• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grafiku i frikshëm/ Popullsia e Shqipërisë në rënie pa kthim, shtesa natyrore drejt shuarjes

13:53 : 13/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Rritja e popullsisë së Shqipërisë po vjen drejt shuarjes, teksa shtesa natyrore e po vjen në pikiatë Vitin e kaluar shënoi rënie me 7.1 për qind në raport me 2018

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2019, shtesa natyrore që mat diferencën midis lindjeve dhe vdekjeve, ishte vetëm 6624 persona. Një vit më parë shtesa natyrore ishte 7130 persona, ndërsa në vitin 1990 shtesa natyrore ishte 64 mijë persona në vit ose gati 12 herë më e lartë se në vitin 2019.

Në vitin 1990 kishim 82 mijë lindje kundrejt 28 mijë lindje në vitin 2019 ose gati tre herë më pak.

Në Vitin 1990 kishim 18 mijë vdekje në vit, ndërsa në vitin 2019 janë shënuar mbi 22 mijë vdekje në vit, kjo për shkak edhe të plakjes së popullsisë, duke pësuar një rritje me 20 për qind në raport me vitin 1990.

Gjatë vitit 2019 kanë lindur 28.561 foshnja, duke shënuar një rënie me 1,3%,krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve, në vitin 2019 ishte21.937persona,duke shënuar një rritje me 0,6%.krahasuar me një vit më parë.

Lexo edhe:

Rrëzohet pa ndjenja në vijat e bardha, ndërron jetë 60-vjeçari në Korçë

Atentati me tritol në Sarandë/ Viktima, babai i Klaus Jaçajt, i përfshirë në një plagosje

2019, lindjet me rënie në 8 qarqe

Gjatë vitit 2019,katër qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me vitin 2018, ndërsa tetë të tjerë kanë pasur rënie. –

Numri më i madh i lindjeve shënohet në qarkun e Tiranës, me 9.321 lindje, ndërsa ai më i vogli regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 506 lindje, për vitin 2019.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve gjatë vitit 2019,krahasuar me vitin 2018,e zë qarku i Kukësit me 15,9 %,ndërsa rënien më të madhe në përqindje e zë qarku i Lezhës me 7,6 %.

Vdekjet, bien në Elbasan rriten në Kukës

Gjatë vitit 2019,gjashtë qarqe të vendit kanë shënuar ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me vitin 2018, ndërsa gjashtë të tjera kanë shënua rrritje. Numri më i vogël i vdekjeve shënohet në qarkun e Kukësit me 539 vdekje, ndërsa ai më i madhi në qarkun e Tiranës me 5.389 vdekje, për vitin 2019. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë vitit 2019,krahasuar me vitin 2018 e zë qarku i Elbasanit me 5,6%, ndërsa rritjen më të madhe në përqindje e zë qarku i Kukësit me 7,4%. /Monitor/

Etiketa: popullsiaShqiperivdekje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrëzohet pa ndjenja në vijat e bardha, ndërron jetë 60-vjeçari në Korçë

10:32 : 05/10/2025
Viktima
AKTUALITET

Atentati me tritol në Sarandë/ Viktima, babai i Klaus Jaçajt, i përfshirë në një plagosje

08:13 : 05/10/2025
AKTUALITET

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025
RAJONI

Zjarri në diskotekën e Koçanit, miratohet aktakuza për 34 persona dhe 3 kompani

17:32 : 04/10/2025
SPORT

Frikë nga incidentet, Serbia mbyll dyert për publikun në ndeshjen me Shqipërinë

16:24 : 04/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Pabarazia gjinore dhe narkoregjimi, kërcënim kryesor për gratë në Shqipëri

12:07 : 04/10/2025
Para

Gazetarja shqiptare merr dhuratën mijëra euroshe, por prap është e pakënaqur

TË GJITHA

“Mijëra studentë më pak”, Gjekmarkaj: Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e vendit

09:10 : 06/10/2025

Ushtria izraelite: Nëse negociatat dështojnë, do të rifillojmë luftimet në Gaza

09:05 : 06/10/2025

Rama ndryshon vendimin me të cilin ‘amnistoi’ kullat e oligarkëve

08:53 : 06/10/2025

Adriatik Lapaj: “Shqipëria Bëhet” mbështet Florjan Binajn në garën për Bashkinë e Tiranës

08:46 : 06/10/2025

I mori 5 mijë euro një gruaje dhe e shantazhonte për 50 mijë të tjera, arrestohet durrsakja

08:42 : 06/10/2025

Tony Blair – paqebërësi i diskutueshem për Lindjen e Mesme

08:38 : 06/10/2025

Këmbimi valutor 6 tetor/ Ja me sa blihen e shiten euro dhe dollari ditën e sotme

08:32 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com