Thursday, May 26, 2022
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Henri Çili dhe deklaratat “emocionale” të Kryeprokurorit për “Reformën në Drejtësi”

18:36 : 02/03/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
Henri Çili dhe deklaratat “emocionale” të Kryeprokurorit për “Reformën në Drejtësi”

Nga Boldnews.al

Lirimi i publicistit Henri Çili nga gjykata e Përmetit-veprimi më i logjikshëm pas një operacioni plot pikëpyetje- sfumoi deklaratat emocionale të Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kryeprokurorit Olsian Çela, të cilët folën për “sukses të Reformës në Drejtësi” në momentin që Policia e Shtetit deklaroi me bujë arrestimin e gazetarit dhe të rreth 30 personave të tjerë, për vepra penale jo shumë të rënda.

Reagimi i Lleshajt nuk ishte ndonjë surprizë, nisur nga fakti se, për shumë njerëz, arrestimi i Çilit u duk se ishte një manovër qeveritare për të zhvendosur vëmendjen nga manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta për këtë të Hënë, 2 Mars.

Në të njëjtën linjë emocionale u shfaq edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela. Në përfundim të takimit për analizën vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit, organizuar të Enjten e kaluar në Vlorë, Çela u shpreh: “Këto janë frytet e prokurorisë, puna e prokurorisë, zbatimi i ligjit, reforma në drejtësi, këto janë rezultatet”.

Në fakt, nëse një rast i tillë përbën “fryt të reformës në drejtësi”, atëherë pritshmëritë e opinionit publik janë shumë larg asaj që ofrojnë institucionet shtetërore.

Lexo edhe:

Kërcënohet me jetë kryeprokurori, publikohen letrat nga organizata terroriste

Dënimi i Llallës nga Apeli i GJKKO, SPAK: Policia të ekzekutojë vendimin

Media, për inercinë e një sistemi prokurorie që ka ekzistuar prej shumë vitesh, kërkon përgjigje nga Prokurori i Përgjithshëm për rezultate hetimore.

Edhe Prokurori i Përgjithshëm, po për shkak të kësaj inercie, zgjedh të japë përgjigje, të cilat i afrohen detajeve konkrete.

Ndërkohë që media ka të drejtë të kërkojë informacion e të vërtetën kudo dhe kurdo, zyrtarët janë atë që duhet të japin përgjigje brenda kompetencave të tyre.

E, në rastin konkret, Kryeprokurori i Republikës, prej Gushtit 2016, kur u miratua Reforma në Drejtësi, nuk ka akses në dosjet konkrete dhe, natyrisht, nuk mund të ketë as përgjigje për to.

Detyra e Prokurorit të Përgjithshëm është vetëm që të ofrojë mbështetje teknike e logjistike për prokuroritë lokale.

Por, për hir të “inercisë së kohëve të vjetra”, Kryeprokurori Çela, në pak dalje publike që prej marrjes së mandatit, në Dhjetor 2017, ka zgjedhur që të përcjellë mesazhe publike përtej kornizës së ngushtë kushtetuese.

Ai foli për arrestimin e Çilit si një “sukses të Reformës në Drejtësi”, me shumë mundësi, pa pasur informacion, duke qenë se ligji ia ndalon që të ketë të dhëna mbi rastet konkrete.

Por gjykata e Përmetit e liroi Henri Çilin, duke vendosur që ndaj tij të vijojnë hetimet nën masën “detyrim për paraqitje”. A është ky vendim “dështim” i Reformës në Drejtësi?

Natyrisht që jo, pasi, as hetimi, as urdhëri i ndalimit i Prokurorit dhe as vendimi i gjykatës për hetim në liri, nuk lidhen me Reformën në Drejtësi. Të gjitha këto aspekte proceduriale kanë të bëjnë me legjislacionin penal, i cili është në fuqi prej dekadash në Shqipëri.

Nuk mund të quhet “dështim i Reformës në Drejtësi”, edhe sepse ky hetim në zhvillim as nuk mund të konsiderohet rezultat i asaj që presin shqiptarët nga ngrehina e re kushtetuese e ligjore e “Drejtësisë së Re”.

E, megjithatë, nën një deklarim me nota emocionale, Kryeprokurori zgjodhi të lidhë rastin e publicistit Çili me “Reformën në Drejtësi”, duke i dhënë rastit disa nuanca që tejkalojnë një hetim të Prokurorisë lokale të Përmetit dhe që në fund, nuk rezultoi ashtu siç ishte nisur.

Nën një deklarim me nota të forta, Kryeprokurori Olsian Çela u shfaq një ditë pas marrjes së mandatit të tij, në Durrësin e tronditur rëndë nga lëkundjet sizmike të 26 Nëntorit.

Në dalje nga Prokuroria e Durrësit, Çela deklaroi në atë kohë se “…Përgjegjësia do shkojë atje ku është qoftë tek ndërtuesit, qoftë tek zyrtarët. Kudo ku prokurorët do verifikojnë, do mbledhin prova se ka elemente të përgjegjësisë penale nuk do të ketë hezitim për asnjë rast…”.

Edhe në atë rast, përtej deklarimeve të forta të Kryeprokurorit, hetimi ka mbetur në disa “cironka” pa peshë, duke mos arritur tek zyrtarët me pushtet të lartë politikë, ata që kanë pasur në dorë lejet e ndërtimit dhe, mbi të gjitha kontrollin e godinave që u rrëzuan si kuti shkrepse.

Prokurorët lokalë nuk arritën të përmbushnin, më së pari, pritshmëritë e deklaruara nga Kryeprokurori.

Natyrisht, hetimet larg pritshmërive të publikut, të zhvilluara nga prokuroritë lokale, në aspektin ligjor, nuk mund të ngarkojnë me përgjegjësi Prokurorin e Përgjithshëm, pasi ai nuk ka kompetencë kontrolluese dhe orientuese të hetimit.

Por, për qytetarët, të cilët ende nuk janë familjarizuar me ndryshimet proceduriale dhe brenda-institucionale, e shohin suksesin ose dështimin të lidhur me emrin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Është detyra e këtij të fundit të qartësojë siç duhet opinionin publik se hetimi është kompetencë ekskluzive e prokurorit të çështjes dhe se Prokurori i Përgjithshëm nuk ka dhe nuk mund të ketë akses mbi dosjet konkrete hetimore.

Në të kundërt, së bashku me deklaratat për çështje konkrete, Olsian Çela do të ngarkohet me përgjegjësi për dështimet hetimore, të cilat nuk i ka, por që mund t’i vishen për shkak të një protagonizmi mediatik.

Etiketa: arresticilikryeprokurori

Lajme të lidhura

Kërcënohet me jetë kryeprokurori, publikohen letrat nga organizata terroriste
RAJONI

Kërcënohet me jetë kryeprokurori, publikohen letrat nga organizata terroriste

18:00 : 27/01/2022
“Patronazhistët”/ Strasburgu rrëzon SPAK për sekuestron ndaj “Lapsi.al”
AKTUALITET

Dënimi i Llallës nga Apeli i GJKKO, SPAK: Policia të ekzekutojë vendimin

18:56 : 22/09/2021
Shpërdoroi tokën në lumin e Shushicës, firma gjobitet me 2 mln lekë
AKTUALITET

Qëlloi me armë në ajër, arrestohet 27-vjeçari

08:59 : 31/01/2021
Nesër çelet gara për përzgjedhjen e 60 oficerëve të BKH-së
VETTING

Lufta ndaj krimit dhe hetimet proaktive, SPAK marrëveshje formale me Kryeprokurorin

12:50 : 15/12/2020
Nga flirtet te bisedat erotike, “Zogu i Tiranës” rrëfen jetën brenda 4 mureve
AKTUALITET

Nga flirtet te bisedat erotike, “Zogu i Tiranës” rrëfen jetën brenda 4 mureve

15:29 : 08/11/2020
Prokurori i Përgjithshëm kërkon reformimin e Policisë Gjyqësore
AKTUALITET

Prokurori i Përgjithshëm, Çela: Pastrimi i parave dhe evazioni fiskal, shqetësuese

14:04 : 29/09/2020
Para
Do t’çoj babi në mbledhje partie

Do t’çoj babi në mbledhje partie



TË GJITHA

U shpall fitues në shtëpi, Marash Kumbulla: Dita më e lumtur e jetës time

U shpall fitues në shtëpi, Marash Kumbulla: Dita më e lumtur e jetës time

00:26 : 26/05/2022
VIDEO/ Moment emocionues! Jose Mourinho në lot pas fitimit të Ligës së Konferencës

VIDEO/ Moment emocionues! Jose Mourinho në lot pas fitimit të Ligës së Konferencës

00:07 : 26/05/2022
Burrat më të besueshëm të Zodiakut

Horoskopi 26 maj 2022, ja ç´parashikojnë yjet

23:56 : 25/05/2022
VIDEO/ Humbja zemëron holandezët, tifozët shkatërrojnë gjithçka në Rotterdam

VIDEO/ Humbja zemëron holandezët, tifozët shkatërrojnë gjithçka në Rotterdam

00:01 : 26/05/2022
Berisha në krye të PD, urimin e parë e merr nga VATRA

Berisha në krye të PD, urimin e parë e merr nga VATRA

23:50 : 25/05/2022
Fitorja në Tiranë ngre peshë Romën

Fitorja në Tiranë ngre peshë Romën

23:45 : 25/05/2022
Roma dhe Mourinho në histori, Cana dorëzon trofeun e parë të Conference League

Roma dhe Mourinho në histori, Cana dorëzon trofeun e parë të Conference League

23:37 : 25/05/2022





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

2022 Boldnews - by Wearedope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2022 Boldnews - by Wearedope.com