• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rama shpërfaqi tradhtinë edhe gjatë pritjes së Kurtit”/ Berisha: Albini qëndroi me dinjitet

10:05 : 16/02/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Albin Kurti vizitën e parë si kryeministër i Kosovës e zgjodhi ta bëjë në Shqipëri. Me shumë entuziazëm mori rrugën për atje bashkë me disa ministra të kabinetit të tij. Por, njëjtë entuziazmin nuk e pati edhe homologu i tij – kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Albin Kurti u prit me ceremoni shtetërore në Tiranë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama në Pallatin e Brigadave. Por, ajo çka ra në sy gjatë pritjes zyrtare, ishte fytyra e Ramës.

Rama u paraqit me fytyrë shumë të zymtë dhe ishte shumë i ftohtë në raport me Kurtin.

E kjo është komentuar shumë në Kosovë.

Qytetarë të thjeshtë e figura publike shprehën habi se si fytyrë të ngrysur e raport të ftohtë, Rama nuk shpërfaqi atëherë kur priti në Tiranë, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin.

Lexo edhe:

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

Një pritje si kjo e djeshmja ka marrë kritika të ashpra edhe nga ish- kryeministri Sali Berisha, i cili tha se Rama edhe një herë faktoi se është armik i rrezikshëm i Kosovës dhe kombit shqiptar.

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një bisedë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, e ka quajtur Esad Toptan të Ri – Edi Ramën, duke nënvizuar se protokolli me të cilin është pritur Kurti ka qenë urdhër i Vuçiçit.

Madje pritja për kryeministrin e Kosovës, siç tha Berisha ia hoqi edhe njëherë maskën e tradhtarit Ramës.

“Esad Toptani i Ri e priti kryeministrin e ri të Kosovës, z.Albun Kurti me protokollin që e ka urdhëruar atë ta presë, Beogradi, më konkretisht padroni i tij Vuçiq. Por, ajo ishte një pritje që i hoqi për të shumtën here maskën tradhtarit të kombit Zografit Bis Edvin Kristaq Tradhtarit para mbarë shqiptarëve”, tha Berisha për FaktePlus.

Zymtësia e Ramës nuk u shpërfaq vetëm gjatë pritjes dhe ceremonisë shtetërore, por edhe gjatë konferencës së përbashkët.

Në fakt një përplasje ndodhi mes dy kryeministrave në konferencë, kur Kurti deklaroi se është për makro-shengenin shqiptar e që sipas Ramës makro-shengeni nuk mund të ndodhë pa mini-shengenin Ballkanik.

Qëndrimin e Kurtit për makro-shengenin shqiptar e ka vlerësuar Sali Berisha.

Edhe në këtë rast, Berisha ka kritikuar deklaratën e Ramës, duke theksuar se reagimi i tij ishte ashtu sikurse do ta donte “padroni i Ramës, Vuçiqi”.

“Përndryshe zoti Kurti qëndroj me dinjitet në makro-shengenin shqiptar për të cilin në reagimin e Edvin Kristaq Zografit, ishte identik siç do të dëshironte padroni i tij Vuçiq. Ai deklaroj se marrëdhëniet ndërshqiptare kalojnë nga Beogradi dhe se shqiptarët mund të kenë makro-shengen vetëm në kuadrin e Jogusllavisë së Re!”, ka thënë ai.

Tutje, ish- kryeministri shqiptar, Sali Berisha tha se deklaratat e Ramës faktojnë se ai është i armik i rrezikshëm për Kosovën dhe kombin shqiptar.

Berisha pati edhe një thirrje për politikanët dhe autoritetet e Kosovës dhe komunitetin ndërkombëtar.

“Mendoj se dje Edvin Kristaq Tradhtia me pritjen si i pafytyrë të kryeministrit të ri të Kosovës, z.Albin Kurti dhe deklaratën e tij publike e faktoj dhe se është një armik i rrezikshëm i Kosovës dhe kombit shqiptar. Me këtë rast ju bëjë thirrje forcave politike në Kosovë dhe autoriteteve të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar të ndërpresin çdo ndërhyrje të Edvin Kristaq Tradhtarit në punët e brendshme të Kosovës. Çdo përpjekje të tij armiqësore ndaj Kosovës, si ajo e përdorimit të kryesimit të OSBE-së për interesa të Beogradit dhe kundër interesave jetike të shqiptarëve në Kosovë dhe kombit shqiptar në tërësi”, deklaroi Berisha për FaktePlus.

E raportet e ftohta mes Kosovës dhe Shqipërisë, janë prej kohësh. Në fakt raportet erdhën duke u ftohur prej se nisi të flitet për çështjen e territorit të Kosovës dhe mini-shengenin Ballkanik, të cilin edhe Rama po e shtyn përpara.

Madje kryeministri shqiptar Edi Rama pati raporte edhe më të këqija me ish- kryeministrin Ramush Haradinaj. Pas polemikave të shumta nga distanca, Rama ka ngritur edhe padi në gjykatë kundër Haradinajt./FaktePlus

Etiketa: BerishaKurtiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Berisha: PD do jetë partia e seksionit, ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja

20:43 : 27/05/2026
AKTUALITET

Referendumi për Berishën/ Salianji nxjerr shifrat: Braktisje totale, ja sa persona votuan

19:00 : 23/05/2026
AKTUALITET

Takimi me Mitsotakis, mediat greke kritika Ramës: Ishte veshur sikur po dilte shëtitje

19:25 : 22/04/2026
AKTUALITET

Berisha në QSUT, paralajmëron drejtuesit e policisë për terrorin në protestë

22:48 : 17/04/2026
Para

Tritol makinës së administratorit të Vllaznisë (EMRI)

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom