Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit për shkak të marrëdhënies së tyre sentimentale.
Rudina ka treguar se ndihet shumë e lumtur dhe e dashuruar me partnerin e saj. Të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e djeshme, teksa Marku e ka surprizuar me një tufë me lule.
Rudina ka publikuar një video ku Marku i afrohet dhe i dhuron një buqetë me lule asaj dhe disa grave të tjera të pranishme, duke i uruar 8 Marsin.
“Faleminderit o jeta ime”- dëgjohet t’i thotë Rudina.
Ajo ka ndarë edhe një foto ku shfaqet e mbështetur pranë Markut.
“Ti më bën të ndihem si një zonjë e vërtetë” -shkruan moderatorja.