosova tha se në të gjendeshin elementë që provonin sinqeritetin e deklarimeve të tij. Ai vuri në dukje se që në atë kohë kishte deklaruar se kësti i parë ishte mbuluar nga kapari dhe nga kursimet. Ai tha se pas përfundimit të shitjes në vitin 2002, nuk kishte deklaruar kursime cash gjë që sipas tij do kishte ndodhur nëse do i kishte pasur ato para në atë kohë. Ai tha se shtëpia ishte shitur aq saç ishte çmimi i referencës dhe se i vetmi pishman i tij ishte që e kishte shitur atë.

Kosova po ashtu pretendoi se po të kishte pasur për qëllim të justifikonte apo fshihte të ardhura të kundraligjshme ai do kishte deklaruar një vlerë më të lartë shitjeje dhe se pretendimet në ankim nuk ishin të llogjikshme.

Prokurori tha se i “vinte zor” që ishte para KPA i akuzuar për shmangie detyrimesh tatimore në shuma qesharake prej 20 mijë lekësh, ndërsa tha se ligji i kohës (1998) nuk parashikonte pagesë tatimesh për transaksione nën 2 milion lekë dhe se pagesa e tatimeve duhej të ishte bërë në kohën kur ishte kryer veprimi.

Ankimi për figurën

Kryesuesi i seancës Sokol Çomo i kërkoi Komisionerit Publik të sqaronte pse në ankimin e tij kishte përmendur edhe kriteret e profesionalizmit dhe figurës. Sina tha se duke u nisur nga rastet e tjera, kur kishte rezultuar se pas ankimit në KPA për subjekte të ndryshme kishin ardhur denoncime, i kishte pararendur kësaj mundësie në ankim.

Po këtu rezultoi se ndaj Kosovës ishte paraqitur një denoncim sipas të cilit të afërm të tij kishin probleme me ligjin dhe kishin preedentë penalë. Sina tha fillimisht se ia linte trupës gjykuese të vendoste mbi këtë rast, por me këmbënguljen e kryesuesit u shpreh se kërkonte që denoncimi të përfshihej në ankim.

Denoncuesja siç doli në ankim pretendonte se të afërm të Kosovës ishin dënuar dhe se ky i fundit kishte lidhje me këta persona.

Po ashtu i pyetur nga kryesuesi prokurori tha se denoncimi nuk kishte asnjë indicie për shkelje prej tij. Ai tha se kishte verifikuar që një prej të afërmve të përmendur ishte dënuar me katër muaj shërbim prove, për vepra që sipas tij nuk parashikohen nga ligji 84/2016 dhe se kjo kishte ndodhur pas plotësimit të formularit të vetëdeklarimit.

Ai po ashtu tha se nuk shihte asnjë indicie për hetim në denoncim, por tha se e linte vendimin për këtë çështje në dorë të trupës gjykuese.

Etiketa: Adnan Kosovakpavetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Ardiana Bera

08:30 : 21/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Françeskina Lekani

10:54 : 20/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

12:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

19:05 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

14:09 : 08/05/2025
Para
LOS ANGELES, CALIFORNIA - JANUARY 19: (L-R) Tom Hanks and Rita Wilson attends the 26th Annual Screen Actors Guild Awards at The Shrine Auditorium on January 19, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Jeff Kravitz/FilmMagic)

U diagnostifikuan me Koronavirus/ Aktori tregon simptomat që kanë pasur ai dhe gruaja e tij

TË GJITHA

Pas humbjes më 11 Maj, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar

10:20 : 21/05/2025

Mos nisja e fluturimeve në aeroportin e Vlorës rrezikon kontratat me garanci të turizmit

10:08 : 21/05/2025

VIDEO/ Ngjitja në Superligë e “shfrenon”, presidenti i kampionëve shijon suksesin krah balerinës

09:55 : 21/05/2025

Tabaku: PS kërkon të uzurpojë institucionet e pavarura, KLSH denoncoi vjedhjen e 8 mld eurove

09:48 : 21/05/2025

Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sulme ndaj emigrantëve

09:45 : 21/05/2025

Jennifer Lopez paditet për një shkelje të rëndë! Çfarë ka ndodhur me këngëtaren

09:33 : 21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit thirrje për presion ndërkombëtar mbi Netanyahun

09:32 : 21/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com