• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rasti “Çili” dhe pikëpyetjet mbi pavarësinë “e tepruar” të prokurorit të thjeshtë

23:00 : 03/03/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një nga aspektetet më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi ishte pavarësia e plotë që i jepet çdo prokurori të thjeshtë, për të zhvilluar hetimin e për të ngritur akuzën, pa u ndikuar nga titullari direkt apo eprorët më të lartë.

Anët pozitive të këtij sistemi të ri u ritheksuan edhe këtë të Martë, në një takim publik, ku ishin të pranishëm drejtuesit e strukturave të Prokurorisë, si edhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Deri para ndryshimeve kushtetuese-të gushtit 2016-prokuroria ishte një institucion i centralizuar, me figurën e Prokurorit të Përgjithshëm në qendër, i cili ishte përgjegjës si për kontrollin e hetimit, ashtu edhe për karrierën e prokurorëve.

Ky rol, me pushtet të plotë, u modifikua plotësisht, duke e kaluar meritën dhe përgjegjësinë e hetimit tek prokurori më i thjeshtë. Ndërsa përgjegjësia për karrierën e prokurorëve iu kalua Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një organ kolegjial i përbërë nga prokurorë dhe juristë.

Lexo edhe:

Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva

Dosja “Partizani”, sot mbahet seanca e parë në GJKKO ndaj Berishës dhe Malltezit

Tashmë, çdo prokuror, gjatë hetimit, bazohet vetëm në ligj dhe në bindjen e tij të brendshme, bazuar në prova.

Por, në një moment kur procesi i Vetingu-t po aplikohet, siç dyshohet në shumicë, si një mjet presioni politik mbi drejtësinë, kjo “lirshmëri” e tepruar për prokurorët mund dhe duket se është shndërruar në një “boomerang” për hetimin penal në Shqipëri.

Për të konkretizuar, mund të merret në konsideratë rasti “Çili”, prangosja disa-ditore dhe më pas lirimi i botuesit dhe publicistit Henri Çili, në bazë të një hetimi të Prokurorisë së Përmetit.

Ky rast mund të merret si shembull, jo thjesht për faktin që u ndalua një personazh publik, por më shumë për atë që prangosja e tij erdhi në bazë të urdhërit të një prokurori të thjeshtë, në një qytet shumë larg Tiranës.

Rasti, si çdo i ngjashëm në të ardhmen, ka dy aspekte;
Së pari, mbështetësit symbyllur të Reformës në Drejtësi, e lexojnë rastin “Çili” si një materializim të saj.

Pra, prokurori i pavarur, edhe në një prokurori periferike si ajo e Përmetit, mund të nisë një hetim, i lirë nga çdo “kontroll nga lart” dhe të urdhërojë arrestimin e kujtdo personi që ai krijon bindjen se, në bazë të provave të siguruara, ka kryer një vepër penale, pavarësisht pushtetit që zotëron i hetuari.

Parë në këtë këndvështrim, veprimet e kujtdo prokurori duhen duartrokitur inkurajuar, sidomos për hetime që lidhen me “jakat e bardha” dhe me politikanë e administrues pushteti të çdo niveli.

Në fazën aktuale të shoqërisë shqiptare dhe, sidomos të gjendjes së institucioneve të drejtësisë, kjo duket tërësisht utopike.

Së dyti, pavarësia “e tepruar” e prokurorit mund të përkthehet në një dështim në aspektin penal, por me pasoja të rënda për individin që e pëson nga një nxitim, etje për karrierë apo edhe “presion” për shkak të Vetingut ndaj prokurorit.

Duke u rikthyer tek rasti “Çili”. Publicisti u prangos me një urdhër-ndalimi të Prokurorit të Përmetit, i cili ishte i bindur se i hetuari prej tij kishte kryer të paktën 6 vepra penale.

Por, kjo bindje e tij u rrëzua në gjykatë, e cila, ndoshta për hir të raporteve të përditshme me prokurorin, nuk e nxori urdhërin e ndalimit të paligjshëm, por vendosi “detyrim paraqitje” për Henri Çilin.

Pikërisht, në raste të tilla, ngrihet një pikëpyetje e fortë mbi rolin e “prokurorit të pavarur”. A është në gjendje që çdo prokuror i Republikës së Shqipërisë të ketë aftësitë e duhura, për të zhvilluar hetime komplekse, ku përfshihen edhe emra me mbështetje publike?

Në një prokurori, ku rastet më të shpeshta janë hetimet për vjedhje delesh, duket disi e vështirë që të zhvillohen hetime të suksesshme, pa, të paktën, një diskutim paraprak me struktura më të specializuara.

Nga ana tjetër, edhe nëse prokurori i periferisë ka përgatitjen e duhur profesionale, a është në gjendje që të përballet, i vetëm me “presionet e heshtur” për të zhvilluar një hetim të suksesshëm?

Prokuroria e centralizuar, megjithëse kishte problemet e saj, shërbente, më së paku, si një mbrojtje për prokurorët.

Tashmë, prokurorët e pavarur, janë subjekte lehtësisht të shantazhueshëm drejtëpërdrejtë nga presione politike apo të palëve të treta.

Dhe, një situatë e tillë, nuk mund të sjellë gjë tjetër, veçse dështim të operacioneve të rëndësishme ose ndërmarrjen e operacioneve hetimore, me “urdhëra” nga subjekte të ndryshëm, të cilët kanë pushtetin për të “diktuar” apo “porositur” hetime penale ndaj kundërshtarëve politikë apo në biznes.

Shqipëria nuk duket se është e përgatitur për një model të tillë prokurori, pavarësisht se, në deklaratat publike, shitet shumëçka si “mrekulli e Reformës në Drejtësi”.

Etiketa: ciligjykataprokuror

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva

09:50 : 30/06/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”, sot mbahet seanca e parë në GJKKO ndaj Berishës dhe Malltezit

08:42 : 30/06/2025
AKTUALITET

Atentati/ ““Rrumi” ishte mbrapa, na qëlluan me breshëri”, zbardhet DËSHMIA e Arjan Ndojit në GJKKO

11:07 : 27/06/2025
AKTUALITET

Përfaqësuesi i SPAK në KPA: Të shkarkohet prokurori Genci Mane, u favorizua nga KPK

18:14 : 24/06/2025
AKTUALITET

Ilir Meta kërkoi lirinë, GJKKO shtyn seancën! Avokati: Ish-presidenti nuk ka asnjë pasuri

12:36 : 20/06/2025
AKTUALITET

KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa

12:11 : 20/06/2025
Para

Tubimet, protestat dhe këshillat për Ramën për të menaxhuar frikën

TË GJITHA

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025

Horoskopi, e premte, 4 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/07/2025

Mbyllen mbi 500 biznese në dy vite në Korçë

22:56 : 03/07/2025

Më të mira kundër fryrjes së stomakut, zbuloni 6 ushqimet më të mira për të lehtësuar shqetësimet

22:51 : 03/07/2025

Presidenti i Lille e konfirmon zyrtarisht: Zhegrova ka kërkuar largimin!

22:47 : 03/07/2025

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

22:43 : 03/07/2025

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com