Gjykata e Gjirokastrës ka pushuar hetimet ndaj Erigers Mihasit, i dyshuar si një prej autorëve të grabitjes së banesës së prindërve të Elton Çiçës (ky i fundit i vrarë në Tiranë 2016) në Gjirokastër, ngjarje e ndodhur më 31 Mars 2015, pas mesnate.
Me një vendim dhënë më herët gjatë këtij muaji, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë Gjirokastër për të pushuar hetimet në ngarkim të 31-vjeçarit Erigers Mihasi, i dyshuar për veprat penale të “vjedhjes me arme” në bashkëpunim dhe “plagosjes së rendë me dashje” të kryer në bashkëpunim dhe “mbajtjes pa leje të armeve luftarake dhe municioneve”. Vendimi ka marrë formë të prerë pasi nuk rezulton të jetë ankimuar në Apel.
Sipas gjykatës, nuk ka dyshime të arsyeshme se autor i veprës penale është shtetasi Erigers Mihasi.
“Nga hetimi ka dyshime se autor i ngjarjes mund të ketë qenë shtetasi Fabjan Gaxha, i vrarë në ngjarjen e ish-bllokut”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës së Gjirokastrës.
Pas arrestimit, më 24 Janar 2019, për Mihasin e vendos masa e “arrestit ne burg”, që pas hetimeve të mëvonshme u zbut në “detyrim për tu paraqitur ne policinë gjyqësore”, me kërkesë të prokurorisë. Vendimi për ndryshimin e masës u dha më 17 Korrik. Tanimë, me mbylljen e hetimeve, Erigers Mihasi nuk ka më detyrimin për tu paraqitur në policinë gjyqësore./Boldnews/
Lexo edhe: Arrestimi i Mihasit, vrasja e Çiçës dhe konfliktet me Jani Aliajn