• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

29 vjet nga greva e urisë së studentëve/ “Uroni që ëndrrat tona të mos mbesin të tilla”

09:03 : 19/02/2020
në NDRYSHE

Më 18 dhjetor 1991, rreth 700 studentë e studente, të mbështetur nga pedagogë, nisën një grevë urie në atë që njihej si kino-teatri në Qytetin Studenti, ku kërkohej heqja e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës.

“Me vendosmëri por dhe pa dhimbje ne ju themi se sot nuk do të kthehemi si përherë në vatrat familjare. Nuk do të kthehemi as në mbrëmje . Ndoshta do t’ju mungojmë për ditë me radhë dhe jemi të bindur që kjo mungesë do tu bëjë juve krenarë.

Ndaj ju lutemi mos u merakosni, mos u largoni nga shtëpia dhe punët tuaja për të na bërë thirrje të heqim dorë. Ju po aq mirë sa ne e dini se Universiteti nuk ngrihet kot. Ndrydheni shqetësimin tuaj në vetvete ashtu si në ditët e dhjetorit, ku ndërsa na përcillnit duke na bindur të mos ndaheshim nga shokët , uroni që ëndrrat tona të mos mbesin vetëm të tilla”, thuhej në komunikatën që u lexua në sheshin e Qytetit Studenti 29 vite më parë.

Dy ditë pas nisjes së grevës së urisë, mijëra qytetarë të Tiranës, marshuan nga Qyteti Studenti dhe zbritën në Sheshin Skënderbej, ku pas disa dorë përballjesh me forcat e sigurisë, arritën të rrëzojnë bustin e diktatorit Hoxha dhe t’a tërheqin zvarrë deri në godinën ku studentët ishin ngujuar në grevë urie.

Lexo edhe:

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

Dokumenti

KOMUNIKATË

Komisioni i grevës së studentëve të UT-së dhe Instituteve të Larta të Tiranës njofton opinionin publik mbarëkombëtar se në mbështetje të kërkesës së tyre të drejtë për heqjen e emrit të universitetit qindra studentë e pedagogë u hodhën sot në grevë urie në ambjentet e brendshme të qytetit studenti.

Kjo ngjarje pa precedencë në historinë e Shqipërisë është pasojë e drejtpërdrejtë e qëndrimit që kanë mbajtur ndaj protestave tona autoritetet përkatëse. Dy javë me radhë ne bojkotuam mësimin dhe u përpoqëm të gjenim rrugën më demokratike për zgjidhjën ë problëmit, dy javë me radhë sheshi demokracia buciti nga brohoritjet, dy javë me radhë ne argumentuam në mënyrë bindëse se heqje e emrit nuk është kaprico por domosdoshmëri. E për të gjitha këto morëm si përgjigje nga qeveria një vendim apatik, jo realist që më tepër se sa e shuan, sic pretendon , e nxit tensionin.
Vellezër dhe motra,

Ditët heroike të dhjetorit na mësuan të jemi të vendosur . T’i njohim të drejtat tona dhe mos ti kapërcejmë ato. Si ëngjëj bartës të demokracisë , studentët janë të bindur që ta cojnë deri në fund rrugën e tyre, atë që i hapi pluralizmit dyert 46 vjet të ndryshkura të Shqipërisë. Ndryshe demokracia do mbetet jetime (ne fakt kjo fjale nuk lexohej dot) ndryshe ju vetë do të na quanit të dobët, dhe historia do të na ndëshkojë. Në këto ditë, kur e ardhmja e atdheut na rëndon fort mbi supe, ne e ndjejmë se vetëm nje demokraci reale mund të jetë shpëtimtare për të. Dhe heqje e emrit të universitetit, si një vendim i padrejtë i së shkuarës, është kusht bazë për demokracinë .

Prindër, vëllezër dhe motra

Me vendosmëri por dhe pa dhimbje ne ju themi se sot nuk do të kthehemi si përherë në vatrat familjare. Nuk do të kthehemi as në mbrëmje . Ndoshta do t’ju mungojmë për ditë me radhë dhe jemi të bindur që kjo mungesë do tu bëjë juve krenarë.

Ndaj ju lutemi mos u merakosni, mos u largoni nga shtëpia dhe punët tuaja për të na bërë thirrje të heqim dorë. Ju po aq mirë sa ne e dini se Universiteti nuk ngrihet kot. Ndrydheni shqetësimin tuaj në vetvete ashtu si në ditët e dhjetorit, ku ndërsa na përcillnit duke na bindur të mos ndaheshim nga shokët , uroni që ëndrrat tona të mos mbesin vetëm të tilla.

KOMISIONI ORGANIZATIV i LEVIZJES STUDENTORE

Tiranë , më 18.2.91

Etiketa: enver hoxhagrevastudente

Lajme të lidhura

RAJONI

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

21:56 : 27/06/2025
BOTA

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet

13:34 : 26/06/2025
Lajmet e Dites

Shokon Laert Vasili: Motra ime vdiq 6 muajshe pasi i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

08:14 : 08/06/2025
AKTUALITET

Emigracioni po zbraz shkollat dhe universitetet

15:44 : 05/06/2025
BOTA

Universitetet në Hong Kong hapin dyert për studentët e huaj të Harvardit

16:21 : 24/05/2025
AKTUALITET

Britania drejt kufizimeve për studentët nga vendet më të prirura për të kërkuar azil

13:17 : 06/05/2025
Para

"Falsifikim dokumentesh"/ Në kërkim prej 2017, arrestohet 26-vjeçarja në Vlorë

TË GJITHA

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

14:24 : 28/06/2025

Roza Lati flet për lidhjen me Xhonatan Islamin: E gjeta në det, ka shumë dashni

14:24 : 28/06/2025

I riu theu postbllokun në Lezhë, policia qëllon me armë drejt tij

14:01 : 28/06/2025

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë e ish-burrit me letra false

13:46 : 28/06/2025

SPAK sekuestron pasuritë e “Visit të Pojës” dhe “Majestic Konstruksion” me vlerë rreth 12 mln euro

13:35 : 28/06/2025

Aksident në Vlorë, plagoset një motoçiklist

13:07 : 28/06/2025

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

13:03 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com