• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Po ti kë do më shumë?

19:26 : 11/03/2016
në OP-ED

Nga Jonida Dervishi

E di përse të pyes? Jo aq nga kureshtja. Në fakt, unë nuk dua fare të më përgjigjesh. As ngaqë dua të të zgjoj nga letargjia e rënies sate, përsëritshëm, në dashuri mazokiste. Nuk më ndodhet aq forcë. As se dua të bëhem ngacamane duke vënë gishtin në plagën e rënies sate gjithnjë në gabim. Nuk jam aq e hidhur. As se dua të kuptoj ç’ta errëson, ngahera, aq shumë vështrimin e trullos pa kthim mendimin. Jam e sigurtë që nuk e zgjidhim dot. Të pyes se dua që ti të pyesësh veten. Nëse mundesh.

E di. Nuk është moment i mirë. Je çorientuar paksa ngaqë të kanë hutuar, tronditur, habitur, lënduar, shokuar sa as veten s’po e merr vesh. Po, mirë e ke, kështu siç e ke zënë. Merre me sportitvitet! Të ndodhi dhe ty siç iu ndodh të gjithëve. Jeta, fundja, i ka këto. E ti, si të gjithë, s’ke dashur ata që të kanë dashur, ke dashur ata që s’të kanë dashur, ca i deshe më shumë se ç’të deshën, ca të deshën më shumë nga ç’i deshe, ca vazhdon t’i duash ndonëse s’të duan, ca vazhdon t’i zbosh ndonëse të duan, për ca je e pavendosur. E në fund, mbetesh njëlloj. Ti je po ti. E s’guxon të artikulosh as zhgënjim se, fundja, nuk është se s’e dije. Thellë thellë, veten, ndonjëherë, nuk ia dole ta gënjesh.

Nuk është rasti të ndjehesh e fyer se ca po thonë se dhe aq shumë nuk të duan. Ti dhe vetë ke bërë kështu. E ndonjëherë, ajo që të vjen pas është thjesht një çmim. Për zgjedhjet e tua. Që duhet ta paguash.

Mos iu mërzit kujt i lodhur i dha drejtim me braktisje duke u dorëhequr përfundimisht prej teje. Ti e di që të lodh. Mos iu zemëro se dorëheqjen e vulosi me ato pak fjalët që ty të dhembin. Ato që thonë, shkurt e në gjuhën tënde: ti s’bëhesh! Thuaj të vërtetën: kjo frikë të mundon dhe ty. Ty, në kapërcyell të ëndrrës dhe zhgjëndrrës, të fle ai dyshimi se mbase, ti, vërtetë, nuk bëhesh. Paçka se, krenarisht, parapëlqen ta flakësh tutje. Paçka se, dobësisht, të vjen më e udhës të mos mos merresh, atij momentit thellësisht të vërtetë midis teje dhe vetes, jo gjithmonë ia del t’i ikësh. Të mundon ky dyshim. Mos e moho, më kot! Më dëgjo mua, mos e evito! Gjeje kurajon e bëja pyetjen vetes: Ti a bëhesh vallë?

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

Nuk është rasti të miklohesh kur të zgjedhin ty a se, nja ca, të zgjodhën dhe ty. Ndonjëherë edhe aq pak sa në ç’garë të tërhoqën e me kë a çfarë të krahasuan është mjaftueshëm për të mos i ndjerë aspak ngadhënjim fitores. S’ke ç’e do! S’të thotë asgjë. Asgjë nuk zgjon tek ti. Dhe ti e di. Edhe kaq pak që është, në fakt, kaq shumë është e mjaftë të të përmbysë aq keq së brendshmi sa as kokën dot të mos e ngresh. E ti prandaj nuk ngre dot kokë. Dhe për ty, ky është problem. Më i madhi i problemeve. Se më e mira dhe më e keqja që ti ke, është që, kur zgjohesh, kujton që, në thelb, je krenare. Ky është bekimi yt. Ky është mallkimi yt.

Gjeje, pra, atë pak krenari që mund të të ketë mbetur! Atë që s’të kanë lënë ta kesh. E di. Nuk është e lehtë: janë kujdesur t’ia vrasin çdo grimë. Por ti ia del ta gjesh se krenarinë tënde s’ua ke borxh atyre që tentojnë të ta vrasin. Është më i keqi dhe më i miri i fateve që veten tënde vetëm ti në dorë ta kesh. Por, besomë, po prapë është fat. Që të ka rënë. E dot s’i ikën.

Bëj, pra, si të bësh e mblidhe veten! Në fund të ditës, ti nuk je objekti. Janë ngatërruar. Të kanë ngatërruar, keqas, dhe ty. Zgjohu, rrugëhumbur, zgjohu! Nuk je ti që duhet të duhesh e të presësh të të duan. Je ti që vendos kë do të duash a fare në do të duash, ndonëse e çartur në dashuritë e tua pa krye e udhë.

Andaj, mblidhe veten! Pyetja është për ty e s’është për tjetër. Po ti Shqipëri, kë do më shumë? Veten, vallë, a e kuptove ndonjëherë?

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025
BOTA

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025
BOTA

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025
SHENDETI

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025
KULTURE

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025
SHOW BIZ

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025
Para

Njihuni me gruan më të vjetër në Shqipëri, ja sa vite mbushi (Foto)

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com