Henri Çili, botues dhe analist, i cili u arrestua pak ditë më parë në kuadër të një operacioni ku gjithashtu u arrestuan rreth 34 persona të tjerë.
Në deklaratën zyrtare të bërë publike nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u tha se Çili ishte takuar edhe një zyrtar të lartë të drejtësisë, madje u fol për përgjime dhe filmime, por emri i zyrtarit nuk u tha publikisht.
Kjo situatë ngriti pika dyshimi, ku fillimisht u aludua për Ardian Dvoranin dhe më pas për Sokol Sadushin. Të dy zyrtarët e sistemit të drejtësisë, i pari Kryetar i KED-së dhe i dyti, drejtor i Shkollës së Magjistraturës, mohuan aludimet.
Ndërkohë sot, Çili i ka dhënë fund hamendësimeve ndërsa u shpreh se nuk ka takuar asnjë gjykatës apo funksionar të drejtësisë për të ndikuar për vendimet e ardhshme gjyqësore.
“Në lidhje me këto dy çështje për të cilat pretendohet se kam kryer shkelje ligjore, nuk kam takuar asnjë gjykatës, asnjë funksionar të lartë të drejtësisë , as nga unë apo avokatët e studios ligjore. Po ashtu në jetën time asnjëherë nuk kam takuar asnjë gjykatës apo funksionar të drejtësisë për të ndikuar për vendimet e ardhshme gjyqësore”, tha Çili.