Nga Erl Kodra
Edi Rama përballë gazetarëve Berat Buzhala dhe Leonard Kërkuqi
Të përballesh me Edi Ramën nuk është një sfidë e zakonshme, ku mund të shtrosh pyetjet e adekuate, dhe të marrësh përgjigjet e duhura. Zakonisht, zhvillimi i një interviste me një Kryeministër, kushdo qoftë ai, është arritje në karrierën e çdo gazetari, por rasti për të cilin do të shkruaj sot nuk ngjanë me asgjë që ka ndodhë më parë, sepse, Edi Rama nuk është i ngjashëm me asgjë që ka kaluar, që është, dhe që mund të jetë.
Shënojeni mirë këtë përkufizim; sepse “fenomeni” Edi Rama është rasti unikal në botën që njohim, ku brenda një individi gjenden aftësi diabolike të jashtëzakonshme, që e trondisin ekzistencën e arsyes, dhe fyejn dinjitetin human.
Me Edi Ramën duhet të jesh brutal, i dhunshëm, i pamëshirë. Atij nuk duhet t’i drejtohesh me mirësjelljen e zakonshme, as nuk duhet t’i flasësh me “ju”, por me fjalë të vrazhda, shokuese, duke e pa në dritë të synit.
Kujdes, nuk duhet t’ia shqitësh sytë për asnjë moment, as t’i lejoni kohën e nevojshme të marrë frymë, por brutalisht i duhen përplasur surratit faktet, si copa akulli të ftohtë.
Të shkosh në shtëpinë televizive të Edi Ramës, në ERTV, është e pamundur të pretendosh të marrësh përgjigje, ma e shumta që mundesh të marrësh është fyerja, injorimi dhe asgjësimi total.
Edi Rama është një killer argumentesh, nëse ia hedh në formën e qetë. Ai e merr argumentin tënd, e kullufitë para syve të tu, saktësisht si një magjistar i zi, dhe papritur ti sheh se argumenti yt u zhduk, u zhbë. Ferri i stomakut të tij tretë pa të keq të gjitha skandalet e llahtarshme; sepse, me sa duket rropullitë e tij janë të afta të përmbytin, të thyejn, të gërryejn faktet, pavarësisht fortësisë dhe ftohtësisë.
Edi Rama ia ka dalë të përfitojë, të ndërlidhë, të shfrytëzojë gjithçka të ligë që gëlon në këtë anë të botës. Ai ka një nuhatje grabitqare për të kuptuar se çka kërkon dhe çfarë i duhet për të ndërtuar pushtet; ndaj, që në krye ai ka mbledhë të gjithë botën e nëndheshme rreth e rrotull, duke u ndarë secilit plaçkë dhe detyra. Kjo ka ndodhë që në krye të herës, at’botë kur Edi Rama u kthye direkt nga katakombet e Parisit dhe në zyrën e Ministrit të Kulturës.
Më vonë, historia e tij spektakolare është e mbushur me luftë, emphazë, kërleshje, zhytje, sidomos pabesi; shoqërore, miqësore dhe politike. Kështu, Edi Rama ia doli të ngjisë shkallët e një pushteti të errët, pushtet i ngritur mbi perversitete dhe makabritete, të papranueshme për ndërgjegjen njerëzore.
Propaganda sipërore e tij ia ka dalë gënjejë botën mbarë; dhe atë që nuk mund t’a gënjente, ia ka dalë t’a blejë, dhe atë që nuk mund t’a blinte, ia ka dalë t’a poshtërojë.
Kështu, shqiptarët mbeten me shpresën, se mos ndoshta, Presidenti Donald Trump do të thotë ndonjë fjalë për të drejtat jetike të shqiptarëve, dhe se, nuk do t’i hyjë më në punë ky pervers. Megjithse, kjo lloj “aleance” e çuditshme akoma po funksionon, dhe se kjo nuk ndodhë se Edi Rama “ia mori mendjen” edhe Presidentit Trump, por se Presidentit i duhet “aleanca” me Edi Ramën, edhe për pak kohë. Por ky argument është i një teme më të gjerë, që tejkalon angazhimin e këtij teksti.
***
Berat Buzhala dhe Leonard Kërkuqi u gjendën në një lloj kurthi para Edi Ramës. Ata nuk e dinin mirë se me çfarë kishin të bënin, ata nuk ishin të ndërgjegjshëm se qenia përballë tyre është i aftë të fyej fjalën dhe ekzistencën e komunikimit njerëzor. Ata nuk e dinin se të gjendesh përballë tij, faktin duhet t’a paketosh në formën e një grushti, dhe në çastin e duhur, duhej t’ia përpalsësh turinjëve. Thjesht, sepse disa qenie nuk janë të afta të ndjejnë si njerëz, ta zëmë, të ndjejnë turp ose marre nga aktet e tyre.
Ka diçka thelbësore para se të mendosh të përballesh me Edi Ramën. Kur të marrësh përsipër një mundësi të tillë, duhet të jesh i ndërgjegjshëm se do të gjendesh para një përbindëshi mafioz, politik dhe mediatik. Përmasat e tij tejkalojnë gjuhën normale dhe mirësjelljen. Në të vërtetë, komunikimi publik me Edi Ramën duhet të ripërkufizohet, në forma të tjera, në ide të tjera, në përmasa të tjera.
Fundi i intervistës e riktheu nervin e munguar, kur “dialogu” preku Ramush Haradinajn, Hashim Thaçin, Kosovën dhe Serbinë. Masakra e Reçakut, dialogu Kosovë – Serbi, miqësia personale Rama – Vuçiç, ndarja e Kosovës, padia e munguar e Shqipërisë kundër Serbisë për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Rama, u mbrojt ligsht, njësoj siç mbrohen kriminelët e fajshëm, por të pacipë.
Askush nuk mund të pretendojë që të fitojë mbi një maskara, sepse maskarai nuk e njeh moral, nder dhe urtësi. Në këto rrethana, Edi Rama njeh gjuhë tjetër, qasje tjetër.
Se si e qysh, unë do të shkruaj herë tjetër, një një shkrim, që do të jetë “përballja” jonë finale.