• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Komisioni Europian paraqet sot strategjinë e re për Ballkanin

08:38 : 05/02/2020
në BOTA

Vetëm disa ditë pas Brexitit dhe daljes së një shteti nga BE, në Bruksel do të shtrohet pyetja: Si do të jetë perspektiva e mëtejshme e zgjerimit të BE? Komisioni Europian paraqet sot strategjinë re.

Nga Deutsche Welle

Franca në tetor të vitit vitit 2019 ka bllokuar hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe në këtë mënyrë ka frenuar proceset për zgjerimin e BE. Presidenti, Emmanuel Macron është përgjigjur ndaj kritikave, se po bën një “gabim historik” ndaj Ballkanit Perëndimor me pohimet se ai “ka marrë rolin negativ” por nuk është i vetëm në qëndrimet për ridefinimin e procesit të zgjerimit të BE. Ky pozicion i Francës e ka kthyer vëmendjen tek politika e zgjerimit të BE, që nënkupton edhe domosdoshmërinë e ridefinimit të procesit, i cili paraqitet si tepër burokratik, konfuz dhe i komplikuar.

”Politika e zgjerimit të BE është trajtuar shpesh. Por ndryshimi i fundit serioz ka ndodhur në vitin 2003. Ndërkohë kemi mësuar shumë leksione të rëndësishme dhe ka ardhur koha të eliminojmë pengesat në këtë rrugë. Ka ardhur koha për pëmirësime dhe rritjen e kredibilitetit të BE”, pohon Tonino Picula, raportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanin.

Në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020 janë paraqitur disa ide për rishikimin e procesit të zgjerimit. Jo vetëm Franca por edhe disa vende të tjera kanë paraqitur propozimet e tyre. Por esenca është fokusimi tek mbështetja e këtyre vendeve, efikasiteti dhe dinamizimi i procesit. Komisioni i ri Evropian ka marrë përsipër të hartojë edhe një propozim të ri dhe metodologji të re për zgjerimin.

Lexo edhe:

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

Metodologjia e re

Komisioni Evropian dhe komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi do të paraqesin propozimin e tyre më 5 shkurt.

Në Komision thuhet se propozimi ka marrë parasysh qëndrimet e shteteve anëtare dhe “interesat gjeostrategjike të BE”, por edhe interesat e vendeve që duan të futen në BE. Komisioneri Varhelyi thotë, se metodologjia e re do të bazohet në katër parime: kredibiliteti, parashikueshmëria, dinamika dhe forcimi i udhëheqjes politike. Ai kërkon një proces më dinamik dhe më me kredibilitet për zgjerimin

“Nuk duan të ndalim procesin e zgjerimit, por të përparojmë procesin”, thonë në KE. Fokusi i metodologjisë së re do të vendoset tek forcimi i shtetit juridik, forcimi i institucioneve demokratike dhe zhvillimi ekonomik. “Këto janë çështjet, të cilat prekin vet thelbin e transformimit të shoqërive në Ballkanin Perëndimor”, mendon Varhelyi.

Komisioneri mendon, se këtë metodologji nuk duhet ta aplikojnë Serbia dhe Mali i Zi, të cilat janë futur në negociata me rregullat aktuale. Por pritet që edhe në negociatat me këto dy vende të kenë modifikime dhe përshtatje sipas metodologjisë së re dhe të vjetër. Të gjithë në Bruksel insistojnë që synimi i fundit i negociatave të jetë anëtarësimi i plotfuqishëm në BE.

Në Bruksel mendohet se strategjia e re do të definojë çështjen e kapitujve të negociatave, çështjen e financimit, ndërlidhjet më të mira mes respekimit të shtetit juridik dhe financave, procesin e transformimit të Ballkanit Perëndimor. KE parashikon hapjen e një debati të gjerë për këtë strategji, menjëherë pas prezantimit të saj. Në Bruksel shpresohet, se në samitin e majit në Zagreb do të hapen negociatat edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se kjo do të rezultojë me një hov të ri për zgjerimin e BE.

Etiketa: BEkomisionistrategjia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

21:01 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

11:14 : 30/10/2025
AKTUALITET

Ramës i duket vetja lider i fuqishëm, kritikon BE-në: Ka qëndruar në autopilotin e SHBA-së

10:27 : 30/10/2025
AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

12:17 : 27/10/2025
Para

"Po Kajmakun e gjen dot kjo OFL-ja?"/ Ironia e Manjanit

TË GJITHA

Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin/ Arrestohet “Duçja”, vëllai i deputetit. Në pranga dhe 2 të tjerë

12:35 : 01/11/2025

Ligji mbron, por realiteti ndëshkon/ Boshllëqet në mbrojtjen e nënave në punë

12:20 : 01/11/2025

EMRAT/ Po transportonin refugjatë nga Nepali, arrestohet në Gjirokastër dy rinj nga Tirana

12:08 : 01/11/2025

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com