23-vjecarja Desara Qoniku nuk është përdhunuar por ka probleme të shëndetit mendor. Në këtë përfundim ka arritur Policia e Durrësit, duke hedhur poshtë pretendimet e familjarëve të 23-vjecares se ajo është përdhunuar në kohën që punonte si dado e një fëmije të një cifti të ndarënë Durrës. Policia e Durrësit jep edhe detaje nga ngjarja.
Sipas bluve të qytetit bregdetar, më datë 22.08.2016, rreth orës 22:00 është paraqitur nga familjarët e saj në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe e papërqëndruar (në dukje me probleme të shëndetit mendor) shtetasja Desara Qoniku.
Me të marrë njoftim , Policia e Durrësit paralel me dhënien e ndihmës shëndetësore ka nisur menjëherë veprimet hetimore dhe proçeduriale për rastin në fjalë.
Konkretisht u është marrë deklarim mamasë së Desarës shtetases N.Q.dhe shoqeve të saj, shtetaseve P.V.dhe A.Xh., të cilat pohojnë se kishin dijeni për punësimin e shoqes së tyre në banesën e shtetasit I.P. si”Babysiter” dhe gjendjen jo të mirë shëndetësore të saj nga data 20-23.08.2016.
Gjithashtu iu mor deklarim shtetasit I.P. dhe ish-bashëkjetueses së këtij të fundit. Policia e Durrësit ka vijuar më tej hetimet në kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme shëndetësore mbi mundësinë e ushtrimit të dhunës fizike apo seksuale ndaj shtetases Desara Qoniku.
Sipas policisë shtetësja Desara ka qenë e shoqëruar nga familjarët dhe punonjëse policie të seksit femër gjatë gjithë procesit të kryerjes së veprimeve hetimore.
Në përfundim të hetimeve në dijeni dhe asistencë me Prokurorin e gatshëm, me aktin e dëshmisë Nr.740, datë 24.08.2016, eksperti mjeko-ligjor konfirmon se ndaj shtetases Desara Qoniku nuk është ushtruar dhunë fizike apo seksuale, por ajo paraqet çrregullime të shëndetit mendor.
Mjekët kanë vendosur që shtetësia Desara Qoniku duhet të dërgohet për t’u kuruar në Spitalin Psikiatrik Elbasan. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.