• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Presidenti Trump dhe vija që ndan politikën nga zbatimi i ligjit

22:20 : 14/02/2020
në BOTA

Në SHBA, William Barr, kreu i Departamentit të Drejtësisë (ose Prokurori i Përgjithshëm, siç njihet këtu), tha të enjten se tweet-et e Presidentit Trump në lidhje me departamentin që ai drejton dhe çështjet që shqyrton “ma bëjnë të pamundur të kryej punën time”, siç u shpreh ai.

Komentet vijnë në një kohë që Departamenti i Drejtësisë është përfshirë në polemika mbi afatin e burgimit që duhet t’i jepet njërit prej miqve të zotit Trump, të cilin gjykata e ka shpallur fajtor.

Deklarata bombë vjen nga njëri prej anëtarëve më të besuar të kabinetit të presidentit Trump. Ajo bëhet pak ditë pasi Departamenti i Drejtësisë, i kryesuar nga Prokurori i Përgjithshëm William Barr, rrëzoi prokurorët e vet dhe rekomandoi një dënim më të lehtë me burg për një mik të hershëm të zotit Trump.

Roger Stone u shpall fajtor se kishte gënjyer Kongresin, se kishte manipuluar dëshmitarët dhe kishte penguar drejtësisnë gjatë hetimit për ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet e vitit 2016. Prokurorët kërkojnë një dënim të gjatë me burg për Roger Stone-in.

Trump e kundërshtoi rekomandimin e tyre dhe u shpreh në Twitter se kjo ishte “diçka e tmerrshme dhe shumë e padrejtë”. Por, në një deklaratë të pazakontë, Prokurori i Përgjithshëm Barr tha në një intervistë për rrjetin ABC News se ka ardhur koha që Presidenti Trump të mos bëjë më tweet-e për çështjet penale të Departamentit të Drejtësisë.

Lexo edhe:

Trump konfirmon telefonatën e tensionuar me Netanyahun: Isha i shqetësuar nga lufta e tij me Libanin

Zyrtari britanik: Ribashkimi me BE-në është i pashmangshëm

“Të bësh deklarata publike dhe tweet-e për departamentin, për njerëzit në departament, për çështje që janë në pritje në departament dhe për gjyqtarët të cilëve u kemi paraqitur çështje për gjykim, kjo ma bën të pamundur të kryej punën time, e bën të pamundur të garantojmë gjykatat, prokurorët dhe departamentin se ne po e kryejmë punën tonë me integritet,” tha zoti Barr.

Megjithatë, Presidenti Trump u duk se e mbështeti prokurorin e përgjithshëm. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, tha në një deklaratë se presidenti nuk u shqetësua nga komentet.

Rekomandimi që dhanë prokurorët për dënimin e mikut të vjetër të Presidentit u rrëzua nga zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë dhe kjo ka ngritur pikëpyetje për një presion politik të padrejtë të Shtëpisë Bardhë.

Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë tha se vendimi për të rrëzuar atë që ai e quajti një rekomandim “ekstrem dhe të tepërt” u mor para se Presidenti Trump të komentonte në Twitter të martën në mëngjes.

Katër prokurorët dhanë dorëheqjen nga çështja Stone në shenjë proteste. Vëzhguesit thonë se shqetësimi kryesor është se mos po errësohet vija që ndan politikën nga zbatimi i drejtësisë.

“Ekziston një traditë e vjetër që prokurorët janë të pavarur nga autoritetet politike. Kjo bën që ata të jenë në gjendje të japin gjykime profesionale dhe të informuara, pa ndonjë ndërhyrje politike,” thotë Darrell West, i Institutit Brookings.

Vendimi përfundimtar për dënimin e Roger Stone-it do të merret nga një gjykatës federal dhe mund të shpallet qysh javën e ardhshme.

Ky është një tjetër episod polemikash për Prokurorin e Përgjithshëm William Barr, i cili vitin e kaluar e shfajësoi Presidentin Trump për pengim të drejtësisë lidhur me hetimin për Rusinë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi shprehu pakënaqësi.

“Prokurori i Përgjithshëm e ka ulur veten në nivele të tilla,” tha ajo.

Zoti Barr do të përballet me ligjvënësit kur të dëshmojë në një komision të Kongresi në fund të marsit./VOA/

Etiketa: politikaTrumpzbatimi i ligjit

Lajme të lidhura

BOTA

Trump konfirmon telefonatën e tensionuar me Netanyahun: Isha i shqetësuar nga lufta e tij me Libanin

16:58 : 03/06/2026
BOTA

Zyrtari britanik: Ribashkimi me BE-në është i pashmangshëm

16:17 : 03/06/2026
BOTA

Telefonata e tensionuar Trump-Netanyahu, anulohet në momentin e fundit sulmi në Bejrut

17:48 : 02/06/2026
BOTA

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

16:07 : 02/06/2026
BOTA

“Të mos isha unë, do kalbeshe në burg”, detaje nga biseda telefonike e tensionuar mes Trump dhe Netanyahut

11:57 : 02/06/2026
BOTA

Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump asnjë vendim për Iranin

22:08 : 29/05/2026
Para

Ish-kandidatja socialiste organizon festën e çmendur të beqarisë, vëmendjen e merr torta prej 'pen*si'

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom