• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ligji anti-KÇK/ Ambasadat e SHBA dhe BE: Do monitorojmë zbatimin, SPAK të ndjekë procedurat…

11:45 : 02/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ambasada e SHBA në Tiranë dhe Delegacioni i BE-së kanë reaguar lidhur me aktin normativ të qeverisë mbi anti-KÇK.

Dy selitë më të rëndësishme diplomatike në Tiranë shprehen se do të ndjekin nga afër zbatimin konkret të ligjit, por kërkojnë që masat e reja të ndiqen përmes institucioneve të krijuara nga reforma në drejtësi, në veçanti SPAK-u.

“Ndiq paratë” ka provuar se është një mënyrë shumë e efektshme për të luftuar konkretisht organizatat kriminale. Ligji special i miratuar nga Qeveria e Shqipërisë, që prezanton masa të reja parandaluese për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, shkon në këtë drejtim dhe tregon vullnet politik për të trajtuar këtë problem.
Ne do të ndjekim nga afër zbatimin konkret të aktit normativ. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që masat e reja ligjore të zbatohen në respekt të plotë të të drejtave themelore të të akuzuarve dhe në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës.
Është gjithashtu e rëndësishme që këto masa të reja të ndiqen përmes institucioneve të krijuara nga reforma në drejtësi, në veçanti SPAK-un. Ne vazhdojmë ta inkurajojmë Qeverinë e Shqipërisë që të rrisë më tej përpjekjet e saj për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës”, thuhet në reagimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Ndërkohë, në reagimin e saj, ambasada e SHBA-së në Shqipëri shprehet se e mirëpret përpjekjen e qeverisë për të intensifikuar parandalimin e krimit që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor.
“Ndërsa vazhdon zbatimi i reformave të rëndësishme të drejtësisë, Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor.
Mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim zbatimin e këtij ligji me interes te madh”, thuhet në reagimin zyrtar të Ambasadës së SHBA.

Një ditë pasi qeveria miratoi aktin normativ, Zëri i Amerikës raportoi se dy ambasadat më të rëndësishme diplomatike, ajo e SHBA dhe Delegacioni i BE-së, nuk ishin njohur më parë me draftin. Kjo rrëzonte tezën e qeverisë se drafti ishte konsultuar dhe dakordësuar me ndërkombëtarët.

Lexo edhe:

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Ligji anti-KÇK nga qeveria ka shkaktuar reagime të shumta, për faktin se kompetencat që i jepen Policisë së Shtetit janë ato që sot i ka Prokuroria dhe Gjykata. Organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut janë shprehur kritike për ligjin, ndërsa konstitucionalistë dhe juristë të njohur kanë vënë theksin në shkeljen kushtetuese që krijohet.

Theksi është vendosur kryesisht në aspektin e përgjimeve dhe konfiskimeve, që më parë realizoheshin me kërkesë të prokurorisë dhe vendim gjykate, ndërsa në aktin-normativ, që ka fuqinë e një ligji, kjo kompetencë realizohet direkt nga strukturat policore.
Në nenin 9 të ligjit anti-KÇK thuhet se kërkesa për marrjen e masave parandaluese dhe kundërshtimi i masave të marra sipas përcaktimeve të këtij akti normativ shqyrtohen në shkallë të parë, nga Gjykata e Posacme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi. Ankimimi kundër vendimeve të gjykatës në lidhje me vendosjen e masave parandaluese sipas pikës 1, të këtij neni, shqyrtohet në Gjykatën e Apelit, në juridiksionin e së cilës janë çështjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi. Prokuroria kompetente, në kuadër të masave të parashikuara në këtë akt normativ, është Prokuroria e Posacme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.
Ndërkohë në nenin 33 të ligjit thuhet kur në bazë të informacioneve që disponohen nga OFL-ja/Njësia Antiterror në Policinë e Shtetit dyshohet se subjekti i këtij akti normativ po planifikon, organizon apo merr pjesë në kryerjen e një krimi të organizuar apo vepri-mtarie terroriste dhe kjo veprimtari nuk mund të zbulohet dhe të paran-dalohet në mënyra të tjera apo me aplikimin e masave parandaluese të para-shikuara nga ky akt normativ, drejtuesi i OFL-së, vetëm ose në bashkëpunim më drejtuesin e Njësisë së Antiterrorit, nëse jemi në kushtet e dyshimit për veprimtari terroriste, mund të kërkojë akses për strukturat e policisë:
a) në operatorët që përdorin rrjetet dhe ofrojnë përdorimin e shërbimeve elektronike e telefonike të çdo lloji, për identifikimin në kohë reale të subjektit a numrit të telefonit, të numrit të aparatit telefonik (IMEI) apo lokalizimin e antenave loguese të dy komunikuesve, si dhe kriji-min e mundësive të identifikimit të përdoruesit fundor të internetit;
b) në operatorët që përdorin rrjetet dhe ofrojnë përdorimin e shërbimeve elektronike për komunikimin dhe postën elektronike, përfshirë inter-netin, ndër të tjera, edhe për identifikimin në kohë reale të përdoruesve të internetit me IP publike;
c) në database e regjistra elektronikë të institucioneve shtetërore dhe subjekteve private të licencuara, sipas legjislacionit në fuqi.

Mbi veprimet e kryera sipas parashikimit më sipër, drejtuesi i OFL-së informon Drejtorin e Përgjthshëm të Policisë së Shtetit dhe prokurorin kompetent, sipas parashikimeve të këtij akti normativ.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026
AKTUALITET

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026
BOTA

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026
Para

Anti-KÇK/ Basha: Rama s’mund të luftojë krimin, është pjesë e ...

TË GJITHA

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë!

12:41 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom