• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Nuk është flamuri problemi

11:54 : 03/03/2020
në BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Enri Xhafo

Kush mendon se ambasadorja e SHBA nuk e di që flamuri amerikan në Shqipëri e Kosovë është në çdo protestë apo tryezë bisedimesh, e ka gabim! Edhe këta që nuk lënë lindje binjakësh pa analizuar, dhe e kalojnë muhabetin e flamurit me batuta dylekëshe, bëjnë humor të sforcuar.

Përpara se të shkoni te ambasadorja, kujtohuni pak ça tha Presidenti në fund të mitingut. Dhe Meta nuk është budalla. Ndonjëherë mund të sillet si shejtan-budalla, por kurrsesi nuk është i tillë. Përse bëhet folklorik, ulet në gjunjë dhe bën pantallonat pis, gjen një “Marigo” që t’i mbajë flamurin për ta puthur dhe bëhet më kuqezi se Aleanca Kuq e Zi, duke të nxjerrë mallin e Kreshnik Spahiut? Sepse në aq vjet sa ka në politikë, e ka mësuar që kështu i do mushka drutë!

Një pjesë e popullit këtë do të dëgjojë. Dhe presidenti po mbush boshllëqet e Bashës dhe të Monës nga karrigia e “garantit të Kushtetutës” dhe “Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura”, në atë pikë sa ta kompleksojë zotin Basha që të nxisë zyrën e shtypit të PD të dërgojë njëra pas tjetrës në grupin e WhatsApp-it fotot dhe “mesazhet e kryetarit Basha gjatë protestës”, në të cilën ai kishte thënë se do të merrte pjesë si qytetar i thjeshtë! Por vijmë te mesazhet e presidentit:

Në fund të fjalës së tij, në dukje pa shumë lidhje me thelbin, Presidenti evokoi popullin trim rumun që i tregoi vendin Çausheskut!

Lexo edhe:

Trump paralajmëron Iranin: Për çdo sulm në Hormuz, SHBA do godasë objektiva strategjikë në Teheran

SHBA-ja dhe Ukraina arrijnë marrëveshjen e rëndësishme për dronët

Seriozisht?! Përpara 30 vjetësh, më 1989?!
E ça do me thënë më këtë? Që ti po kërcënon Ramën me vdekje? Me gjyq popullor? Apo me Forcat e Armatosura, komandant i përgjithshëm i të cilave ti je, në kohë lufte?

Presidenti pastaj evokoi Shtetet e Bashkuara, duke thënë me tone sovraniste që do t’ia kishte zili edhe gjenerali De Gaulle, se ai nuk i ka Shtetet e Bashkuara të parat, por të parën ka Shqipërinë, por duke shtuar fill një thirrje publike për të tërë, për të bërë çdo gjë për Shtetet e Bashkuara që nuk dëmton Shqipërinë!

Çfarë?!

E para njëherë, përse përmendet Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë kontekst, duke bërë një lidhje pa lidhje me shqiptaro-amerikanët e ardhur nga Amerika për të marrë pjesë në miting, por që nuk do të zgjidhnin kurrë një politikan shqiptar, kushdo qoftë ai, përpara Amerikës?

E dyta, kur u paskan kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës politikanëve, apo qytetarëve shqiptarë, që të bëjnë gjëra që dëmtojnë Shqipërinë? Mos vallë në ditët përpara mitingut ke marrë ti ndonjë mesazh dhe ti, tani, sipas mënyrës tënde, po kthen një përgjigje? Sepse fill pas kësaj deklarate filloi të valëvitej edhe ai flamuri amerikan pas teje, për të cilin, në dukje, reagoi ambasadorja.

Por nuk është flamuri problemi. Problemi është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sigurisht, në Tiranë flasin përmes ambasadores së tyre të jashtëzakonshme dhe fuqiplotë, distancohen nga “mitingu” në thonjëza! Distancimi i tyre nuk është nga e drejta e çdokujt për të protestuar në mënyrë paqësore, por distancimi i tyre është nga evokimi apo nënkuptimi i dhunës përmes “Forcave të Armatosura”, apo “popullit që do të ngrihet kundër tiranisë”. Distancimi është nga deklaratat për të shkuar në mes të Parlamentit për të firmosur shpërndarjen e tij, kur Kushtetuta, për të cilën betohen të gjithë, nuk ia njeh Presidentit këtë kompetencë! Distancimi është ndaj aventurave destabilizuese në Shqipëri!

Mirëpo edhe Presidenti nuk është budalla. As sovranist! Aq më pak De Gaulle. Presidenti është thjesht një politikan shqiptar që, sipas mënyrës së tij, po i dërgon tani një mesazh mazhorancës, por sidomos “rrugës së Elbasanit”, për t’u thënë që ai është ende një faktor politik, që nuk duhet injoruar. Kaq. Mbijetesa politike e Ilir Metës është në lojë!

Etiketa: FLAMURImitinguSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump paralajmëron Iranin: Për çdo sulm në Hormuz, SHBA do godasë objektiva strategjikë në Teheran

17:19 : 22/07/2026
BOTA

SHBA-ja dhe Ukraina arrijnë marrëveshjen e rëndësishme për dronët

15:02 : 22/07/2026
BOTA

A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

09:12 : 22/07/2026
BOTA

Fundi i “El Mayos”/ Dënohet me burgim të përjetshëm bosi i kartelit të “Sinaloas”

08:32 : 21/07/2026
BOTA

Sulmi në Jordani vë në pikëpyetje mbrojtjen ajrore amerikane

15:44 : 19/07/2026
BOTA

Sulmet iraniane në Jordani/ Vriten dy ushtarë amerikanë, një tjetër rezulton i zhdukur

21:58 : 18/07/2026
Para

Tronditet Cristiano Ronaldo, mamaja e tij përfundon me urgjencë në spital

TË GJITHA

PD depoziton kërkesën për zgjatjen me 3 muaj të mandatit komisionit për “Territorialen”

08:45 : 23/07/2026

Deputetët më shumë i druhen vezës sesa gurit e hurit

08:42 : 23/07/2026

Policia “blindon” Kuvendin, dy perimetra sigurie për protestën

08:36 : 23/07/2026

Sot seanca e fundit plenare, qytetarët njoftojnë protestë, ç’pritet të ndodhë te Kuvendi

08:22 : 23/07/2026

Çmimet e apartamenteve në Tiranë thyejnë rekord, arrijnë gati 2.2 mijë euro/m²

08:08 : 23/07/2026

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 23/07/2026

Horoskopi, 23 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasinomilyonşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinokingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabet