• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë e ndan Ramush Haradinajn me Edi Ramën?!

15:33 : 29/01/2020
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE, RAJONI

Nga Enver Bytyçi

Eshtë bërë virale një video ku shfaqet debati i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, në një studio televizive në Tiranë për çeshtjen e kufijve të Kosovës dhe rolin e Edi Ramës në këtë proces. Nuk dua të ndalem te gazetarwt mediokër, të cilët në atë studio e konsideronin dialogun e Prishtinës me Beogradin si bisedime për statusin e Kosovës. Të tillë injorantë ndoshta u duhen të tilla studiove televizive, sepse kwsisoj funksionon më mirë strategjia serbe në Tiranë.

Por dua të ndalem te një anë tjetër e problemit. Ramush Haradinaj në atë studio foli konkretisht se si Rama dhe të tjerë njerëz i kanë bërë presion dhe e kanw joshur kryeministrin e Kosovës, që ai t’i bashkohej projektit të ndarjes së Kosovës. I kanë ofruar pushtet, pasuri, komoditet, gjithçka çka i duhet një njeriu me ambicje të sëmurë antikombëtare, me qëllim realizimin e projektit të Vuçiq për ndryshimin e kufijve në Kosovë e në Ballkan. Edhe shërbimet secrete nuk ofrojnë më shumë për spiunët që rekrutojnë në vendet armike të tyre.

Kryeministri i Shqipërisë u përgjigj menjëherë, duke e përgenjështruar Ramushin, madje duke e quajtur atë “gënjeshtar e shpifës”. Ai u shpreh se “Ramush Haradinaj që kur la pushkën për çlirimin e Kosovës ka e zevendësoi atë me pushkën e shpifjes”!

Që në fillim duhet thënë se akuza e Ramës mund tw besohet nga dikush që nuk ka haber se çfarë përfaqësojnë e si njihen Edi Rama dhe Ramush Haradinaj. Edi Rama mendon se edhe gjykata themelore e Prishtinës funksionon në një planet tjetër, për pasojë nuk ka haber se kush janë palët përkatëse, paditësi, Edi Rama dhe i padituri, Ramush Haradinaj! Në të vërtetë qytetarët e Kosovës, jo më gjyqtarët e saj, janë vetë dëshmitarë të asaj çfarë kanë ndodhur gjatë kohës kur Vuçiq, Thaçi dhe Rama ishin angazhuar për ndarjen e Kosovës. Edhe të vdekurit janë dëshmitarë të faktit se Ramush Haradinaj e ndali këtë projekt shkatërrues për shtetin e Kosovës.

Lexo edhe:

11 Maji/ Këlliçi vijon akuzat: KQZ paradhomë e Ramës! Nuk ka pavarësi institucionale

‘Delvina shkrumb e hi sipas dronëve të Reuters’/ Berisha: Dronët e Ramaduros me vakanca

Ndërkaq akuza e Ramës në gjykatë ishte ky njw akt i paprecdent në marrëdhëniet midis shteteve e sidomos midis shteteve që kanë të njëjtat interesa strategjike si Shqipëria dhe Kosova. Por ajo që gjithkush e di dhe ka provuar gjatë viteve të fundit lidhet me faktin se armët e shpifjes, mashtrimit, gënjeshtrës së stërholluar, armët e intrigës, hipokrizisë, janë arti i mjeshtrisë për mbijetesë në politikë e në jetë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Kur ai artikuloi fjalinë, sipas së cilës “Ramush Haradinaj që kur la armët e zjarrit për çlirimin e Kosovës, rrëmbeu armët e gënjeshtrës dhe shpifjes”, jam i sigurt se e përdori këtë si shprehje të eksperiences së tij të përdorimit të shpifjes, trillimit dhe mashtrimit për vetëmbrojtje.

Trillimi më i madh i Edi Ramës lidhet me mohimin e asaj çfarë ai ka predikuar e për çka punuar prej gati shtatë viteve në pushtet në korrelacion me Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandër Vuçiq është përkushtuar. Nuk është Haradinaj që mori në mbrojtje ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve. Këtë akt të turpshëm e aplikoi me muaj e vite, Edi Rama. Nuk ishte Haradinaj që rekrutoi presidentin e Kosovës në projektin serb të ndarjes së Kosovës.

Por ishte Edi Rama. Bashkëpunëtorët e kryeministrit të Shqipërisë flisnin hapur gjatë diskutimit për ndryshimin e kufijve se me ndarjen e Kosovës, pjesa e mbetur do të bashkohej me Shqipërinë dhe kryeministër i “Shqipërisë së bashkuar” do të jetë Edi Rama dhe president i saj Hashim Thaçi. Ata flisnin pikërisht për atë çfarë Haradinaj thotë se I është ofruar edhe atij në tepsinë e “Shqipërisë së bashkuar” me Kosovën e ndarë. Ndërsa bashkëpunëtori i Vuçiq dhe i Edi Ramës, ai që ka marrë nofkën Baton Stanishiq, luajti rol të rëndësishëm në shkëmbimin e mesazheve midis Ramës e Thaçit, mesazhe të cilat përmbanin joshje, kërcënime me gjykatën speciale dhe marifete të tilla, të cilat ia ofronte kreu i ekzekutivit shqiptar presidentit të Kosovës në emër të presidentit të Serbisë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Ramush Haradinajn.

Gënjeshtra, mashtrimi, shpifja, mohimi i të vërtetave është atribut dhe ekskluziivitet i përhershëm i sjelljes politike dhe njerëzore të Edi Ramës. Ato nuk janë cilsësi politike e aq më pak njerëzore për Ramush Haradinajn. Por Rama përdori si akuzë ndaj Haradinajt pikërisht atë pjesë të etikës, që nuk është e Ramushit, pra atë pjesë trillimi, që i përket Edit! Nëse e vemë re sjelljen dhe diskursin e zotit Rama, atëherë do vemë lehtësisht re se arti i shpifjes dhe mbrojtjes prej kundërshtarit permes shpifjes përdoret në mënyrë djallëzore e permanente nga ai që fatkeqësisht vijon të jetë kryeministër i vendit tim! Edhe kur kapet me presh në duar, Edi Ramën e kemi dëgjuar të thërrasë pa u skuqur “Shpifje, shpifje, shpifje”! Kjo është e vetmja armë që atij i ka mbetur për vetëmbrojtje. Të njëjtën armë e përdori edhe kundër mbrojtësit të fuqishëm të territorit të Kosovës, të cilin e kërcënuan Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Hashim Thaçi, pra kundër Ramushit!

Etiketa: Edi RamaKosovaramush haradinaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

11 Maji/ Këlliçi vijon akuzat: KQZ paradhomë e Ramës! Nuk ka pavarësi institucionale

21:42 : 28/07/2025
AKTUALITET

‘Delvina shkrumb e hi sipas dronëve të Reuters’/ Berisha: Dronët e Ramaduros me vakanca

21:29 : 28/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse Rama premtoi të paktën dy

16:55 : 28/07/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal, Paloka: Enveri do të na duket lule para një mostre si Rama

16:43 : 28/07/2025
AKTUALITET

Bankers si inceneratori dhe roli i Belindës

10:11 : 28/07/2025
AKTUALITET

Gradaçela bosh dhe beton/ “Il Fatto Quotidiano”: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri?

18:58 : 27/07/2025
Para

Milani nis spastrimet, largohen 3 lojtarë brenda ditës

TË GJITHA

Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 28/07/2025

Galatasaray bllokon transferimin e Alvaro Moratës te Como

22:53 : 28/07/2025

Duken të shëndetshme, por janë të dëmshme! Ja ushqimet që duhet të shmangni

22:51 : 28/07/2025

Opsioni i ri i WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

22:47 : 28/07/2025

Deklaratat e Trump, Medvedev e paralajmëron: Ultimatumi është një hap drejt luftës me SHBA

22:38 : 28/07/2025

Kina propozon krijimin e një organizate globale për Inteligjencën Artificiale

22:34 : 28/07/2025

Dhunoi dhe dogji të dashurën 52-vjeçare, lëshohet urdhër arrest për 31-vjeçarin në Pogradec

22:27 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com