• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria shpyllëzon 28 hektarë në Lalëz për ndërtimin e vilave dhe rezidencave

19:11 : 26/08/2016
në AKTUALITET, EKONOMI

Pas shpyllëzimit masiv të 2000 ha në zonën nga Kulla në Ishëm në vitet ’60-’65, ku pyjet u prenë për toka buke, mbërrin shpyllëzimi i dytë për resorte turistike. Ilia, ekonomist, tani në të 80-tat, tregon se si u shpëtuan 300 hektarë pyll në Gjirin e Lalëzit në vitet 1960-1965, kur regjimi i kohës nisi shpyllëzimet masive për të krijuar toka të reja për prodhimin e bukës në vend. Në atë kohë, ai ishte në stafin e Komitetit Ekzekutiv Durrës, seksioni i bujqësisë dhe tregon se nga Sukthi deri në Rrushkull, Hamallë dhe i gjithë Gjiri i Lalëzit ka qenë një pyll masiv natyror.

Reforma agrare që nisi me intensitet në vitet ’60 përfshiu në këtë projekt edhe shpyllëzimet nga jugu në veri. Ilia thotë se pjesë e këtij projekti ishte hapja e tokave të tjera edhe në fshatrat pranë Durrësit, ku u shpyllëzuan rreth 2000 hektarë pyll. Bashkë me një grup specialistësh të kohës, ai ka këmbëngulur fort, duke argumentuar me shifra dhe rezultate se pylli pranë detit në zonën e Gjirit të Lalëzit do të ishte më produktiv nëse përdorej si rezervat natyror me kafshë dhe shpendë të egër se sa si tokë bukë. Dhe kështu u vendos. Brezi i pishave me sipërfaqe rreth 300 hektarë në këtë zonë ka qenë i paprekur deri vonë në ditët e sotme duke i mbijetuar edhe katastrofës së ndërtimeve pas vitet 1990 që shkatërruan një pjesë të bregut të Durrësit.

Pas 51 vitesh rikthehet shpyllëzimi

Pas 51 vitesh hitoria po përsëritet, po këtë herë po priten pyjet për të hapur sipërfaqe për resortet turistike. Së fundmi, Qeveria ka vendosur me një vendim të posaçëm, i cili është botuar edhe në Fletoren Zyrtare që të shpyllëzojë 28 hektarë  në zonën e Gjirit të Lalëzit, për ta vënë në dispozicion të ndërtimit të një kompleksi turistik, rezidencial dhe hotelier. Sipërfaqja pyjore prej 28 hektarë në ngastrat 70 a b c d të ekonomisë pyjore “Rrotull”, do të përdoret nga shoqëria “Omnix Albania”, sh.p.k. për ndërtimin e një kompleksi turistik rezidencial. Qeveria ka saktësuar  se sipërfaqja do të  nga fondi pyjor publik dhe të çregjistrohet nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave.

Më tej, këto sipërfaqe do të regjistrohen në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në funksion të lidhjes së marrëveshjes me shoqërinë “Omnix Albania”,. Qeveria sqaron se Ministria e Mjedisit dhe Shoqëria “Omnix Albania”, sh.p.k., të hartojnë marrëveshje të përbashkët, lidhur me pyllëzimin e një sipërfaqeje tjetër. “Omnix Albania” ka marrë leje për ndërtimin e këtij kompleksi qysh në maj të vitit 2013 nga ish qeveria Berisha. Qeveria e kohës kishte thënë se projekti ishte kërkuar nga një prej kompanive më me emër të fushës nga Katari. Sipas të dhënave të datës 10 majt 2013 kur u dha leja zhvillimore nga Këshilli Kombëtar i territorit ky kompleks ishte planifikuar në zonën e Gjirit të Lalëzit në Durrës.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Projekti i investimit është bërë nga kompania Chapman Taylor dhe me një vlerë fillestare investimi prej 200 milionë eurosh dhe në fazat e mëvonshme ishte parashikuar të arrinte në 2 miliardë euro i programuar për të gjeneruar 20,000 vende pune. Projekti nuk u zbatua sipas planifikimeve fillestare për shkak të tranzicionit institucional dhe ligjor që buroi nga rrotacioni politik i 2013-s. Monitor

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Top-formacioni i yjeve në Angli, marrin miliona pa luajtur fare

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com