‘Kur të vjen e keqja, hapi derën’, thotë një shprehje popullore e vendit tonë, por ende nuk ka asnjë shpjegim se çfarë duhet të bëjmë kur na vijnë dy të këqija bashkë.
Në një kohë që shqiptarët janë të friksuar dhe të tmërruar nga koronavirusi, edhe më shqetësues edhe tmerrues këtë pandemi po e bën kryeministri i vendit Edi Rama, i cili në mënyrë të turpshme, skandaloze, por dhe me një mani psikopatie nuk po lë rast pa u shfaqur në çdo dritare komunikimi, aq sa shqiptarët janë zënë ngushtë nga ky hall i madh.
Nëse në botë ka ekspertë shkencëtarë, mjekë apo apo dhe specialist të fushës të cilët dalin flasin dhe japin këshilla kundër këti virusi të tmerrshëm, në Shqipëri të gjitha këto pozicioni i ka marrë Edi Rama.
Kanë qenë me qindra komentet ditë e sotme në rrjete sociale, të cilët ankoheshin se po tmerrohen dhe besdisen njëkohësisht nga kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili veç mediave në vend dhe rrjeteve sociale, tashmë të dërgon mesazh dhe në telefon, por jo vetëm kaq, ai të shfaqet dhe si kolonë zanore kur ti tenton të telefonosh dike tjetër.
Dalja e pafundme e Ramës në çdo dritare informimi apo telekomunikacioni, po bëhet edhe më e rreikshme se vetë Covid 19 për jetën e shqiptarëve.
Kjo çmenduri që po ndodh në Shqipëri, ku kryeministri të shfaqet çdo sekond, madje edhe në jetën intime, nuk ndodh as në vendet më diktatoriale të botës. Nuk ndodhi as në Kinë ku dhe u shfaq koronavirus që presidenti të bëhej kaq bajat në media, pasi ai ua la vendin ekspertëve.
Por mjaft interesant është fakti se vetë Rama ia kaloi për kufirin e çmendurisë edhe vetë liderit dhe diktatorit të Koresë së veriut Kim Jong-un për daljen e tij në media apo dhe për dhunën verbale ndaj qytetarëve. Pasi as Kim Jong-uni nuk ka dalë të bëjë qoftë dhe një deklaratë të vetme për këtë virus.
A e mbani mend vetëm pak javë më parë, duke nisur nga kryeminsitri dhe një lukuni e tërë rilindasish, të cilët deklaronin në studio televizive se Shqipëria është e përgatitur ndaj këtij virusi dhe se mezor po e prisnin të prekun e parë nga kjo pandemi?
E pra vetëm sot e kuptuam se Rama mezi po e priste koronavirusin, në mënyrë që shqiptarët të shihnin vetëm fytyrën e tij në media, njëlloj si ai i sëmuri psiqik që do ta njohë e gjithë dynjaja kur del nga spitali psikiatrik.
Po ashtu e tuprshme dhe skandaloze vijon të jetë sjellja e tij ndaj medias dhe opozitës, Njëlloj si për tërmetin, kreu i qeverisë shqiptare nuk prezantoi asnjë plan masash reale apo konkrete, por u hodh menjëherë në sulm kundër opozitës dhe medias, a thua vallë sikur ato ishin shkaktaret e tërmetit në 26 nëntor apo të koronavirusit që po na frikson kaq shumë sot.
Shpresojmë që edhe këtë herë zoti të jetë në krahë të shqiptarëve dhe t’i qajë halin këtij populli të varfër dhe të vuajtur që sot qeveriset nga një njeri i papërjegjshëm, që me të vetmin që mund të krahasohet është personazhi Don Kishoti i Servantesit, i cili luftonte me mullinjtë e erës, ndërsa Rama nuk e di ende se është kryeminsitër i Shqipërisë dhe vijon të jetojë në një botë paralele. /BN