• Kontakt
Friday, September 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jashtë sistemit/ Ish-gjyqtari Qato nuk justifikoi dot 2.1 mln lekë, KPA e shkarkon

12:54 : 13/02/2020
në AKTUALITET, VETTING

Pretendimet e ish-gjyqtarit Fatos Qato se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk i kishte llogaritur saktësisht të ardhurat e tij dhe nuk kishte marrë parasysh kursimet në vite apo disa të ardhura nga qiradhënia dhe dhuratat prej miqve.

Por Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjeti se arsyetimet e KPK ishin të sakta dhe se megjithë një sërë lëshimesh në analizat financiare Qato nuk arrinte të provonte pasjen e burimeve të ligjshme për pasuritë e deklaruara. Qato po ashtu u penalizua për mosdeklarimin e dhurimeve nga miqtë për kurimin jashtë vendit.

Trupa që gjykoi Qaton, e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Ardian Hajdari, Luan Daci e Rezarta Schuetz, arriti në përfundimin se ish-gjyqtari nuk kishte pasur burime të mjaftueshme për të blerë një apartament 141 metra katrorë në vitin 1998, një tokë prej 410 metrash dhe mungesë burimesh finaciare.

Sipas vendimit të zbardhur të Kolegjit, Qato kishte ankimuar vendimin e KPK për procedurën, për llogaritje të gabuar të të ardhurave dhe shpenzimeve të tij dhe për mosmarrje parasysh të dhurimeve nga të afërm.

Qato i cili kishte filluar punë në sistemin e drejtësisë në vitin 1986 si hetues në Hetuesinë e Tiranës dhe për më shumë se 15 vjet ishte gjykatës i Gjykatës së Apelit të Tiranës, u shkarkua nga Komisioni në dhjetor të vitit 2018. Vendimi u la në fuqi edhe nga KPA.

Lexo edhe:

Problemet me pasurinë/ KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Arben Kostandini

Incesti përçau familjen nga Tirana, deklarata shokuese: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij

Rrëzimi i pretendimeve në procedurë

Qato, ngjashëm me shumicën e magjistratëve të shkarkuar nga Komisioni vetëm në jë kriter, apeloi në KPA se kjo formulë ishte e paligjshme dhe se ai i duhej t’i ishte nënshtruar hetimit në të tre kriteret. Ai po ashtu pretendoi se KPK nuk mund të dilte me përfundimin për “deklarim të pamjaftueshëm” duke u bazuar vetëm në kriterin e pasurisë.

Qato ankimoi po ashtu mënyrën se si kishte arsyetuar Komisioni mbi vlerën e deklaratave të pasurisë në vite, ndërsa pretendoi se derisa nuk përmbushej kushti i ligjor i deklarimit të “dyfishit të pasurisë së ligjshme”, shkarkimi i tij nuk ishte i drejtë.

Kolegji i rrëzoi këto pretendime duke arsyetuar kryesisht mbi të drejtën e KPK për të vendosur vetëm mbi një kriter dhe po ashtu ritheksoi arsyetimet e mëparshme mbi faktin se deklaratat e pasurisë në vite dhe ajo veting nuk kishin vlerë të ndryshme sipas Kushtetutës.

KPA ritheksoi se nuk ishte e nevojshme gjetja e shkeljeve në më shumë se një kriter për të arritur në vendimin e shkarkimit, ndërsa ritheksoi se në rastin e “deklarimit të pamjaftueshëm” nuk ishte e nevojshme të provohej pasja e dyfishit të pasurisë mbi atë që mund të dokumentohej me të ardhura të ligjshme.

Rrëzimi i pretendimeve mbi pasurinë

Vendimi i Kolegjit qartëson se mjaft prej shpjegimeve të dhëna nga Qato kanë qenë kontraverse me njëra tjetrën. KPA në analizë të pretendimeve të tij mbi mobilimin e shtëpisë dhe përdorimit të kursimeve të çdo vit për këtë, gjeti se po ashtu subjekti pretendonte që këto kursime mund të mbulonin vitet me diferenca negative.

“Në vitet që rezultojnë me gjendje negative, teprica e çdo viti ushtrimor duhet t’i shtohet vitit pasues negativ dhe diferenca progresive është periodikisht pozitive, çfarë tregon se çdo vit ekzistojnë burime të mjaftueshme financiare. Komisioni ka gabuar kur merr në konsideratë vetëm vlerat negative të viteve, ndërsa të gjitha vitet e tjera që janë me vlera pozitive, i zeron”, citohet në vendim pretendimi i Qatos.

Por KPA vlerëson se këto pretendimi mbinin ndesh me vetë deklaratat e ish-gjyqtarit se këto kursime ishin përdorur për të bërë mobilimin në vite. Kolegji arsyetoi se vendimi i Komisionit ishte i drejtë, se tepricat e pretenduara ishin përdorur siç vetë Qato kishte deklaruar dhe se ato nuk mund të mbulonin diferencat negative në vite.

Kolegji pasi i përcaktoi si të paligjshme dhurimet e pretendura pasi nuk ishin deklaruar në vitin kur ishin marrë dhe se në atë kohë nuk ishin deklaruar as shpenzimet spitalore të kryera prej Qatos, argumentoi se edhe nëse kjo do të ndryshohej bilanci do të ishte negativ. “Pasi u morën në konsideratë pretendimet e subjektit të rivlerësimit, edhe pse u përllogaritën në zërin “të ardhura” dhurimet e pretenduara, përsëri u konstatua mungesa e të ardhurave nga burime financiare të ligjshme në vlerën 2.171.407 lekë”, thuhet në vendim.

Po ashtu KPA rrëzoi pretendimet për krusime të realizuar para vitit 2002 dhe të pretenduara nga subjekti që ishin përdorur në vitet pasardhëse. “Kolegjit vlerëson se Komisioni me të drejtë nuk i ka marrë në konsideratë kursimet e mundshme të pretenduara më sipër për periudhën 1999-2002, duke qenë se subjekti i rivlerësimit nuk ka deklaruar kursime në deklaratën e parë të interesave privatë për vitin 2003”, thuhet në vendim.

KPA ndër të tjera vuri në dukje se një sërë shpenzimesh të deklaruara nga subjekti, përfshi ato për shkollimin e fëmijëve, nuk justifikoheshin me të ardhurat e tij dhe familjes. Po ashtu Kolegji vlerësoi si të paligjshme të ardhura të pretenduara nga qiraja, pasi gjeti se për këto nuk provohej pagesa e tatimeve. Po ashtu sipas Kolegjit në dokumentet e paraqitura prej subjektit kishte ndryshim të emrit të qiramarrësit.

Ngjashmërisht të paligjshme u cilësuan të ardhurat nga qiraja për apartamentin. “Në këtë zë të analizës financiare nuk janë përfshirë të ardhurat e deklaruara në deklaratat e interesave privatë periodikë vjetorë, të përfituara nga dhënia me qira e apartamentit në rr. “{***}” për vitet 2007 dhe 2012-2014, në kushtet kur nga organet tatimore është konfirmuar se nuk ishte paguar tatimi mbi të ardhurat e realizuara nga qiraja në këto vite. Këto të ardhura konsiderohen të paligjshme në kuptim të nenit D, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës”, thuhet në vendim.

Kolegji bën me dije në arsyetim se në disa raste edhe pse ishin pranuar pretendimet e Qatos kjo nuk kishte ndryshuar analizë financiare dhe se mbi këtë të fundit rëndonin ndër të tjera edhe një sërë mosdeklarimesh të të ardhurave dhe mosdeklarim i qartë i likujditeteve në cash. Në fund Kolegji arsyetoi lënien në fuqi të vendimit të KPK, duke shkarkuar përfundimisht Qaton për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë. /BIRN/

Etiketa: kpapasuriaQato

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Problemet me pasurinë/ KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Arben Kostandini

16:52 : 22/09/2025
AKTUALITET

Incesti përçau familjen nga Tirana, deklarata shokuese: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij

18:48 : 14/09/2025
BOTA

Elon Musk mund të jetë trilioneri i parë i botës në 2027

20:28 : 09/09/2025
BOTA

Trashëgimia e Giorgio Armanit, ja si do të ndahet pasuria e tij prej 13 miliardë eurosh

18:04 : 04/09/2025
AKTUALITET

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

20:58 : 06/08/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

14:21 : 01/08/2025
Para

"Ku i gjeti 2 mln usd Ben Blushi për të blerë Lori kafe" / Reagimi i fortë i Berishës

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 26 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:05 : 25/09/2025

Gazetarja: SPAK po heton tenderat e oksigjenit mjekësor, u thirrën 12 zyrtarë për të dëshmuar

23:00 : 25/09/2025

Instagram lë pas konkurrentët, arrin 3 miliardë përdorues aktivë

22:54 : 25/09/2025

“Nuk e tradhtova”/ Divorci me Elian, Princ Leka: I tregova vetë për lidhjen, Blerta ka qenë viktimë

22:41 : 25/09/2025

“Ka komunikime”/ Zbulohen detaje nga akuzat për Erion Isain: U morën telefonat e vartësve

22:39 : 25/09/2025

“Ka shkelje të rënda në procedurë”/ Avokati Muçi: Këshilli i Ministrave po i vështirëson Veliajt ankimimin

22:24 : 25/09/2025

Takimi Trump-Erdogan, Turqia dhe SHBA firmosin marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:21 : 25/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com