• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si po shkatërrohet Urgjenca Polivalente/ Ish-deputeti: Dikush duhet të përgjigjet…

11:41 : 09/02/2020
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, përmes një postimi në rrjet denoncon atë që po ndodh me sallat e urgjencës në spitalin më të madh në vend.

Shehu denoncon se nesër Rilindja ka vendosur të bëjë një hap tjetër shkatërrues, mbylljen e dy sallave të saj kirurgjikale e kalimin e rasteve në bllokun me 7 salla, ku përveç të tjerave nuk është planifikuar sallë septike, sepse te tilla janë ato që duan t’i mbyllin.

Në vijim, ish-deputeti shprehet se meqë këtu nuk kemi të bëjmë me një “jorgan” dhe as me “fillimin e botës” siç mendojnë rilindasit, dikush duhet te përgjigjet për çfarë po ndodh aty me paratë publike e cilësinë e shërbimit.

Postimi nga Tritan Shehu

“Më 2012 filloi aty punën Urgjenca Polivalente me dy salla operacioni, dhoma “të kuqe”, shtretër, pritje, etj, një arritje që në një unitet me shërbimet si laboratori, imazheria, reanimacioni etj kërkoi një investim 15 milion euro, por që:

Lexo edhe:

QSUT përballë fakteve/ Infermierë më shumë, por pacientët ende në pritje?

Terapia hormonale në QSUT/ Këshilli Ndërfetar: Duhet transparencë, mbi çfarë kriteresh u miratua?

1-Më tej u “hodh në erë” koncepti i asaj Urgjence Unike Polivalente duke e ndarë në Medikale e Kirurgjikale e vendosjen e “zinxhirëve dyerve a ashensorëve”, me pasojë dëmtimin e shërbimit ndaj të sëmurit, rritjen e koston, vështirësuar punën.

2-Nesër Rilindja ka vendosur të bëjë një hap tjetër shkatërrues, mbylljen e dy sallave të saj kirurgjikale e kalimin e rasteve në bllokun me 7 salla, ku përveç të tjerave nuk është planifikuar sallë septike, sepse te tilla janë ato që duan t’i mbyllin.

3-Hapi tretë asgjësues do të jetë shpërbërja e Urgjencës duke kaluar pjesë të saj në godinen e Sëmundjeve të Brendshme në ndërtim, me arsyen se ajo qenka “më afër rrugës”, sikur eksistuesja të jetë ”mbrapa Malit të Dajtit”, kur kështu po e largojnë nga duhet të jetë më afër.

Këto arsyetime absurde jo vetëm po ”djegin” një investim të madh, por dhe shpërbëjnë ansamblin mbi të cilën është ndërtuar ajo Urgjencë, unitetin e saj, e largojnë nga imazheria, laboratori, blloku kirurgjikal (dhe ky në shkatërrim), reanimacioni etj, duke ç’bërë edhe strategjinë e zhvillimit të QSUT.

Meqë këtu nuk kemi të bëjmë me një “jorgan” dhe as me “fillimin e botes” siç mendojnë rilindasit, dikush duhet te përgjigjet për çfarë po ndodh aty me paratë publike e cilësinë e shërbimit.

Etiketa: qsutRilindjeurgjenca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

QSUT përballë fakteve/ Infermierë më shumë, por pacientët ende në pritje?

13:30 : 30/05/2026
AKTUALITET

Terapia hormonale në QSUT/ Këshilli Ndërfetar: Duhet transparencë, mbi çfarë kriteresh u miratua?

22:17 : 29/05/2026
AKTUALITET

Terapia hormonale në QSUT/ Meta: Fondet publike përdoren për agjendë ideologjike, qëllim shpopullimi

17:08 : 29/05/2026
AKTUALITET

Terapia gjinore në QSUT, Vëllazëria Ungjillore: Po cënohet familja tradicionale

16:32 : 29/05/2026
AKTUALITET

Rama bën investime serioze në shëndetësi, për herë të parë terapi hormonale për transgjinorët!

19:11 : 28/05/2026
AKTUALITET

I dënuar për vrasje, ndërron jetë në QSUT i burgosuri (Detaje)

20:24 : 25/05/2026
Para

Vrasja e mësuesit

TË GJITHA

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom