• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioneri Publik dhe anëtari i KLP debat në KPA për pasurinë/ Mbyllen hetimet për Dollapajn

14:45 : 25/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të pranojë provat e reja në çështjen ndaj prokurorit Arben Dollapaj mbi një ndërtim në Valbonë, ndërsa Komisioneri Publik dhe subjekti debatuan mbi mjaftueshmërinë e këtyre provave. Në fund të debatit trupa gjykuese vendosi të martën të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes dhe njoftoi palët për të paraqitur konkluzionet përfundimtare më 5 mars.

Dollapaj paraqiti në seancën e rradhës si prova shtesë projektin e ndërtimit dhe faturën e pagesës së taksës së ndikimit në mjedis të ndërtimit në Valbonë. Ai tha se provat dëshmonin se pjesa e tij në këtë projekt ishte e papërfunduar dhe nuk mund të ishte përdorur si bujtinë dhe ishte krejtësisht e ndarë nga pjesa që ndërtohej prej vëllait dhe motrës.

Nga ana e tij Komisioneri Publik Florian Ballhysa u shpreh se veç pagesës se taksës për ndikimin në mjedis, provat e tjera nuk sillnin ndonjë të re sa i përket çështjes. Ai tha se taksa dëshmonte me deduksion se sa mund të ishte investimi i subjektit, por kërkoi kontratën me investitorin dhe kontratën me të afërmit që mund të dëshmonte plotësisht pjesën e Dollapajt në këtë investim.

Komisioneri tha se nga aktet e paraqitura kishte ndryshime të vogla të planimetrisë dhe te katit përdhes. Ai tha se ato ndryshonin nga akti i ekspertimit i paraqitur nga subjekti.

Por shtoi se në thelb pa kontratën e investimit dhe pa kontratën me subjektin e licensuar për ndërtim këto akte nuk sillnin asnjë të re. “Për sa kohë subjekti shprehet në pamundësi për të sjellë akte që dëshmojnë vlerën dhe kohën e investimit, këto akte nuk sjellin asgjë të re”, tha Komisioneri.

Lexo edhe:

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Ardiana Bera

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Françeskina Lekani

Kjo kërkesë shtesë u kundërshtua nga Dollapaj dhe avokati Viktor Gumi. Dollapaj tha se këto dokumente ishin depozituar në ish-komunën Margegaj dhe se ai nuk i dispononte. Ndërsa Gumi shtoi se provat e dorëzuara dëshmonin çfarë ishte e nevojshme dhe se nuk mund t’i kërkoheshin subjektit dokumente që ishin dorëzuar në mirëbesim në shtet dhe që nuk kishte qenë nevoja të ruheshin prej tij. “Nuk mund t’i kërkohen subjektit dokumente të cilat nuk ka asnjë detyrim ligjorë t’i ruaj”, tha Gumi.

Dollapaj po ashtu tha se nuk e kishte vlerën e investimit, ndërsa shtoi se ajo do të dilte kur të bëhej kolaudimi i ndërtesës. Ai tha se vetë nuk ishte marrë me investimin, ndërsa shtoi se pagesat që kishte bërë i kishte deklaruar në vitin 2013. Ai tha se arkitekti që ishte marrë me projektin dhe ka ndjekur punimet nuk ishte për momentin në Shqipëri.

Kolegji nga ana e tij vendosi t’i pranojë me shumicë votash provat e reja të paraqitura nga Dollapaj. Pas vendimit të ndërmjetëm KPA i kërkoi Komisionerit nëse kishte kërkesa të tjera mbi pjesë të ankimit, kryesisht në lidhje me procedimet penal ndaj vëllait të subjektit dhe shtëpinë në Tiranë.

Komisioneri Ballhysa tha se KPA nuk kishte vendosur te hetonte në drejtim të numrit të kateve të shtëpisë në Tiranë që ishin denoncuar. Sipas denoncimit shtëpia e deklaruar tre kate ishte në fakt katër kate. Komisioneri nga ana tjetër pranoi se hetimet e KPA mbi çështje penale dhe konfliktin e interesit me shtetasin nga Kosova që i kishte shitur filimisht shtëpinë vëllezërve Dollapaj kishin rezultuar negative, ndërsa shtoi se mbi çështjet e tjera ai do mbante qëndrim në parashtrimet përfundimtare. Ai po ashtu tha se do të shprehej edhe mbi investimin në këtë shtëpi dhe nëse kishte apo jo probleme me mënyrën e përfitimit të kredisë së butë për këtë investim.

I pyetur nga BIRN avokati Gumi e cilësoi si jo serioze këmbënguljen e Komisionerit për katet e shtëpisë. Ai tha se katet mund të verifikoheshin lehtësisht qoftë edhe në Google Earth dhe se ata kishin qenë të hapur për këtë verifikim apo verifikimin në terren.

Gjatë seancës po ashtu u mësua se SPAK kishte sjellë përgjigje negative mbi mundësinë e një procedimi penal ndaj Dollapajt siç ishte denoncuar. Komisioneri kërkoi shtesë kërkesën e KPA drejtuar prokurorisë, pasi tha se nuk e dinte nëse ajo ishte ezauruese. Pasi u njoh me kërkesën Komisioneri pranoi që përgjigja e SPAK ishte shteruese dhe se denoncimi nuk kishte qenë i vërtetë.

Prokurori i Apelit në Shkodër Arben Dollapaj u konfirmua në detyrë në 6 gusht 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe më pas u zgjodh anëtarë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Por konfirmimi i tij u kundërshtua nga Komisioneri Publik me pretendimin se hetimet në kriterin e pasurisë sa i përket një ndërtese tre katëshe në Tiranë dhe një ndërtese në Valbonë nuk kishin qenë të plota.

KPA rihapi hetimin mbi këto çështje dhe ka administruar një sërë provash të reja nga subjekti dhe nga disa institucione. Kolegji po heton edhe mbi mundësitë e konfliktit të interesit me shitësin e shtëpisë tre katëshe në Tiranë dhe mbi përdorimin e shtëpisë në Valbonë.

Dollapaj është anëtari i katërt prokuror i KLP që i nënshtrohet Apelimit. Më herët ne një vendim të debatuar Kolegji shkarkoi prokuroren Antoneta Sevdari. Po ashtu u shkarkua prokurori Gentjan Osmani. Në shqyrtim nga KPA është prokurori Besnik Cani.

Në fund Kolegji vendosi mbylljen e hetimit dhe ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare më 5 mars në orën 8.30 të mëngjesit./BIRN/

Etiketa: dollapajkomisionerikpa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Ardiana Bera

08:30 : 21/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Françeskina Lekani

10:54 : 20/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

12:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

19:05 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

14:09 : 08/05/2025
Para
Foto ilustruese

Gruaja gjendet e pajetë, dyshimet

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 24 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 23/05/2025

Certifikimi i rezultatit të 11 Majit, PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në dispozicion provat!

23:12 : 23/05/2025

Cagliari nuk e ndal dot, Napoli shpallet kampion i Seria A për këtë sezon

22:59 : 23/05/2025

Tregoni kujdes me këto ushqime, përkeqësojnë dhimbjet e kokës

22:55 : 23/05/2025

Mark Zuckerberg shpall fundin e celularëve, do të zëvendësohen nga një pajisje e re

22:49 : 23/05/2025

Filmoi të moshuarit në momente intime/ Vihet nën hetim e mitura në Korçë, e pësojnë edhe pleqtë

22:47 : 23/05/2025
Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK.	/r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.

Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC

22:42 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com