• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Korrupsioni dhe kufizimi i lirisë së mediave”/ SHBA nxin Shqipërinë: Ndjekja penale e zyrtarëve, jo konsistente

08:40 : 12/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin për shkeljet kryesore të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri për vitin 2019. Ka qenë sekretari i shtetit Mike Pompeo që e ka publikuar lajmin në faqen e tij në facebook, e më pas është publikuar i plotë në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sipas Pompeit, gjetjet janë të ekspertëve më të mirë që SHBA ka në shumë vende, ndërsa kritikat më të ashpra kanë qenë për Kinën dhe Kubën, ku janë vënë në dukje edhe sistemet në këto vendet.

Gjithsesi, në gjetjet për Shqipërinë, sipas raportit të Departamentit të Shtetit, shkeljet janë “kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit, ku shpifja konsiderohet si shkelje kriminale, korrupsioni i kudondodhur, në të gjitha degët e qeverisjes, përfshirë institucionet lokale. Pandëshkueshmëria, thekson raporti, vazhdon të mbetet problem serioz, megjithëse qeveria ka bërë përpjekje më të mëdha për të marrë masa në këtë drejtim.

Ndjekja penale dhe veçanërisht dënimi i zyrtarëve që kanë kryer shkelje, ka qënë sporadik dhe jokonsistent. Zyrtarë, politikanë, gjykatës dhe persona me interesa të fuqishme biznesi, shpesh arritën të shmangnin ndjekjen penale”, thotë raporti.

Në raport theksohet se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, sipas vlerësimit të OSBE-së, respektuan liritë themelore, por u karakterizuan nga akuza pët blerje votash dhe trysni ndaj votuesve. Zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 u bojkotuan nga partitë e opozitës, të cilat akuzuan qeverinë për mashtrim elektoral.

Lexo edhe:

“Tifozat Kuq e Zi” sulmojnë Dukën: Flamurin e UÇK-së s’do ta ndalni as ju dhe as miqtë tuaj në Beograd

Shisnin drogëra të forta, arrestohen 2 angelzët në Dhërmi

Sipas raportit të OSBE-së, zgjedhjet u mbajtën “përgjithësisht në mënyrë paqësore dhe të rregullt”,por votuesit nuk kishin mundësi zgjedhjeje mes alternativave politike.

Gjatë vitit 2019, thuhet në raport, Avokati i Popullit mori ankesa të shumta lidhur me përdorimin e tepruar të gazit lotsjellës nga policia gjatë protestave të opozitës dhe gjatë një nxjerrjeje me forcë nga banesa për shkak të ndërtimit të një unaze të re në Tiranë.

Probleme serioze në burgje dhe qendra ndalimi pati me kushtet e këqija dhe mungesën e kujdesit shëndetësor, sidomos atij mendor, si edhe me mbipopullimin dhe korrupsionin. Lidhur me korrupsionin, raporti përmend rastin e arrestimit të ish-drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Arben Çuko nën akuzat për korrupsion.

Raporti thotë se kushtet mbetën nën standard në disa objekte ndalimi jashtë Tiranës dhe qendra të tjera të mëdha urbane. Mes përmirësimeve, raporti përmend faktin se Avokati i Popullit njoftoi për një lehtësim të mbipopullimit përmes infrastrukturës së re dhe amnistive.

“Megjithëse Kushtetura parashikon pavarësinë e gjyqësorit, presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara, disa herë penguar gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efiçente”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se qeveria zbatoi procesin e vëzhguar ndërkombëtarisht të vetingut të gjykatësve dhe të shkarkimit të gjykatësve me pasuri të pajustifikuar dhe me lidhje me krim të organizuar. Por raporti thotë se si pasojë e këtij procesi Gjykata Kushtetuese mbeti vetëm me një anëtar, dhe rrjedhimisht pa kuorum.

“Politizimi i mëparshëm i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetues, kërcënoi të sabotonte pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve”, thuhet më tej në raport.

“Ndërsa individët dhe organizatat mund të kërkojnë kompensime civile për shkeljen e të drejtave të njeriut, gjykatat ishin të prekura nga korrupsioni, mungesa e efiçencës, frikësimi dhe ndërhyrja politike”, thuhet në raport.

Ish-të burgosurit politikë nën regjimin komunist vazhduan të kërkojnë kompensimet nga qeveria dhe kjo e fundit shënoi një fare përparimi në dhënien e kompensimeve gjatë vitit. Sipas raportit pati njoftime se qeveria, biznesi dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikojnë tek media me rrugë të papërshtatshme.

“Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një gamë këndvështrimesh, megjithëse pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik ndaj medias, përfshirë përmes kërcënimeve dhe dhunës kundër gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin”, shkruhet më tej në raport. Raporti thotë se presioni politik dhe mungesa e fondeve shkaktoi kufizime tek media e shkruar dhe përmend si probleme autocensurën dhe mugesën e sigurisë ekonomike të gazetarëve. /VOA/

Etiketa: dashkorrupsionShqiperia

Lajme të lidhura

SPORT

“Tifozat Kuq e Zi” sulmojnë Dukën: Flamurin e UÇK-së s’do ta ndalni as ju dhe as miqtë tuaj në Beograd

15:37 : 09/06/2025
AKTUALITET

Shisnin drogëra të forta, arrestohen 2 angelzët në Dhërmi

14:12 : 09/06/2025
SPORT

VIDEO/ Shqipëria U-21 humbet në miqësoren përballë Turqisë

22:27 : 08/06/2025
SPORT

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

21:49 : 08/06/2025
BOTA

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025
SPORT

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

13:09 : 08/06/2025
Para

COVID-19/ Shënohet viktima e parë në Greqi, 98 të infektuar

TË GJITHA

Katër gola në Sofje, përfundon miqësorja Bullgari U19-Shqipëri U19

15:59 : 09/06/2025

Shtyhet seanca pleanare e 12 qershorit, zbulohet arsyeja

15:54 : 09/06/2025

Zgjatet me 6 muaj afati për hetimet ndaj Ilir Metës! Avokati: Do e çojmë në Strasburg

15:53 : 09/06/2025

Tragjedi në finalen Portugali-Spanjë, një tifoz humbi jetën pasi ra nga tribuna

15:46 : 09/06/2025

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Erion Veliajn

15:40 : 09/06/2025

Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat për gjyqtarë e prokurorë

15:39 : 09/06/2025

“Tifozat Kuq e Zi” sulmojnë Dukën: Flamurin e UÇK-së s’do ta ndalni as ju dhe as miqtë tuaj në Beograd

15:37 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com