Qani Kelolli, me origjinë nga Berati, u arrestua nga policia italiane, pasi ishte shpallur në kërkim, sepse duhet të vuante një dënim prej 2 vitesh e 6 muaj burg lidhur me çështje të narkotikëve.
Kelolli u arrestua të enjten nga karabinierët e Centro, pasi p♪7rfundoi një provim në Accademia di Brera, i fundit para tezës, në degën 3 vjeçare ku ishte regjistruar.
Kelolli, 46 vjeç, arriti të renditej në listën e 24 më të mirëve në degën “Anatomi artistike” dhe duket se pasioni për artin e ka rikthyer në Itali, duke i kushtuar edhe arrestimin. Në momentin që u kap, atij iu gjet edhe një pasaportë greke e falsifikuar, por shqiptari ishte regjistruar me emrin e tij në provimet që jepte, shkruajnë mediat italiane.
Kur e kapën, siç i tha avokatit të tij, Simone Gatto, i cili e ka ndjekur në fatkeqësinë e tij gjyqësore për 15 vjet, ai kishte ngrënë një sanduiç me një mësues dhe i shpjegoi se ishte hera e tretë që merrte një provim në këtë formë, gjithnjë në emrin e vërtetë, ndërsa në atë të rremë arriti të qarkullonte përreth Italisë.
Një vit më parë, kishte shpëtuar nga arresti shtëpiak, ndërsa ishte në kujdestari të shërbimeve sociale.
Për shumë vite, në të vërtetë, ai hyri dhe doli nga burgu, ndërsa në Bollate kishte qenë i pasionuar pas artit, një pasion i kultivuar më pas gjatë provës, ai kishte shkruar edhe një libër, “Lindur për të shkuar larg”, duke treguar historinë e tij të rehabilitimit në TV.
“Qaniu gjithmonë e ka dashur artin – thotë avokati i tij – ai ka bërë gjithçka për t’u riintegruar por shoqëria jonë nuk i ka dhënë shumë mundësi ta bëjë atë. Nuk është e lehtë nëse nuk keni leje qëndrimi. Ai e dinte që , në fund do të ishte dëbuar, dhe kjo siguri e çoi atë të arratisej”.