Kreu i opozitës Lulzim Basha, mori pjesë mbrëmjen e sotme në aktivitetin para Teatrit Kombëtar, ku u zhvillua shpallja e Konkursit Mbarëkombëtar për Monumentin e Lëvizjes Studentore dhe Qytetare për Demokraci, 29-vite pas rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.
Në fjalën e tij Basha tha se 29 vite më parë qendrestarët i dhanë shpresë Shqipërisë duke rrëzuar një nga diktaturat më të egra të Evropës, dhe sot 29 vite më pas është koha që të gjithë shqiptarët të betohen për një tjetër aksion, atë të çuarjes së Shqipërisë drejt Europës.
‘20 shkurti i para 29 viteve është vepra më e mrekullueshme e çdo shqiptari. Sot jemi mbledhur këtu për të përkujtuar atë ditë. Me të njëjtin patos qytetarët u bënë përkrahë studentëve dhe bënë të mundur rrëzimin e statujës së diktatorit. Me të njëjtën kurajë qytetarët i janë bashkuar artistëve për mbrojtjen e Teatrit, që po i tregojnë botës se shqiptarët nuk janë njerëzit e krimit, por janë populli fisnik që dinë të mbrojnë artin dhe artistët, që dinë ti bëjnë fre edhe babëëzisë kur duket sikur nuk kanë drejtësi. Miqtë e mi 19 shkurti i 1991 ishte një natë e ftohtë dhe që për rastësi u gjenda poshtë statujës së diktatorit që do të rrëzohej të nesërmen. Pas lëvizjes së dhjetorit prej dy muajsh pasiguria po na pushtonte. A ka populli një shpirt? Po ka shpirtin e më të guximshmit mes nesh, ka shpirtin e atij që shpresën e vet e ndez për gjithë Shqipërinë për gjithë kombin. Kurrë nuk është vonë të kërkojmë ndjesë dhe të pendohemi për mëkatet tona personale, ti kërkojmë Zotit të na japë forcë dhe sëbashku me këtë provë të qëndresës së vlerave të përqafojmë edhe ne destimin e vetëm të Shqipërisë si gjithë Europa. Zoti ju bekoftë ju që rrëzuat diktaturën, bashkë të ndezim flakën e shpresës për çdo shqiptar. Këtë natë të ftohtë të 20 shkurtit 2022 le të betohemi sëbashku se shpirtrat tonë dhe mendjet tona do të jenë bashkë, të sigurojmë liri dhe dinjitet për Shqipërinë tonë’, tha Basha.